Kukës. Sekuestrohen 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Kukës. Sekuestrohen 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. 1kukes

Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.

Më datë 28.02.2017, specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Has në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike , kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ku sekuestruan 31 kg lëndë narkotike si dhe shpallën në kërkim poseduesin e lëndës, dhe konretisht shtetasin:

-A.Ç, 32 vjeç, banues në fshatin Letaj, Has.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, duke lëvizur me mjetin tip “Benz” në aksin rrugor Golaj-Krumë, sapo ka pikasur policinë, ka braktisur mjetin si dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në pjesën e bagazhit, j’u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva.

Po punohet për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :

- 31 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva – si dhe u bllokua automjeti tip mjetin tip “Benz” .

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

1kukes.jpg2

1kukes.jpg3

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...