Librazhd, goditet një rast i mitëdhënies

LibrazhdWhatsApp Image 2017-03-02 at 09.28.55

Goditet një rast i mitëdhënies.

I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i motorit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

H.A., 28 vjeç, banues në Polis Librazhd.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Mirakë - Librazhd, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mirakës”, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin motor në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një kartëmonedhë 10 Euro punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administraive pasi ishte pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kartmonedhën 10 Euro dhe motorin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe “Drejtimi i automjetit pa dëshmi” parashikuar nga nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.

 

WhatsApp Image 2017-03-02 at 09.28.55

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...