Monitorim nga ajri i gjithë zonave me risk për të kontrolluar territorin dhe parandaluar kultivimin e bimëve narkotike.

Policia e Shtetit1

Monitorim nga ajri i gjithë zonave me risk për të kontrolluar territorin dhe parandaluar kultivimin e bimëve narkotike. (për video kliko mbi link).

Në zbatim të Planit të Veprimit të firmosur nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Policia e Shtetit hartoi Planin e Masave për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në këtë kuadër që prej javës së kaluar Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle masive në të gjithë vendin.

Po në kuadër të këtyre masave është edhe monitorimi nga ajri i zonave me risk.

Policia e Shtetit ka nisur monitorimin nga ajri në të gjitha zonat ku është shkatërruar vitin e kaluar, por edhe në zonat e konsideruara me risk.

Paralelisht me kontrollet nga toka kanë nisur edhe patrullimet nga ajri në të gjitha ato zona të cilësuara me risk nisur nga kultivimi gjatë vitit të kaluar, por edhe në ato zona bazuar në informacionet policore të grumbulluara deri tani ku dyshohet se mund të kultivohen bimë narkotike.

Kontrollet kanë nisur shumë me herët se vitin e kaluar.

Përmes takimeve me banorët dhe drejtuesit vendore, Policia e Shtetit ka konfirmuar se është e vendosur të parandalojë kultivimin e bimëve narkotike, si dhe të ndëshkojë cilindo që do tentojë të kultivojë bimë narkotike.

Deri tani fushata e parandalimit ka pasur sukses të plotë.

Asnjë rrënjë kanabis nuk është gjetur as në vendet e mbyllura e as të hapura.

Policia e Shtetit do vijojë kontrollet çdo javë, më të shpeshta në zonat me rrisk.

Gjithashtu Policia e Shtetit po vijon operacionet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për luftën kundër drogës.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...