Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 1 Mars 2017


DORËZIMI I ARMËVE1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 29 armë zjarri, 4478 fishekë, 82 granata, 73 ndezësa si dhe 10 krehëra.
Konkretisht në qarqet:
Qarku Shkodër
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga banorët 10 armë zjarri, 1518 fishekë, 10 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 3 armë, 3 krehër, 130 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 3 armë, 3 krehër, 50 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës 4 armë, 4 krehëra, 1140 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pukë 198 fishekë.
Qarku Vlorë
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 8 armë zjarri dhe 750 copë fishekë. Në Novoselë, u dorëzuan 7 armë zjarri dhe 150 fishekë si dhe në Delvinë u dorëzua 1 mitroloz dhe një arkë me 600 fishekë.
Qarku Elbasan
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Dorëzohen 5 armë zjarri, 5 granata difensive, 5 ndezës granatash dhe 200 copë fishekë konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gramsh 2 armë zjarri, në Komisariatin e Policisë Cërrik 3 armë zjarri, 5 granata difensive, 5 ndezës granatash dhe 200 copë fishekë
Qarku Dibër.
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 77 granata, 68 ndezësa detonator dhe 1440 fishekë, konkretisht: Në Njësinë Administrative Muhurr, 1 armë zjarri automatik. Në Njësinë Administrative Maqellarë, 1 armë zjarri automatik. Në Njësinë Administrative Tomin, 64 granata, 64 ndezësa dhe 1440 fishekë mitralozi. Në Peshkopi, 2 armë zjarri automatik, 13 granata dhe 4 ndezësa.
Qarku Tiranë.
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Nr.4 2 armë zjarri si dhe 570 fishekë.
Në të gjitha qarqet Strukturat Vendore të Policisë, vijojnë takimet sensibilizuese në të gjitha Njësitë Admnistrative, Bashkitë, shkollat dhe universitetet në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.
Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.
Policia e Shtetit vlerëson si shumë të suksesshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.
Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda afatit të aministisë 30 Prill 2017.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.L, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar mjetin tip “Audi”, i cili rezulton i vjedhur në Suedi. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.A, vjeç 51, banues  në Tiranë. Nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Ll, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi shtetasi M.H, vjeç 61, banues në Tiranë, kallëzon se ky shtetas nuk ka zbatuar kontratën për ndërtimin e një pallati. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.Ç, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, i ka marrë një sasi eurosh, shtetasit H.L, vjeç 70, banues në Tiranë. Nenet 180 e 143/2 të Kodit Penal.

Finalizohet operacioni "Kimisti".
Vihen në pranga dy shtetas.
Sekuestrohen një sërë artikujsh dhe mallra industrial/ushqimor të kundërligjshëm.
Specialistët e Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Kimisti", në kuadër të të cilit kanë arritur të dokumentojnë veprimtarinë e prodhimit në mënyrë të kundërligjshme të disa produkteve ushqimore si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve F.G, 55 vjeç, banues në Tiranë, A.G, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e lartëpërmendur, kishin modifikuar ambjentet e një bodrumi për prodhimin e artikujve të ndryshme ushqimore, duke përdorur amballazhime të përdorura si dhe duke falsifikuar etiketa të firmave të ndryshme të prodhimeve vendase.
Si rezultat i këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1. Një automjet tip Volkswagen.
2. 270 shishe plastike 1.5 kg me vaj.
3. 150 l vaj ulliri i hapur pa etiketë.
4. Arome vaj ulliri 40 kg.
5. 700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh.
6. Një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë sode kaustike
7. 90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike).
8. 3 shishe qelqi 1 l me lëndë acid nitrik.
9.Sapuna me ngjyrë 700 copë.
