Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 17.02.2017

Dorëzimi i armëve.1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 22.840 fishekë, 19 krehëra, 156 granata si dhe 120 ndezësa.

Konkretisht:
Qarku Berat
Dorëzohen nga banorët, 5 armë zjarri, 7100 fishekë, 13 granata dhe 3 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Berat 3 armë zjarri, 700 fishekë, 3 krehëra, 3 granata. Në Komisariatin e Policisë Skrapar 1 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Urë Vajgurore 1400 fishekë. Në Stacionin e Policisë Poliçan 1 armë zjarri, 10 granata, 5000 fishekë.

Qarku Lezhë
Janë dorëzuar nga qytetarët 8 armë zjarri, 7 krehëra dhe 520 fishekë. Konkrerisht : Në Komisariatin e Policisë Mirditë dorëzohen 6 armë zjarri , 140 fishekë dhe 7 krehëra. Në Komisariatin e Policisë  Kurbin dorëzohen 2 armë zjarri dhe 380  fishekë

Qarku Gjirokastër
Janë dorëzuar 3 armë zjarri,29 fishekë dhe dy granata, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Tepelenë 2 armë zjarri, 29 fishekë dhe dy granata. Në Komisariatin e Policisë Përmet 1 armë zjarri.

Qarku Korçë
Janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 13.170 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Maliq 2 armë zjarri dhe 620 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec: 1 armë zjarri dhe 12.550 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Korçë: 1 armë zjarri.

Qarku  Elbasan
Dorëzohen 3 armë zjarri dhe 150 copë fishekë konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gramsh 2 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Elbasan 1 armë zjarri dhe 150 copë fishekë

Qarku Fier
Dorëzohen nga qytetarët në Fier dhe Mallakastër 2 armë zjarri dhe 1771 fishekë .

Qarku Shkodër
Dorëzohen nga banorët 2 armë zjarri, 100 fishekë, 138 granata, 120 ndezës granate, 5 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 1 armë zjarri, 2 krëhëra, 40 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës 138 granata, 120 ndezës granate, 3 krehëra, 60 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 1 armë zjarri.

Qarku Vlorë
Janë dorëzuar vullnetarisht 4 armë zjarri, 3 granata dhe 4 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Vlorë, 4 armë dhe 4 krehëra. Në Komisariatin e Policisë Delvinë, 3 granata.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.
Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.
Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.
Policia e Shtetit vlerëson si shumë të sukseshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.
Policia e Shtetit vlerëson si shumë të vlefshëm kontributin e nxënësve dhe studentëve të cilët janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë
Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 16.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit M.B dhe F.H, vjeç 15 e 16, banues në Tiranë, pasi në ambientet e një shkolle, iu gjetën e sekuestruan 440 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Finalizohet operacioni "Fuqia".
Sekuestrohet tritol e municione luftarake.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Më datë 16.02.2017, Specialistët e Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore Tiranë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin "Fuqia", ku  kanë bërë  arrestimin në flagrancë të shtetasit Y.D, 38 vjeç, banues në Tepelenë ( i dënuar më parë). Arrestimi i këtij shtetasi u bë në afërsi të një qendre tregtare.
Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju sekuestruan 45 kg tritol, (309 kallëpe), 5 copë eksploziv plastik, 5 kuti me 500 kapsolla detonatore alumini, 10 granata mbrojtëse, 720 copë fishekë model 56, 10 ndezësa unifikues granatash, 1 qese trasparente brenda të cilës iu gjet pluhur kafe me lëndë plasëse artizanale, një kovë plastike dhe dy çanta, dy qese të zeza dhe polipoleni të bardhë, një telefon celularë i markës "Nokia".
Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të   “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Në vijim të komunikatës, më datë 16.02.2017, u ndalua shtetasi E.Rr, vjeç 31, banues në fshatin Gjeç-Kodër, Vorë, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë të ndaluar më datë 14.02.2016, dyshohet se kanë përfituar shuma nga 3000 deri në 15.000 lekë për kolaudimin e mjeteve në Fushë Prezë. Nenet 245/1 e 25 të Kodit Penal.   

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 72, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Jul Variboba”, është konstatuar duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Kia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin J.B, vjeç 35, banues në Tiranë. Nenet 143 dhe 180 i Kodit Penal.
 
