Policia e Shtetit: Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve 01.03.2017

Policia e Shtetit: Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve. (per video kliko mbi link)

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 29 armë zjarri, 4478 fishekë, 82 granata, 73 ndezësa si dhe 10 krehëra.1permbledhje 2

Konkretisht në qarqet:
Qarku Shkodër
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga banorët 10 armë zjarri, 1518 fishekë, 10 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 3 armë, 3 krehër, 130 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 3 armë, 3 krehër, 50 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës 4 armë, 4 krehëra, 1140 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pukë 198 fishekë.

Qarku Vlorë
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 8 armë zjarri dhe 750 copë fishekë. Në Orikum, u dorëzuan 7 armë zjarri dhe 150 fishekë si dhe në Delvinë u dorëzua 1 mitroloz dhe një arkë me 600 fishekë.

Qarku Elbasan
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Dorëzohen 5 armë zjarri, 5 granata difensive, 5 ndezës granatash dhe 200 copë fishekë konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gramsh 2 armë zjarri, në Komisariatin e Policisë Cërrik 3 armë zjarri, 5 granata difensive, 5 ndezës granatash dhe 200 copë fishekë

Qarku Dibër.
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 77 granata, 68 ndezësa detonator dhe 1440 fishek, konkretisht: Në Njësinë Administrative Muhurr, 1 armë zjarri automatik. Në Njësinë Administrative Maqellarë, 1 armë zjarri automatik. Në Njësinë Administrative Tomin, 64 granata, 64 ndezësa dhe 1440 fishek mitralozi. Në Peshkopi, 2 armë zjarri automatik, 13 granata dhe 4 ndezësa.

Qarku Tiranë.
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Nr.4 2 armë zjarri si dhe 570 fishekë.

Në të gjitha qarqet Strukturat Vendore të Policisë, vijojnë takimet sensibilizuese në të gjitha Njësitë Admnistrative, Bashkitë, shkollat dhe universitetet në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të suksesshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda afatit të aministisë 30 Prill 2017

1permbledhje

1permbledhje 3

1permbledhje 4

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...