Shkodër, sekuestrohet 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në Pikën Kufitare Hani i Hotit.

ShkodërSHKODER 1

Goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike.

Sekuestrohet 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në Pikën Kufitare Hani i Hotit.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër dhe nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e Policisë të Grupit të Lëvizshëm Operacional (GLO), në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që:

Më datë 02.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

* 4 çanta, ku në total me një sasi prej 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa

Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a e 22 e 25 i Kodit Penal.

 

SHKODER 1

SHKODER 2

SHKODER 3

SHKODER 4

SHKODER 5

SHKODER 6

SHKODER 7

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...