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  K.K, vjeç 56, banues në Durrës, pasi dyshohet se nuk i ka  paguar pagën e tre muajve, shtetasit R.Ç, vjeç 54, banues në Berat. Neni 143 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.Sh, vjeç 53, banues në Durrës. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Gj, vjeç 28, banues në Durrës, pasi, në  lagjen nr 1, u kap në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin tip “Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë  16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.V, vjeç 36, banues në Rashbull, pasi, në rrugën Xhafzotaj-Mbikalimi i  Fllakës,  duke drejtuar mjetin tip Benz, është  përplasur me motorin tip “Kymko”, pa targë,  me drejtues shtetasin  E.L, vjeç 27, banues në Shijak, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.H, vjeç 47, banues në Elbasan, pasi dyshohet se mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të tij, rezulton të jetë i vjedhur në Zvicër, në vitin 2005. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Gj, vjeç 25, banues në fshatin Mollas, Cërrik, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin J.R, vjeç 80, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Xh.K, vjeç 37, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se, në qytetin e Përrenjasit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.02.217,  u arrestua në flagrancë shtetasi M.P, vjeç 35, banues në fshatin Hudënisht.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën nacionale Korçë - Pogradec, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Peugeot”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit G.A, 46 vjeç dhe J.J, 35 vjeç, të dy banues në Hudënisht, pasagjerë në këtë mjet, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.M, vjeç 54, banues në Lushnjë, pasi më datë 16.02.2017, ky shtetas u kap në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”. Për t`iu shmangur arrestimit të tij, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Rrugore, duke i ofruar një kartëmonedhë prej 2.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Sh.B, vjeç 40, banues në Poshnje, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në lokal ushtronte aktivitetin, i pezulluar nga organi tatimor. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen F.S, vjeç 36, banuese në fshatin Donofros, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në subjekt, ushtronte aktivitetin i bllokuar nga AKU. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.M, vjeç 33, banues në Berat, punonjës i OSHEE-së, pasi dyshohet se në Uznovë, ka lejuar vjedhjen e energjisë elektrike në lokalin e shtetases V.H. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Ç, vjeç 25, banues në Kuçovë, pasi, në rrugën automobilistike Kuçovë-Kozare, në Kozare, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka goditur motoçikletën, me drejtues shtetasin Ç.D, vjeç 41, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, me leje drejtimi, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i motoçikletës dhe djali 6 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetases M.F, vjeç 46, banuese në fshatin Grabian, pasi dyshohet se ka detyruar për të lypur djalin M.F, vjeç 16. Punohet për gjetjen e djalit. Nenet 128/b dhe 298/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Godet disa herë me thikë një shtetas, policia e Fierit zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Më datën 16.02.2017 njoftohemi se në lagjen “Mbrostar Ferko”, është  goditur disa herë me thikë në trup shtetasi E.B, 35 vjeç, banues në Fier.
Menjëherë pas marjes së informacionit u organizuan shërbimet e policisë Fier dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit A.F, 23 vjeç, banues në Fier.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori goditi shtetasin me iniciale E.B.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Fier nën kujdesin e personelit mjekësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 76, 22 e 279 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Policia ka finalizuar me sukses Operacionin e koduar "JALI".
Sekuestrohet një sipërfaqe toke në fshatin Vuno dhe Jalë.
Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim M.H, 56 vjeç, banues në Vlorë.
Në kuadër të procedimit penal Nr.1802/2016, ditën e sotme u bë e mundur kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i dokumentave” dhe "Pastrimi i produkteve  të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".
(Neni 186/2 dhe 287/a,c të Kodit Penal).
Mbi bazën e këtij operacioni, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.
Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 1.7 milion euro. Gjithashtu, për veprat penale të mësipërme, shtetasit M.H i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg".