10. Një bidon 1l alkool Izopropilik.
11. Etiketa Stampa me mbishkrimin e një lëngu domate.
12. Etiketa Stampa me mbishkrimin e një salce domate.
13. Etiketa stampa Vaj sallate.
14.Etiketa stampa Vaj ulliri si dhe etiketa vaj extra vergine
15.Pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve", parashikuar nga Nenet 288/a, 180 dhe 190 të Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 27.02.2017, shtetasja L.V, vjeç 26, banuese në Tiranë, kallëzon se një person i paidentifikuar, ka ndërhyrë në profilin e saj në rrjetin social, duke i hequr të drejtën e administrimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 293/ b i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 28.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Rr, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Land Rover”, ka goditur këmbësorin shtetasin A.Xh, vjeç 58, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.L, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi: Më datë 28.02.2017, në ambientet e brendshme (tubat e ajrimit) të  I.E.V.P Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një sasi prej 110.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe
• 4.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.Th, vjeç 35, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 16, në dyqan, iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale mallra të kundërligjshme. Nenet 149/a dhe 288/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Në vijim të ngjarjes që bën fjalë për veprën penale, “Shpërdorimi i detyrës”, më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.P, vjeç 36, banues në Tapi, Kuçovë. Neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin J.B, vjeç 39, banues në fshatin Darzezë, Fier, pasi dyshohet se më datë 27.02.2017,  në aksin rrugor Fier-Darzezë, u kap mjeti lundrues plastik në pronësi të tij, me gjatësi 5.1 m, gjerësi 1.54 m, me motor “Jamaha”, 20 kf. Nga verifikimi i dokumentacionit të mjetit lundrues, rezultoi se nuk posedonte dokumentin e pronësisë apo kontratën e shitblerjes të mjetit lundrues dhe dyshohet  i trafikuar në Shqipëri. Mjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit A.M, S.M e S.J, vjeç 51, 46 e 75, banues në fshatin Boçovë, Fier, pasi shtetasja V.M, vjeç 45, banuese në fshatin Boçovë, ka bërë kallëzim se duke falsifikuar dokumentet, kanë përfituar tokë më shumë se ju takon. Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit M.Gj dhe M.P, vjeç 58 e 59, banues në Lezhë e Rraboshtë, punonjës të ujësjellësit, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke e shpallur debitor me një sasi lekësh për konsum të ujit të pijshëm, shtetasin I.K, vjeç 34, banues në Lezhë, pa e njoftuar me faturë. Neni 248 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 31, banues në Podgoricë - Mal i Zi
Ky shtetas i ka ofruar 10 Euro punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për parakalim të gabuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan Euro-t edhe automjeti.
Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasit T.Ç dhe M.H, vjeç 70 e 55, banuese në Laç, Kurbin e Lezhë, shtetasja M.H, inspektore në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Lezhë, pasi dyshohet se ka përfituar pension me dokumente të falsifikuara. Nenet 186 e 248/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin F.T, vjeç 26, banues në Gjormë, Kurbin, pasi dyshohet se rreth orës 17.15, në shëtitoren e qytetit Laç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka përplasur një shtetas të mitur, vjeç 5, banues në Laç. Pas mjekimit në spital, është dërguar në banesë, pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Early Spring".
Sekuestrohen 31.140 rrënjë bimë cannabis sattiva, 150 kg lëndë narkotike cannabis sattiva si dhe 5 armë zjarri.
Arrestohen 16 shtetas.
Më datë 27.02.2017 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të Koduar "Early Spring".

Ky Operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër i cili ka zgjatur për një periudhë 10 mujore, i cili ka qënë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal.
Vihen në pranga 16 shtetas, shpallen në kërkim disa të tjerë, konkretisht:
1. D.L, 39 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodë , i dyshuar për kryerjen e veprave penale te “Shpërdorimit të Detyrës", "Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim dhe Prodhim” dhe “Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 248, 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal, me detyrë Kryeplak në fshatin Mgullë.
2. Gj.L, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorimit të Detyrës", parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 e 248 të Kodit Penal me detyrë Kryeplak në fshatin Xhan.
3. N.P, 52 vjeç, banues në fshatin Kir, Njësinë Administartive Pult Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
4. Gj.G, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
5. Ll.Q, 49 vjeç, banues në Omaraj, Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal.
6. E.Q, 23 vjeç, banues në Omaraj, Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal.
7. N.Q, 20 vjeç, banues në Omaraj, Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal.
8. R.Q, 22 vjeç, banues në Omaraj, Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal.
9. D.K, 47 vjeç, banues në fshatin Pog, Njësia Administrative Pult Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/ 2 te Kodit Penal.
10. G.Ç, 48 vjeç, banues në Omaraj, Njësia Administrative Gruemirë , Malësi e Madhe, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 e 284/ 2 të Kodit Penal.
11. B.B, 25 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
12. Gj.N, 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.
13. M.B, 30 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
14. M.B, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje e Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.
15. N.B, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.
16.N.B, 63 vjeç, banues në Xhan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu po punohet për kapjen e disa personave të tjerë të shpallur në kërkim, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe të hetimit.
Gjatë këtij hetimi në periudha të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, materialet e mëposhtme:
• 31.140 rrënjë bimë cannabis sattiva.
