Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 16.02.2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 30 armë zjarri, 14.248 fishekë, 6 granata, 8 predha si dhe 13 krehëra.

Konkretisht në qarqet

Qarku Tiranë
Janë dorëzuar 2 armë zjarri si dhe 50 fishekë.

Qarku Durrës
Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Durrës, Krujë dhe Shijak  6 armë zjarri, 773 fishekë, 3 granata si dhe 7 krehëra.

Qarku Elbasan
Janë dorëzuar në Komisariatet e Policisë Peqin, Gramsh dhe Librazhd 3 armë zjarri, 1 krehër si dhe 10 870 fishekë.

Qarku Korçë
Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec dhe Ersekë 7 armë zjarri, 690 fishekë si dhe 4 krehëra.

Qarku Berat
Janë dorëzuar ne Komisariatet e Policisë Berat, Ura Vajgurore dhe Skrapar 4 armë zjarri dhe 1750 fishekë.

Qarku Shkodër
Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Pukë dhe Malësi e Madhe 4 armë zjarri, 1 krehër dhe 15 fishekë.

Qarku Kukës
Janë dorëzuar në Komisariatet e Policisë Tropojë 1 armë zjarri, 3 granata, 8 predha si dhe 100 fishekë.

Qarku Dibër
Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Mat 3 armë zjarri.

 Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të sukseshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të vlefshëm kontributin e nxënësve dhe studentëve të cilët janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Finalizohet operacioni policor "Kolaudimi".
Vihen nën pranga 6 shtetas.
Sekuestrohen  1 automjet mercedez benz  si dhe disa dokumenta të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.
 Më datë 15.02.2017, Seksioni i Korrupsionit në kuadër të operacionit " Kolaudimi " në bashkëpunim me Njësin Task Forcë, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune disa mujore është finalizuar procedimin penal 2016, ku janë ndaluar shtetasit B.Rr, 47 vjeç,  banues në Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë, A.B, vjeç 45 ,banues në njesia Administrative Prezë, Bashkia Vorë, A.S 42 vjeç  banues në Tiranë, F.Rr, 31 vjeç,  banues në Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë, A.B, 26 vjeç lindur në Tiranë dhe banues në fshatin Ahmetaq, njësia Administrative Prezë, Bashkia Vorë – Tiranë. E.B,26 vjeç,lindur në Tiranë dhe banues në fshatin Ahmetaq, njësia Administrative Prezë, Bashkia Vorë – Tiranë.
Arrestimi i këtytre shtetasve u bë për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245/1 e 25 i Kodit Penal.
 Pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se  kanë përfituar shuma të ndryshme nga qytetarët që varionin nga 3.000 deri në 15.000 lekë të reja për kolaudimin e automjeteve të tyre pranë pikës kolaudimit Fushë – Prezë, Tiranë.
 Nga ana jonë u sekuestruan në cilësinë e provës 1 automjet, konkretisht një automjet mercedez benz, si dhe disa dokumenta të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.
 Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ushtrimit i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245/1 e 25 i Kodit Penal.



Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.I, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi dollarësh, shtetases F.I, vjeç 69, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 15.02.2017, shtetasi P.J, vjeç 48, banues në Tiranë, kallëzon se, është mashtruar nëpërmjet e-mail, nga persona të paidentifikuar. Nenet 143/b e 293/b të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.I, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Don Bosko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.H, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 04.02.2017, në fshatin Myshqeta, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues G.T, vjeç 43, banues në Elbasan, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, shtetësia F.P, vjeç 20, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 10.02.2017, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, i kanë dëmtuar mjetin tip “Fiat”, të parkuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.F, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi, në fshatin Lanabregas, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar një fëmijë, vjeç 10, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290/3 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.Zh, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti tip “Volkswagen”, që u sekuestrua rezulton i vjedhur në Maqedoni, më datë 03.02.2003. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.M, vjeç 26, banues në Krujë, pasi dyshohet se më datë 14.02.2017, rreth orës 23:45, në Kameras, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar pasagjeri K.L, vjeç 45, banues në Krujë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.D, vjeç 44, banues në Cërrik, pasi dyshohet se, në Cërrik, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi duhani pa dokumente. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H.T, 32 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin veturë, në unazën e qytetit, nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar. Më pas u konstatua se shtetasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur” parashikuar nga nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin e ndaluar, E.S, vjeç 37, banues në Tiranë. Nenet 110/a dhe 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.B, vjeç 28, banues në fshatin Kurjan, pasi dyshohet se, në Ballsh duke drejtuar mjetin tip “Lada” pa targë, i cili dyshohet i vjedhur, nuk i ka qëndruar punonjësve të policisë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe 2 celularë. Punohet për kapjen e tij. Nenet 141/a, 190 e 242 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 15.02.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 41, banues  në Vlorë, pasi autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë  dënuar me 9 vjet burg për veprën penale “Trafikimi narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Policia finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar "UNDERGROUND".
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike prej 1 Ton e 255 Kilogram, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi I.B, 55 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë.
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatin Peshkëpi, Vlorë, mbi bazën e të cilit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike me peshë prej 1255 kilogram, e dyshuar e llojit Canabis Sattiva.
Lënda narkotike, ishte fshehur poshtë banesës së këtij shtetasi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me qese plastmasi dhe natriban ngjitës.
Policia dispononte informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se kjo sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike e grumbulluar nëpër keto tunele si bazë për fshehjen e saj, është realizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Një prej autorëve dyshohet se është vëllai i shtetasit I.B, shtetasi J.B, 44 vjeç, i shpallur në kërkim për "Prodhim dhe shitje narkotikësh" që prej vitit 2012 (i dënuar me 2 vite burg) i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe ai në këtë ngjarje.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- sasinë e lëndës narkotike (1255 kg Cannabis),
- 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj,
- makineri për presimin e lëndës narkotike,
- fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.
Vazhdojnë hetimet për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 22, banues në Vlorë,  pasi, në lagjen “28 Nëntori”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Citroen” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 15.02.2017, shtetasi N.G, vjeç 47, banues në Tepelenë, ka bërë kallëzim se,  i është larguar nga banesa vajza K.G, vjeç 17, e cila u gjet në datë 15.02.2017 nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës. Për veprime të mëtejshme i’u dorëzua Efektivëve të Policisë Gjirokastër.

Seksioni për krimet ndaj personit
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin N.K, vjeç 17, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 15.02.2017, në lagjen “18 Shtatori”, ka goditur me mjete prerëse shtetasit A.D e Xh.D, vjeç, 45 e 17, banues në Gjirokastër, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e shtetasit N.K. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 19, banues në Kurbin, pasi më datë 14.02.2017, tek kryqëzimi i “Arbërisë”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.Rr, vjeç 25, banues në Vau i Dejës, Shkodër, pasi dyshohet se, në superstradën Balldre-Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Xh.B, vjeç 16, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Xh.M, vjeç 63, banues në Laç, Kurbin, pasi dyshohet se, në superstradën Balldre-Lezhë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.
Policia e Shkodrës arreston në kohë rekord autorin.
Sekuestrohet një armë zjarri automatike.
Më datë 15.02.2017, rreth orës 19:00, njoftohemi se në një lokal në lagjen "Mark Lula" Shkodër, ka një konflikt me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se, shtetasi A.Gj, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E.P. 26 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në lokal ku ndodheshin edhe klientë të tjerë dhe është larguar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të njofimit të marrë dhe si rezultat i vlerësimit të ngjarjes, në kohë rekord bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, lokalizimin e tij dhe arrestimin në flagrancë, konkretisht shtetasi A.Gj, 42 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjet 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 8 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe muncioneve luftarake", parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.


KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për narkotikët
Më datë 15.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.I, vjeç 21, banues në Krujë., Më datë 15.02.2017, në lagjen “Zim Zeneli” Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale fara,  në formë kokrrizash, të dyshuara  të llojit  Cannabis Sattiva; automjeti tip Benz. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283  të Kodit Penal.

 DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen O.L, vjeç 45, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh dhe një telefon celular shtetasit I.D, vjeç 60, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e saj. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Dalip Ndreu”, ka kanosur shtetasen F.S, vjeç 21, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Plagosja”, më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim, L.A, vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, rreth orës 06:30, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, është djegur mjeti tip “Benz”, i një kompanie. Nga veprimet rezultoi se zjarri është aksidental. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Peti”, ka goditur me grusht, dhe ka thyer xhamat e mjetit tip “Fiat”, të shtetasit J.D, vjeç 26, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.Sh, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Idriz Dollaku”, ka kanosur me fjalë, shtetasin O.T, vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen R.R, vjeç 42, pasi dyshohet se në rrugën “Bill Klinton”, me vetëgjyqësi, ka zgjidhur kontratën, për lokalin e dhënë me qera, shtetasit S.L, vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 20, banues në Patos, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasen D.K, vjeç 20. Punohet për kapjen e tij. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis  Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.D, vjeç 36, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Medar Shtylla”, ka dëmtuar depozitat e ujit të pallatit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Xh, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në afërsi të një shkolle, nga kontrolli fizik ju gjet e sekueastrua në cilësinë e provës materiale  1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.N, vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet, se në rrugën “Dritan Hoxha”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.R, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 14.02.2017, pranë një fabrike, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetasin R.B, vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Laprakë, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D, vjeç 23, banues në Durrës, pasi më datë 15.02.2017, në rrugën “Fortuzi”, i ka marrë celularin, shtetasit H.S, vjeç 68. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, rreth orës 15:05, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dy vajza të paidentifikuara, i kanë marrë një sasi lekësh, shtetases M.S, vjeç 22, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.I, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes F.I, vjeç 21, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes. Punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 06.01.2015, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases A.Z, më datë 15.02.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj.

Më datë 15.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, për shtetasen M.L, vjeç 25.07.1991, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kunata, shtetësia M.F, vjeç 36, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, për shtetasen A.H, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi L.H, vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 15.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.Gj, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale ” Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.  Neni 321/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.G, vjeç 43, banuese në Fushë Krujë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 15.02.2017, rreth orës 04:00, është dërguar i vdekur në spital, shtetasi N.Sh, vjeç 63, banues në Kombinat. Nga veprimet e kryera rezulton se shkaku i vdekjes mund të jetë natyral (atak kardiak). Pritet akti ekspertimi mjeko-ligjor. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 15.02.2017, në banesë është vetëhelmuar shtetësia M.M, vjeç 55, , e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në Fushë Mëzes, ka tentuar të vjedhë mjetin tip “Benz”, të shtetasit A.K, vjeç 27, banues në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasint S.Z, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses B.G, vjeç 20, banuese në Tiranë, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes. Punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Kavajës”, pranë një karburanti duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.Rr, vjeç 58, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në rrjetit social duke i marrë të dhënat shtetasit A.Xh, vjeç 34. Neni 121 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, gjatë natës, në fshatin Shtodhër, kanë tentuar të vjedhin banesat e shtetasve M.L e A.L, vjeç 50 e 62. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 15.02.2017, shtetasja L.N, vjeç 34, banuese në Elbasan, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa e bashkëshorti M.N, vjeç 39. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Sh.Gj, vjeç 44, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 11, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit. Neni 242 i  Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.M, vjeç 52, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  djali, I.M, vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen M.Xh, vjeç 52, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur në një magazinë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u ndalua shtetësia në kërkim, B.D, vjeç 38, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit Xh.Ç e S.Ç, vjeç 18 e 17 , banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen Nr. 18, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 15.02.2017, gjatë natës, në fshatin Kameras, është tentuar të vidhet banesa e pa banueshme e shtetasit S.H, vjeç 67. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 e 22 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.K vjeç 35, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, Sh.K, vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.D, vjeç 33, banues në fshatin Qerret, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasin D.H, vjeç 40. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 15.02.2017  në lagjen  “28 Nëntori”, para një shkolle, shtetasi L.S, 17 vjeç, banues në fshatin Katundi Ri, nxënës i kësaj shkolle, gjatë pushimit në ambjentet e jashtme të shkollës ka rënë pa ndjenja i cili më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera, paraprakisht vdekja dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 15.02.2017, rreth orës 13:00, në lagjen “Shënkoll”, në lumin Shkumbin, u gjetën të hedhura 1 pushkë model 56  dhe 480 fishekë kalibri 7.62 mm. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 15.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.L, vjeç 60, banues në Elbasan, pasi dyshohet se djali, shtetasi B.L, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 .“Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.Ç, vjeç 41, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se vjehrri, shtetasi Q.Ç, vjeç 66, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.S, vjeç 36, banues në Cërrik, pasi dyshohet se, në banesë, ka kanosur babain, shtetasin Sh.S, vjeç 62. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 15.02.2017, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja M.Ç, 18 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Toksikologjik Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.




Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.A, vjeç 49, banues në fshatin Zdrajsh, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka dëmtuar disa pemë të shtetasit N.A, vjeç 58. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 15.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Zh.F, vjeç 39, pasi dyshohet se bashkëshorti B.B, vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 15.02.2017, rreth orës 11.40, në fshatin Vashtëmi-Maliq, në banesë, është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij shtetasi S.C, rreth 26 vjeç.
Nga të dhënat e para,  rezulton se ky shtetas ka përfituar leje shpërblyese nga I.E.V.P-Drenovë dhe ka qenë i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Dënim nga i cili i kishte  mbetur për të shlyer, edhe 2 vjet e 8 muaj burg të tjera.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Pogradec
Në vijim të informacionit paraprak datë 15.02.2017, i cili bën fjalë për gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit K.Ç, 36 vjeç, në lagjen nr 5 në Pogradec në rrugë, ju bëjmë me dije se:
Pas kryerjes të gjithë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale, si edhe nga marrja e deklaratave të familjarëve, rezulton se ky shtetas në gjendje të rënduar emocionale, është hedhur nga tarraca e pallatit, në afërsi të të cilit u gjet i vdekur.
Shtetasi K.Ç, ka pasur çrregullime psikike, si edhe ka tentuar dy herë të tjera të kryejë vetëvarje, në shtetin Grek ku edhe punonte. Materialet lidhur me ngjarjen, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Xh.M, vjeç 53, banues në  Berat, pasi dyshohet se  në lagjen ‘’13 Shtatori’’, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin P.M, vjeç 53, banues në  Berat, pasi dyshohet se në lagjen ‘’13 Shtatori’’, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Sh, vjeç 36, banues në Berat, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë ndaj motrës, shtetases A.Sh, vjeç 32. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 15.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të  mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.A, vjeç 25, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti, D.A, vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, E.Xh, vjeç 23, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 11 muaj e 10 ditë burg për veprat penale “Dhuna në familje“, parashikuar nga Neni 130/a/1 e 25, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Patos
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.K, vjeç 27,  banues në fshatin Zharrëz, pasi, në këtë fshat, në afërsi të lokalit ku zhvillohet greva e urisë ka marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Fier-Berat. Nenet 262 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin D.D, vjeç 26, banues në fshatin Zharrëz, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në afërsi të lokalit ku zhvillohet greva e urisë, ka marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Fier-Berat. Nenet 262 e 274 e të Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin D.D, vjeç 32, banues në fshatin Zharrëz, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në afërsi të lokalit ku zhvillohet greva e urisë ka marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Fier-Berat. Nenet 262 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.R, vjeç 26, banues në fshatin Zharrëz, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në afërsi të lokalit ku zhvillohet greva e urisë ka marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Fier-Berat. Nenet 262 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.K, vjeç 30, banues në fshatin Zharrëz, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në afërsi të lokalit ku zhvillohet greva e urisë ka marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Fier-Berat. Nenet 262 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.G, vjeç 57,  banues në fshatin Zharrëz, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në afërsi të lokalit ku zhvillohet greva e urisë ka marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Fier-Berat. Nenet 262 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin H.S, vjeç 28.07.1963, banues në fshatin Zharrëz, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në afërsi të lokalit ku zhvillohet greva e urisë ka marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Fier-Berat. Nenet 262 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin P.D, vjeç 62, banues në Durrës, pasi dyshohet se në fshatin Qerret, ka ndërtuar një banesë pa leje. Punohet për kapjen e tij. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.Z, vjeç 44, banues në fshatin Çerëm, pasi dyshohet se, ka kanosur me telefon, shtetasen R.Xh, vjeç 26, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më date 15.02.2017, rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”, janë djegur banesat e shtetasve I.A, D.L, G.L dhe L.L, vjeç 58, 34, 43 e 44, ku janë djegur gjithë orenditë shtëpiake. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më date 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit A.B e A.B, vjeç 52 e 20, banues fshatin Babicë e Madhe, pasi dyshohet se në Babicë e Madhe, kanë goditur me mjete të forta shtetasin V.P, vjeç 54. Neni  89 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.Q, vjeç 53, banuese në  Vlorë, pasi dyshohet se vajza e bashkëjetuesit, shtetësia N.K, vjeç 19, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.M, vjeç 29, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 14.02.2017, në  lagjen Nr. 3, ka goditur me grusht shtetasin S.B, vjeç 34. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Gj.N, vjeç 58, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen ”SMT”, ka dëmtuar me sende të forta, mjetin tip “Ford”, të shtetases D.B, vjeç 43. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, shtetësia A.K, vjeç 16, banuese në Lezhë, kallëzon se rreth orës 17:30, në lagjen “Varosh”, një person i ka marrë nga dora celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, gjatë natës, në fshatin Balldren i Ri, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases L.B, vjeç 73, ku kanë marrë  një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, rreth orës 13:00, rrugës për në Kodërmarlekaj, në gjendje të dehur, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi Z.F, vjeç 61, banues në Oblikë, Shkodër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqesor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin Gj.H, vjeç 51, banues në Shëngjin, pasi dyshohet se ka goditur me grusht e ka fyer shtetasen E.Sh, vjeç 26. Nenet 90 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, në fshatin Gajush, në parkingun e shtetasit E.M, vjeç 46, banues në Kurbin, ka rënë zjarr, për pasojë janë dëmtuar disa mjete që ishin në shitje. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 15.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Sh.D, vjeç 56, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ”Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin T.H, vjeç 48, banues në fshatin Kaçinar, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka kanosur me fjalë, shtetasin V.H, vjeç 28. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 15.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.S, vjeç 28, banues në Shkodër, menaxher i një firme, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë, ka vjedhur një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u arrestua në flagrancë, shtetasi J.J, vjeç 19, banues në Shkodër, pasi, në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka kanosur punonjësit e policisë. Neni 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 15.02.201, shtetasi D.S, vjeç 21, banues në Balldre Lezhë, kallëzon se më datë 15.04.1998,  i është larguar për në Greqi, babai F.S, vjeç 56. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit Q.S, S.S dhe I.S, vjeç 52, 49 e 47, banues në Gruemirë, pasi dyshohet se, në Shtoj i Vjetër, kanë goditur me sende të forta, shtetasin A.T, vjeç 24. Punohet për kapjen e tyre. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 15.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.T, vjeç 52, banues në fshatin Gjoricë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”. Neni 172 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin A.Xh, vjeç 46, banues në fshatin Derjan, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka goditur me mjete të forta, shtetasin B.D, vjeç 79. Neni 90 i Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 15.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.Y, vjeç 30, banues në Korçë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të mjetit, u konstatua një serbator shtesë për të transportuar naftë kontrabandë. Neni 172 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 15.02.2017, në S.P.K.M, Muriqan, u kap shtetasi në kërkim Sh.D, vjeç 56, banues në Mamuras, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 15.02.2017, në S.P.K.M, Morinë, u kap shtetasi në kërkim E.S, vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 110/a i Kodit Penal.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në  Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 19 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 3 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 2 persona për narkotikët.
Janë kapur 4 persona për vjedhje, dhunë në familje dhe kundërshtim i punonjësit të policisë.
8  persona në kërkim dhe 1 person për krime ndaj personit.
1 person për armëmbajtje pa leje.
Janë sekuestruar rreth 1 ton e 255 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 2 armë, 1 krehër, 728 fishekë, 45 kg tritol, (309 kallëpe), 5 copë eksploziv plastik, 5 kuti me 500 kapesolla detonatore alumini ,10 granata mbrojtëse, 10 ndezësa unifikues granatash

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 58 persona.
Gjatë 24 – Orëve u finalizuan Operacionet konkretisht:
Finalizohet  me  sukses Operacioni antidrogë i koduar "UNDERGROUND" .
Është sekuestruar  një sasi e konsiderueshme më lëndë narkotike prej 1 Ton e 255 Kilogram, e dyshuar si Cannabis Sattiva .
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Finalizohet me sukses Operacioni "Fuqia".
Janë Sekuestruar  tritol e municione luftarake.
Është arrestuar  në flagrancë një shtetas.
Nga Specialistët e Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore Tiranë.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.



 

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...