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.S, 20 vjeç , banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Në datë 16.02.2017 në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare në mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin e mësipërm, u gjetën 12 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 7.2 kg.
Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proçeduriale i'u referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a  i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin G.K, vjeç 40, banuese në Tiranë. Neni 143/2  i  Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Në vijim të komunikatës, datë 16.02.2017, që bën fjalë për vrasjen mbetur në tentative të shtetasve A.D dhe Xh.D, më datë 16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi në kërkim N.K, vjeç 17, banues në Gjirokastër. Nenet 76 e 22 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B.K, vjeç 36, banues në Mirditë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin e arrestuar L.Ç vjeç 28, banues në Laç, Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Nenet 190 dhe 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Y.B, vjeç 55, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Vasil Shanto” u kap duke kryer këmbim valutor pa dokumentacion përkatës. Me cilësinë e provës materiale ju sekuestruan një sasi lekësh. Neni 170/ç i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasin D.H, vjeç 29, banues në fshatin Resk, Kukës, Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në aksin rrugor Lusën-Kukës, duke drejtuar motorrçikletën tip “Dayang”, i pa pajisur me leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues mjeti shtetasin, F.E, 52 vjeç, banues në Kukës. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, shtetasi F.E, i cili ndodhet në spitalin e Kukësit,  jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 e 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 16.02.2017, u ndalua  shtetasi I.T, vjeç 47, banues  në  Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar masën e sigurimit ‘’Arrest në burg. Neni 283 e 284 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.T, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Gani Domi”, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin A.B, vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.B, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në një ambjent në rrugën “Ali Shefqeti”, ka kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.S, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin "Bajram Curri", ju gjet e sekuestrua 1 dozë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin F.K, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin "Bajram Curri", ju gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit: D.S dhe Xh.K, vjeç 21 dhe 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e "Elbasanit", për motive të dobëta janë goditur me grushte me njeri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.B, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Sauk të Ri, në banesë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës dhe bashkëshortes  B.T dhe E.D, vjeç 15 e 37,  shtetases E.D iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.C, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes G.C, vjeç 25. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për përndjekjen e shtetases D.K, më datë 16.02.2017, u ndalua shtetasi A.L, vjeç 20, banues në Patos. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 17.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.V, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi më datë 16.02.2017, në rrugën “Sami Frashëri”, ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin A.P, vjeç 46, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.Gj, vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 31.12.2016, në rrugën “Muzakët”, i ka marrë një sasi lekësh, shtetases F.S, vjeç 33, banuese në Tiranë. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatave që bëjnë fjalë për vjedhjen e telefonit celular dhe një sasi lekësh shtetasve A.S dhe M.S, më datë 16.02.2017, u arrestuan shtetaset E.L dhe A.B, vjeç 17 e 17, banuese në Tiranë. Nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 17.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Sh, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës A.Sh, vjeç 41. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.H, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes A.H, vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit J.Gj, pasi dyshohet se në rrugën “Riza Cerova”, ka dëmtuar xhamin e mjetit tip “Audi”, pronë e shtetasit J.T, vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Më datë 16.02.2017, shtetasi M.H, vjeç 31, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Mahmut Allushi”, i kanë thyer xhamin e mjetit fugon tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.A, vjeç 44, banues në Tiranë pasi, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës B.A, vjeç 77. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Z.Gj dhe Gj.Gj, vjeç 60 e 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Valias të Ri, në lokal, kanë goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit N.N dhe L.N, vjeç 50 e 44, banues në Tiranë. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.N, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Kombinat, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit A.M dhe Sh.M, vjeç 50 e 65, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, për motive pronësie, shtetësia A.M, me vetëgjyqësi ka hapur dyqanin, ndërsa shtetasi Sh.M, e ka goditur me grushte. Nenet 277 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  S.A, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, në një pallat, për motive pronësie, me vetëgjyqësi, ka bllokuar bravat e dyerve të jashtme të rrethimit të pallatit. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.G, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes B.G, vjeç 30, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dionis Filozofi”, për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin K.H, vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Z., vjeç 18, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në  lagjen nr. 16, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Kymco”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen te një supermarket në lagjen nr. 12, më datë 16.02.2017, u ndalua  shtetasi në kërkim E.Z., vjeç 18, banues në Shën Vlash. Neni 134/2 i Kodit Penal.  