• 150 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.
• 330 gram farë bimë narkotike cannabis sattiva.
• 9 automjete.
• 22 telefona celularë.
• Një mitroloz model 56 kalibri 7.62 mm.
• Dy automatikë model 56 kalibri 7.62 mm.
• Dy armë zjarri pistoletë.
• Një sasi fishekësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes e narkotikëve” dhe “Kultivimit te bimëve narkotike, të kryera këto në bashkëpunim”, “Shpërdorimit të Detyrës", vepra penale këto të parashikuara nga nenet 248, 283, 284 e 25 të Kodit Penal.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim gjatë operacionit "Early Spring".
Nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore Policisë Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë të operacionit "Early Spring", u bë i mundur kapja dhe vendosja para përgjegjësisë penale e njërit nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasi F.A, 27 vjeç, në banues në Tiranë.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim" si dhe “Prodhim dhe shitje i narkotikëve e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Sektori për trafiqet e narkotikët
Sekuestrohen 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.
Më datë 28.02.2017, specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ku sekuestruan 31 kg lëndë e dyshuar narkotike si dhe shpallën në kërkim poseduesin e lëndës, dhe konkretisht shtetasin A.Ç, 32 vjeç, banues në fshatin Letaj, Has.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, duke lëvizur me mjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Golaj-Krumë, sapo ka pikasur policinë, ka braktisur mjetin si dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në pjesën e bagazhit, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Po punohet për kapjen e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :
- 31 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva – si dhe automjeti tip “Benz”.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.


KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin N.C, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2014, në fshatin Kryezi, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi eurosh, me interes, shtetasit A.V, vjeç 62, banues në Kavajë, por nuk ja ka kthyer dhe në këmbim i ka përpiluar një dokument shitje, të dyshuar të falsifikuar, për t’i dhënë pronësinë e një dyqani. Nenet 143 dhe 186 të Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.B, vjeç 72, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Kryemëdhenj, me anë të mashtrimit, duke falsifikuar dokumentet, ka përvetësuar pronën të marrë me qera nga një shoqëri. Nenet 186 dhe 143 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin R.B, vjeç 73, banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se ka paraqitur dokumente të falsifikuara, për të përfituar certifikatë pronësie toke. Neni 186 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, tek diga e liqenit, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Sh, vjeç 73, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me grusht nipin, vjeç 13. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.B, vjeç 65, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, shtetasen E.G, vjeç 41, banuese në Tiranë. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijmë të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Kanosja”, më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen J.M, vjeç 29, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, në rrugën “Egnatia”, është thyer xhami i mjetit tip “Opel”, në përdorim të shtetases G.M, vjeç 27, banuese në Tiranë, ku kanë marrë një lap-top. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 28.02.2017, gjatë natës, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, është vjedhur dyqani i shtetases V.M, vjeç 42, banuese në Tiranë, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe paketa të ndryshme cigaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijmë të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit S.F, më datë 28.02.2017, u gjet, i cili është depërtuar nga pala Greke. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 28.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.B, vjeç 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali E.H, vjeç 17, ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 28.02.2017, rreth orës 11:30, në një tunel, në Lanabregas, duke kryer punime, është dëmtuar në kokë, shtetasi S.S, vjeç 53, banues në Tiranë, punonjës i një kompanie. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Gj, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, rreth orës 18:10, në rrugën e “Tufinës”, është djegur mjeti fugon tip “Volkswagen”, pa targë, i përshtatur për shitje lulesh, në pronësi të shtetasi Sh.K, vjeç 38, banues në Tiranë, në të cilin ndodheshin vazo lulesh dhe një bombol gazi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.K, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, tek “Brryli”, ka goditur me grusht shtetasin K.K, vjeç 14, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, me dëmtime në kokë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, në spitalin e Traumës, është dërguar i dëmtuar në kokë pasi ka rënë duke luajtur, një shtetas i mitur vjeç 10, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit të marrë, është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 28.02.2017, në Shëngjergj, pranë përroit të madh, nën urë, është gjetur 1 predhë luftarake e vjetër. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 28.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.K, vjeç 32, banues në fshatin Laknas, pasi më datë 27.02.2017, në banesë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 automatik si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, M.K,  vjeç 52. Nenet 278 dhe 130/a/4 të Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.L, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Kamzë, ka vjedhur banesën e shtetasit I.B, vjeç 49, ku ka marrë 1 televizor dhe 2 valixhe. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.L, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes M.L, vjeç 28, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka konsumuar një sasi medikamentesh. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Joklin Persi”, gjatë natës, ka dëmtuar mjetin tip “Ford”, pronë e shtetasit E.Sh, vjeç 29, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 27.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 45, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, Ç.K, vjeç 38 , të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.L, vjeç 50, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 3, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.  Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.T, vjeç 79, banuese në Durrës, pasi dyshohet se djali M.T, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.T, vjeç 29, banues në Durrës, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E.A, vjeç 40, se në mënyrë të vazhdueshme, e ka shqetësuar nëpërmjet telefonit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, shtetasi E.T, vjeç 23, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar pranë banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 28.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.C, vjeç 28, pasi dyshohet se bashkëshorti A.O, vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi: Më datë 28.02.2017, bazuar në planin e masave për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në sera, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurcaj, Krujë, në një sipërfaqe pylli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 2 880 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva në proçes tharje, dhe
• një sasi prej 7.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenet 283 dhe 284 të Kodit Penal.
