Lezhë, Goditet një tjetër rast i mitdhënies.

Lezhë, Goditet një tjetër rast i mitdhënies. (per video kliko mbi link) 1lezhe

I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Më datë 28.02.2017, nga efektivët e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Lezhë , në superstradën Laç- Lezhë , u kap në flagrancë shtetasi :

- M.M., 31 vjeç, banues në Podgoricë - Mal i Zi

Ky shtetas i ka ofruar 10 Euro punonjësit të Policisë Rrugore , për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për parakalim të gabuar.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan Eurot edhe automjeti.

Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...