Më datë  16.02.2017, shtetasi B.B, vjeç 49, banues në lagjen nr. 15, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza A.B, vjeç 19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 16.02.2017, u ndaluan shtetasit A.B dhe K.B, vjeç 17 e 16, banues në Rrushkull, Durrës, pasi më datë 14.02.2017, në Rrushkull, në banesën e shtetasit G.M, vjeç 59, kanë vjedhur 1 armë gjahu, çifte, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 16.02.2017, shtetasi S.D, vjeç 54, banues në Borizanë, ka bërë kallëzim se më datë 13.02.2017, i ka humbur karta e bankës dhe nëpërmjet saj persona të paidentifikuar kanë tërhequr një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i  Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, në ambientet e I.E.V.P, u ekzekutua urdhëri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin K.L, vjeç 27,  banues në Malësi e Madhe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar 4 vjet burg, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Neni 323 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 16.02.2017, rreth orës 02:30, në fshatin Sallmone, Shijak, në oborrin e banesës së shtetasit G.C, ka rënë zjarr në dy automjetet tip Benz dhe Renault (në pronësi të djemve të shtetasit G.C.).
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat Zjarrfikëse dhe Efektivët e Policisë. Për pasojë mjetet janë djegur në pjesën e përparme. Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Elbasan
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për shkatërrim prone, më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.N, vjeç 35, banues në Elbasan. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Sh.I, vjeç 27, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen 5 Maj, për motive të dobëta, ka thyer me sende të forta xhamin e mjetit Nissan, në pronësi të shtetasit A.N, vjeç 35. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 16.02.2017, rreth orës 10:15, në spital, ka vdekur shtetasi Sh.V, vjeç 61, banues në Përrenjas. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 16.02.2017, rreth orës 17:20, në fshatin Dardhë, pranë banesës shtetasin e mitur A.D, vjeç 13, e ka goditur një kafshë pune duke e dëmtuar në kokë, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.R, vjeç 49, banues në fshatin Podgorie, pasi dyshohet se, në fshatin Sovjan, për motive të dobëta,  ka goditur me sende të forta shtetasin K.B, vjeç 40, banues në fshatin Shkozë.  Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 16.02.2017, rreth orës 14:30, në një banesë të braktisur në fshatin Tren, është gjetur e vdekur shtetasja T.F,  vjeç 48, banuese në fshatin Poloskë. Nga këqyrja e kufomës nuk janë  konstatuar shenja dhune dhe rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për vdekje natyrale, pasi në lagjen “22 Tetori”, në banesë, ka vdekur shtetasja M.M, vjeç 57.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen V.H, vjeç 51, banuese në Berat, pasi dyshohet se në lokal, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Xh.Ç, vjeç 62, banues në fshatin Otllak, pasi dyshohet se u kap duke ndërtuar në banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin R.K, vjeç 61, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në lokal në Kuçovë, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit E.Rr, A.K dhe E.K, vjeç 26, 27 e 30, banues në fshatin Fshati Ri, Zharëz, pasi dyshohet se më datë 15.02.2017, në fshatin Zharëz, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në të dy koristë e rrugës nacionale Fier-Berat. Nenet 262 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, rreth orës 13.40, ne lagjen Sheq i Vogël, është hedhur nga kati i tretë i banesës, shtetasi I.C 43 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Më datë 17.02.2017, në banesë, është vetëhelmuar me pesticide shtetasi R.H, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.  

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 16.02.2017, rreth orës 10:00, shtetasi A.R, vjeç 61, duke lëvizur me motofrezë në rrugën e fshatit Ardënicë, aksidentalisht ka rënë në tokë ku ka pësuar dëmtime trupore. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin Xh.K, vjeç 21, banues në fshatin Grabjan, pasi dyshohet se, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte shtetasen S.B, vjeç 59, banuese në Lushnjë. Neni 237 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 15.02.2017, që bën fjalë për ndërtim pa leje, më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për shtetasin P.D, vjeç 62, banues në Durrës.  Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, rreth orës 14:00, në fshatin Toshkëz, në banesën e shtetases S.L, vjeç 53, si pasojë e një shkëndijë elektrike ka rënë zjarr dhe janë djegur  orendi shtëpiake. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.  