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin L.T, vjeç 34, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, në vendin e quajtur Arrameras, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Audi ”, të drejtuar nga shtetasi D.Ç, vjeç 22, banues në Arrameras, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” si dhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.D, vjeç 22, të cilët pas ndihmës së marrë në spital janë larguar për në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 28.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasit Y.H, vjeç 32, banues në fshatin Mollas. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.H, 32 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit I.P dhe I.Ll, vjeç 43 e 79, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se më datë 27.02.2017, në Shushicë, shtetasi I.P, me vetëgjyqësi, i ka shkulur disa rrënjë ullinj, shtetasit I.Ll, të cilët i kishte mbjellë në një tokë shtetërore të zaptuar. Nenet 277, 150 e 200 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 28.02.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 18 në Korçë, rruga “Petraq Shomo” dy persona të maskuar i kanë dalë në rrugë dhe i kanë vjedhur me dhunë shtetasit A.I, një çantë brenda së cilës kishte një shumë lekësh. Nga të dhënat e para, rezulton se dy personat pasi i kanë marrë çantën këtij shtetasi, janë larguar me shpejtësi. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme. Neni 139 i Kodit Penal. Informacion paraprak

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 28.02.207, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M.Sh, vjeç 59, pasi dyshohet se djali, Xh.Sh, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.L, vjeç 55, banues në Leshnicë, pasi dyshohet se, në Leshnicë, u kap duke prerë pemë dekorative. Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen S.G, vjeç 37, banuese në Berat, pasi dyshohet se, në lagjen ‘’Uznovë’’, i ka thyer telefonin, shtetases E.Z, vjeç 32, banuese në Berat. Neni 150 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin P.Z, banues në Plug, Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Përparim, Skrapar, ka pushtuar 1000 m2 tokë truall dhe pemëtore, në pronësi të shtetases J.Z, banuese në Durrës. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasen B.R, vjeç 51, banuese në Fier, pasi shtetasi R.M, vjeç 31, banues në fshatin Baltëz, kallëzon se në këtë fshat, i ka pushtuar 900 m² tokë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen S.Sh, vjeç 17, pasi dyshohet se halla shtetasja L.Sh, vjeç 52, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit N.B, 26 vjeç, banues në fshatin Imsht, Lushnje, V.K, 23 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier.
