Tiranë, Finalizohet operacioni "Fuqia"

Tiranë, Finalizohet operacioni "Fuqia" 16fuqia(per video kliko mbi link)

Sekuestrohet tritol e municione luftarake.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Më datë 16.02.2017, Specialistët e Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore Tiranë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin "Fuqia", ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Y.D., 38 vjeç, banues në Tepelenë ( i dënuar më parë)

Arrestimi i këtij shtetasi u bë në afërsi të një qendre tregtare.

Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju sekuestruan:

-45 kg tritol, (309 kallëpe)

- 5 copë eksploziv plastik

- 5 kuti me 500 kapesolla detonatore alumini

- 10 granata mbrojtëse

- 720 copë fishekë model 56.

- 10 ndezësa unifikues granatash

- 1 qese trasparente brenda të cilës iu gjet pluhur kafe me lëndë plasëse artizanale.

-Nje kovë plastike dhe dy çanta

- Dy qese të zeza dhe polipoleni të bardhë

- Një telefon celular i markës "Nokia"

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

16fuqia2

16fuqia3

16fuqia4

16fuqia5

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...