Më datë 16.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.K, vjeç 35, pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.Sh, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin S.M, vjeç 42, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, në një rrethrrotullim, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të patrullës së policisë. Nenet 242 e 236/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 16.02.2017, rreth orës 22:30, në fshatin Damës, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Fiat”, i shtetasit D.R, vjeç 54.  Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë defekti në rrjetin elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 16.02.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin I.B, vjeç 18,  banues në  Vlorë,  pasi dyshohet se babai K.B, vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet u kaluan në  Gjykatën e  Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit T.V dhe A.V, vjeç  34 e 40, banues në Piqeras pasi dyshohet se në datë 12.02.2017, për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë shtetasin Xh.T, vjeç 55.  Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 16.02.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin U.D, vjeç 64, banuese në Konispol, pasi dyshohet se, në Konispol, për motive të dobëta, ka qëlluar në ajër me armë gjahu dhe më pas ka goditur me grusht shtetasen M.I, vjeç 35. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte, pa leje. Nenet 84, 90 e 280 të Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për vlerësim, ndaj shtetasit E.H, vjeç 22, banues në fshatin Xarrë, Konispol, pasi,  shtetasja M.K, vjeç 52, kallëzon se ka tentuar t’i vjedhi bagëtitë në kullotë.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë  16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M,  vjeç 47, banues në fshatin Lazarat, pasi, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar ndërhyrje të paligjshme në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndaj shtetases N.Sh, vjeç 72, banuese në fshatin Blinisht, pasi dyshohet se, përkrah banesës, është konstatuar duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Sh, vjeç 40, banues në Ishull-Shëngjin, pasi dyshohet se në vazhdimësi, ka ngacmuar dhe kërcënuar shtetasen L.P, vjeç 25. Neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 16.02.2017, gatë natës, në Mamurras, është vjedhur banesa e shtetasit N.D, vjeç 57, ku kanë marrë një sasi lekësh e bizhuteri të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetases Sh.A, vjeç 57, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 15.02.2017, në lagjen “10 Korriku”, në banesë, ka lidhur energjinë elektike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Më datë 16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.N, vjeç 17, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur "Kisha e Madhe", në qytet Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi autoveturën tip Benz. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një dorezë metalike në formë grushti, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" të parashikuara nga nenet 291 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, shtetasi L.S,  vjeç 39, banues në Shkodër, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa vajza M.L.S, vjeç 15. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.K, vjeç 47, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen Perlat Rexhepi, në banesë, ka vjedhur energjinë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia M.B, vjeç 18,  e cila ndodhet në spital e cila jashtë jashtë rreziku për jetën. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 16.02.2017, është konstatuar vjedhja e dyqanit të shtetasit Gj.K, vjeç 65, banues në Vau Dejës, ku kanë marrë vegla pune. Materialet u referuan në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 16.02.2017, gjatë natës, në  Fush Arrës, janë vjedhur mjetet tip “Benz” dhe tip “BMV”, në pronësi të shtetasve  K.D dhe R.M, vjeç 31 e 38, banues në Rrëshen e Fushë Arrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin R.A, vjeç 54, banues në Pukë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit shtetasit A.A, vjeç 22. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 16.02.2017, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 1, në banesë, shtetasja F.M, vjeç 44, aksidentalisht është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin K.Gj, vjeç 12, banues në Kukës, pasi dyshohet se, më datë 15.02.2017, mbi disa fletushka ka shkruar fjalë kërcënuese dhe i ka hedhur në hyrje të një pallati. Neni 265  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 16.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K, vjeç 38, banues në Krumë, pasi, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 16.02.2017, në PKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim  L.Ç, vjeç 28, banues në Laç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Nenet 190, 297 e 302/1 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 16.02.2017, në PKK. Kakavije, në mjetin tip “Benz”, të shtetasit F.S, vjeç 21, banues në Gjirokastër, u gjetën dhe bllokuan 7, 2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283/a i Kodit Penal.

Më datë 16.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin B.L, vjeç 28, banues  në Durrës, pasi dyshohet se më datë 10.02.2017, në afërsi të PKK Kakavije, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 16.02.2017, në Qafë-Morinë,  u ndalua dhe u shoqërua për llogari të Drejtorisë Vendore Tiranë shtetasi T.M, vjeç 26, i dyshuar për vjedhje.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në  Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 7 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 5 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
Janë kapur 9 persona për vjedhje, OSHEE dhe dhunë në familje.
5  persona në kërkim dhe 2 person për krime ndaj personit.
1 person për mitëdhënie.
Janë sekuestruar rreth 8 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë dhe 1 dorezë metalike.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 68 persona.
Gjatë 24 – Orëve u finalizuan Operacioni konkretisht:
Finalizohet  me sukses Operacioni i koduar "JALI".
Është sekuestruar një sipërfaqe toke në fshatin Vuno dhe Jalë.
Është arrestuar 1 shtetasi i shpallur në kërkim.
Nga Efektivët e Policisë së Drejtorisë Vendore Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...