Shtetasi V.K, punonjës i një SHPSF, me detyrë në ruajtje të makinerive dhe materialeve të një gazsjellësi në fshatin Imsht, në orët e para të mëngjesit të datës 28.02.2017, në bashkëpunim me shtetasin N.B, kanë vjedhur 13 shtrate trarësh të makinerive dhe 600-700 litra naftë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 135/2 dhe 134/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Y.M, vjeç 62, banues në Patos, pasi dyshohet se, në fshatin Lapulec, për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka kanosur shtetasin L.F, vjeç 45. Nenet 84 dhe 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 28.02.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.M, vjeç 38, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, L.M, vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.P, vjeç 33, banues në Pilur, pasi dyshohet se në datën 25.02.2017, ka goditur me grusht, shtetasin A.P, vjeç 82. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.M, vjeç 53, pasi dyshohet se më datë 20.02.2017, në Borsh, ka bërë ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.D, vjeç 35, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi V.D, vjeç 30, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 28.02.2012, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.Ç, vjeç 59, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Th.K, vjeç 63, banues në Vlorë, pasi qëndron në banesën e tij kur i ka mbaruar kontrata. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.D, vjeç 30, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases M.D, vjeç 35. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.R, vjeç 30, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, nga pakujdesia me cigare, ka djegur banesën ku jetonte, në pronësi të shtetasit A.D, banues në Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 28.02.2017, shtetasi A.K, vjeç 29, banues në Gjirokastër, kallëzon se më datë 27.02.2017,  i është larguar bashkëjetuesja A.B, vjeç 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Më datë 28.02.2017, rreth pasdites, në fshatin Radat, Dropull, dy persona me kapuç, kanë hyrë në banesën e shtetasit K.S, vjeç 83, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe i kanë marrë 8.000 lekë e një aparat celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndaj shtetasit M.D, vjeç 36, banues në Zejmen, pasi dyshohet se më datë 27.02.2017, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E.K, vjeç 26, banues në Zejmen, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup. Neni 90/a i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, në spital, shtetasit Sh.E, vjeç 72, banues në Lezhë, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 28.02.2017, në rrugën “Lëvizja e Postrribës”, është djegur pjesërisht në pjesën e përparme mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Y.G, vjeç 24, parkuar në oborrin e banesës. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një difekti në impiantin elektrik. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u ndaluan shtetasit P.N dhe L.I, vjeç 15 e 17, banues në Shkodër, pasi, më datë 25.02.2017, në lagjen “Manush Alimani”, shtetases E.V, vjeç 34, i kanë vjedhur çantën me një sasi lekësh. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, në lagjen “Manush Alimani”, është vjedhur banesa e shtetasit N.V, vjeç 61, ku kanë marë një shumë të konsiderueshme Eurosh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.P, vjeç 27, banues në Vau Dejës, pasi dyshohet se më datë 27.02.2017, ka bllokuar rrugën e lagjes me pretendimin se kalon në pronën e tij. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 28.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin N.N, vjeç 50, banues në Fushë Arrës, pasi dyshohet se, në Fushë Arrës, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin Sh.M, vjeç 46.  Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit F.S dhe F.H, vjeç 41 e 74, banues në Kukës, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.2 me vetëgjyqësi, i pengojnë rrugën njëri tjetrit. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, shtetasi E.S vjeç 60, banues në Kukës, kallëzon se në lagjen Nr.2, janë dëmtuar disa zgara prej hekuri që rrethojnë pallatin në këtë lagje. Punohet për kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 28.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B, vjeç 23, banues në Tropojë, pasi, në lagjen “18 Gushti”,për shkak të detyrës, ka goditur me mjete të forta punonjësin e policisë së rendit publik. Neni 237 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin L.I, vjeç 32, banues në Burrel, pasi dyshohet se më datë 27.02.2017, rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Agjensia”, Burrel, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga për pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A.M, R.D dhe S.P vjeç 24, 22 e 26, banues në Burrel e Tiranë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më date 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.A, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 15.07.2016, në P.K.K Port Durrës, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, u  ekstradua nga Gjermania shtetasi në kërkim ndërkombëtar J.B, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Nenet 134/2 e 242 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 28 .02.2017, në P.K.K Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim F.A, vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi më datë 23.01.2017, është larguar nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.R,  vjeç 26, banues në Malësi e Madhe, pasi dyshohet se më datë 28.02.2017, në afërsi të P.K.K Hani i Hotit, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 31 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 3 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë është arrestuar 19 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
Janë kapur 8 persona për vjedhje, dhunë në familje dhe goditje për shkak të detyrës.
1 person për mitëdhënie.
Janë sekuestruar rreth 190 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 6 armë zjarri dhe municione luftarake.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 81 persona.
Gjatë 24-Orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht:
Një super operacion antidrogë është finalizuar nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Gjatë operacionit të koduar "Early Spring" janë arrestuar 17 persona që kryenin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.
Gjatë periudhës 10 mujore të hetimit të këtij grupi, nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë sekuestruar 31.140 rrënjë bimë cannabis sativa, 150 kg lëndë narkotike, 330 gramë farë bimë narkotike, 5 armë zjarri e municione luftarake, 9 automjete, si dhe 22 telefona

Finalizohet me sukses Operacioni "Kimisti".
Janë vënë në pranga dy shtetas.
Janë sekuestruar një sërë artikujsh dhe mallra industrial/ushqimor të kundërligjshëm.
Është dokumentuar veprimtaria e prodhimit në mënyrë të kundërligjshme të disa produkteve
Nga Specialistët e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.


Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...