Riatdhesohen 51 shqiptarë që kanë shkelur rregullat në hapësirën Schengen

Riatdhesohen 51 shqiptarë që kanë shkelur rregullat në hapësirën Schengen (per video klikoni mbi link)IMG 0044

Rreth orës 14:30 në aeroportin e Rinasit, nëpërmjet një fluturimi special me charter të organizuar nga Belgjika në koordinim me Frontex janë riatdhesuar

51 shtetas Shqiptarë të cilat qëndronin ilegalisht në Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg.

Eskorta e shoqërimit për riatdhesimin ishte e përbërë nga punonjës të Policisë Kufitare Shqiptare.

Në aeroportin e Rinasit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Genc Merepeza, Oficere e Lartë për Migracionin në Ministrinë e

Brendshme të Belgjikë, Isabelle VERVLOESEM, Zv/ambasadori i Hollandës, Jurgen Van Meirvenne.

Z. Merepeza ka përcjellë gjatë fjalës së tij një mesazh për të gjithë Shqiptarët që udhetojnë në hapësirën Schengen që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qëndrimit

në vendet e BE-së.

"Jemi sot në aeroportin e Rinasit ku po finalizohet një operacion i përbashkët i  rikthimit të shtetasve Shqiptar nga vendet e ulëta, nga Hollanda, Belgjika dhe Luksemburgu.

Kjo tregon frymën bashkëpunuese dhe respektimin e marrëveshjeve të ripranimit ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të Beneluks-it, marrëveshje të cilave ne i qëndrojmë

korrekt në lidhje më ripranimin e shtetasve me qëndrim të

parregullt në këto vende.

E rëndësishme është që të evidentojmë faktin që ky operacion bëhet me një eskortë Shqiptare, një eskortë e trajnuar dhe e përgatitur posaçërisht nga Frontex dhe Policia e Shtetit.

Këto operacione do të vazhdojnë në të ardhmen dhe janë një mesazh i qartë për shtetasit Shqiptarë të cilët kërkojnë të qëndrojnë në mënyrë të parregullt në vendet e BE-së.

Mesazhi është pra që duhet të respektojnë kohë-qëndrimin në hapësirën Schengen, mesazhi është që nuk duhet të kërkojnë lehtësime të pamerituara duke përfshirë edhe azilkërkimin abuziv, duke patur parasysh që Shqipëria ofron

siguri për partnerët dhe këtë e ka manifestuar dhe në menaxhimin e migracionit të vendeve të treta".

Këto operacione siç e thashë do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, me qëllim që t'i tregojmë edhe partnerëve tanë, që ne jemi disponibël dhe të gatshëm të respektojmë marrëveshjet e ripranimit".

Gjithashtu e pranishme, Oficerja e Lartë për Migracionin në Ministrinë e Brendshme të Belgjikës, Isabelle VERVLOESEM ndër të tjera ka theksuar se këta qytetarë nuk kanë zbatuar rregullat e qëndrimit në Schengen dhe për këtë

arsye janë rikthyer.

"Sot në bashkëpunim me autoritetet Shqiptare, Belge, Hollandeze dhe  të Luksemburg-ut morëm pjesë në një fluturim ky rikthyem 51 qytetarë Shqiptare në Tiranë.

Këta qytetarë Shqiptarë nuk respektuan realisht vizat për të udhëtuar në zonën Schengen, kanë aplikuar për azil ose kanë qëndruar ilegalisht në territorin tonë, madje kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë arsye ne morëm iniciativën  në bashkëpunim me autoritetet shqiptare për t'i rikthyer këta persona në Tiranë.

Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt, kështu që nuk ka asnjë mundësi për të marrë leje qëndrimi me këtë bazë, në tre vendet tona.

Gjjithashtu kemi aplikuar një sistem të kufizimit të rikthimeve.

Pra në vendet tona mund të japim një kufizim në rikthime,  për të hyrë në vendet e Schengen-it deri në 8 vite.

Kjo do të thotë se një qytetar Shqiptar i cili nuk ka respektuar rregullat nuk mund të hyjë më në zonën Schengen, për një periudhë prej 8 vitesh .

Ne duam gjithashtu të nënvizojmë se sistemi i vizave për të udhëtuar në hapësirën Schengen, është për disa arsye: për vizita familjare, për udhëtime biznesi  dhe është me shumë përifitme sigurisht për vendet tona ashtu dhe për

qytetarët shqiptarë kështu që iu bëjmë thirrje shqiptarëve të respektojnë rregullat për udhëtimin e lirë me viza.

Kështu që të gjithë Shqiptarët tani dhe në të ardhmen të vazhdojnë të përfitojnë nga ky sistem .

Gjithashtu dua të falenderoj autoritetet Shqiptare për bashkëpunimin e tyre jo vetëm sot në organizimin e këtij fluturimi, por gjithashtu në përgjithësi në nivelin e Migracionit, bashkëpunimi me autoritetet Shqiptare është shumë mirë".

Ndërkohë Zv/ambasadori i Hollandës Jurgen Van Meirvenne ka theksuar se në bashkëpunim me palën Shqiptare, do vijojë fushatën për sensibilizimin e  qytetarëve edhe në muajt në vijim mbi mundësitë dhe rreziqet e migracionit

ilegal.

IMG 0046

IMG 0063

IMG 0080

IMG 0071

IMG 0098

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...