Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 2 Mars 2017


DORËZIMI I ARMËVE1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit ka vijuar në të gjithë vendin dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.
Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të dorëzojnë armët dhe municionet luftarake brenda afatit të përcaktuar të amnistisë 30 Prill 2017.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Xh.M, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 01.03.2017, shtetasi R.L, vjeç 39, banues në Tiranë, kallëzon se pranë një kompanie me anë të falsifikimit të firmës, janë regjistruar disa numra me kontratë në emër të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është përplasur me mjetin e parkuar tip “Benz”, pronë e shtetasit H.H, vjeç 50, banues në Tiranë, ku janë dëmtuar pasagjerët D.H dhe E.Ç, vjeç 26 e 30, banues në Tiranë, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Rr, vjeç 25, banues në Elbasan, pasi, në rrugën Kavajë-Lushnjë, te rreth-rrotullimi i ‘’Bishtit të Zhurit’’, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge, për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja shtetasja J.T, vjeç 23, banuese në Lushnjë, dhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja shtetasja B.T, vjeç 21, banuese në Lushnjë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.A, vjeç 28, banues në fshatin Polis, Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Mirakë-Librazhd, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mirakës”, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin motorr në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një kartmonedhë 10 Euro punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative, pasi ishte pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kartmonedhën 10 Euro dhe motorrin. Nenet 244 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Gj, vjeç 33, banues në Kuçovë, pasi, në lagjen “10 Korriku”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Specialisitët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.P.Gj, 50 vjeç, banues në Fier.
2.E.B, 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.
3.H.G, 40 vjeç, banues në Fier.
(Të tre punonjës të një SHPSF.)
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëprmjet veprimeve korruptive dhe shpërdorimit të detyrës për një periudhe kohore dy javore, kundrejt marjes së ryshfetit, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën në objektin që kishin nën ruajtje, një sasi prej 400 litra naftê si dhe një sasi prej 75 copë tranversa në pronësi të një firme që është firma nënkontraktuese e një gazsjellësi.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:
-K.A, 32 vjeç, banues në fshatin Suk, Rroskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet korruptimit të punonjësve të një SHPSF, një sasi prej 55 copë tranversash, të cilat i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi T.H, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, në banesë, iu gjet e sekuestrua 5.4 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.03.2017, shtetasja V.N, vjeç 53, banuese në Durrës, kallëzon se shtetasja A.K, ka përdorur një çertifikatë familjare të falsifikuar, për njohje pronësie toke prej 13 dynymësh, në fshatin Dhërmi. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për hetime të mëtejshme. Nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin N.K, vjeç 43, banues në Ksamil, pasi dyshohet se, në rrugën Ksamil-Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.A, vjeç 30, banues në Vlorë, pasi, në  rrugën Vlorë-Skelë, në afërsi të stadiumit, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, ka goditur mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.M, vjeç 35, banues në Vlorë, ku për pasojë është aksidentuar ky i fundit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.N, vjeç 27, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 01.03.2017, u  arrestua në flagrancë  shtetasi S.K, vjeç 56, banues në Beograd, Serbi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Në datë 01.03.2017, në aksin rrugor Koplik-Bajzë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip Volvo (kamion), i ka ofruar 5 Euro punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte me të meta teknike.
Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit R.K, G.Gj dhe E.P vjeç vjeç 57, 32 e 28, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për periudhën Nëntor 2016-Janar 2017, kanë paguar me pagë 80.000 lekë shtetasin E.P. Nenet 248 e 186/3 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin Sh.S, vjeç 29, banues në fshatin Mamëz, pasi dyshohet se rreth orës 19:36, në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur “Ura e Gjegjanit”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Peugeot”, ka dalë nga rruga, është përplasur me trafik ndarësen dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Nenet 273, 290 e 291 i Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.Xh e A.Xh, vjeç 48 e 46, banues në Sauk, pasi dyshohet se, në Sauk, kanë kanosur me fjalë dhe me vetëgjyqësi, nuk kanë lejuar të rrethojë pronën, shtetasin G.Ll, vjeç 50. Nenet 84 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 25.02.2017, në rrugën “Kodra e Diellit”, i ka vjedhur një sasi lekësh, shtetasit, G.R, vjeç 53, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit E.S. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Z, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes A.Sh, vjeç 39. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Q, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Ali Demi”, në mjetin tip “Skoda”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.H, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, bashkëshorti A.H, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.M, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, pasi nuk e lejon ish bashkëshorten, N.M, vjeç 23, banuese në Tiranë, të takoj fëmijën. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.H, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka goditur me grusht shtetasin B.Gj, vjeç 55, banues në Fier. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases E.N, më datë 01.03.2017, u gjet nga familjarët dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.G, vjeç 72, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Gjergj Legisi”, ka kanosur shtetasen V.G, vjeç 47, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.Ç, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 28.02.2017, në rrugën “Muhamet Deliu”, ka vjedhur disa litra naftë, në kamionin tip “Man”, të shtetasit A.Q, vjeç 44, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.K, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, në rrugën e “Dibrës”, te një lokal,  i ka marrë një sasi lekësh shtetasit M.N, vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi, në banesë, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes M.P, vjeç 41. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.K, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhafer Zelka”, ka goditur me mjete të forta, shtetasin A.M, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u ndalua shtetasi A.T, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi më datë 28.02.2017, në rrugën e “Dibrës”, te një lokal, me anë të mashtrimit, i ka marrë telefonin celular shtetasit A.K. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01.03.2017, rreth orës 06:30, në Kamzë, në rrugën “Teksas”, ka rënë nga kati i 3-të, i banesës, shtetasi B.A, vjeç 26, me probleme mendore, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.K e P.Ll, vjeç 21 e 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te një stacion autobusi në Frutikulturë, shtetasi P.Ll, ka goditur shtetasin S.K, vjeç 54, banues në Tiranë, ndërsa shtetasi F.K, ka goditur me grusht, shtetasin I.Ç, vjeç 39. Punohet për kapjen e tyre. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.03.2017, në rrugën “Haki Stërmilli”, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi Xh.M, vjeç 63. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.Sh, vjeç 21, banues në fshatin Yrshek, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen E.Ll, vjeç 19. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 01.03.2017, në spital ka gjetur vdekjen shtetasi D.H, vjeç 26, banues në Vorë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprat penale “Shkatërrimi i  pronës nga pakujdesia“ dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Sh vjeç 49, banues në Durrës. Nenet 161 e 289 të Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, gjatë natës, në lagjen Nr. 13, pranë banesës shtetasit I.D, vjeç 46, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K.Xh vjeç 45, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, më datë 01.03.2017, rreth orës 18:00, në banesë, në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, dyshohet se i ka hedhur ujë të nxehtë, vajzës së tij, shtetases A.XH, vjeç 14, e cila është përfshirë për të shuar konfliktin midis prindërve.
Për pasojë, e dëmtuara është djegur në këmbë dhe ndodhet në Q.S.U.T nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 01.03.2017, rreth orës 07:00, në fshatin Larushk, në banesën e shtetasit G.M, vjeç 37,  ka rënë zjarr, për pasojë  ka dëme materiale. Nga veprimet rezultoi se shkaku i zjarrit ka ardhur nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 01.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen V.S, vjeç 56, pasi dyshohet se kunati S.S, vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.A, vjeç 36, banues në fshatin Katjel, pasi dyshohet se, në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, në spitalin psikiatrik, aksidentalisht ka rënë nga shkallët pacienti, shtetasi P.K, vjeç 49, banues në Himarë, i cili ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 01.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim J.B, vjeç 35, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Nenet 134 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, gjatë natës, në fshatin Mjekës, në banesën e shtetasit V.M, vjeç 36, kanë vjedhur 50 ml. kabull elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Xh.H, vjeç 68, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Skënderbeu”, i ka prerë disa pemë frutore, shtetasit A.F, vjeç 59, banues në Elbasan. Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.S, vjeç 51, banues në fshatin Këmbëthekër, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit R.M, vjeç 63. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 01.03.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin L.A, vjeç 34, pasi dyshohet se, ka shkelur vendimin e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Korçë, për urdhërin e mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin Gj.A, vjeç 61. Neni 321/2  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.Y, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi,  në qytet, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Iveko”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 01.03.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.Gj, vjeç 44, banues në Ersekë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi eurosh, shtetases L.I, vjeç 54. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 01.03.2017, te një zyrë, shtetases M.Z, vjeç 60, banues në fshatin Tërpan, i kanë vjedhur portofolin me dokumente e një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.Sh, vjeç 36, banues në Berat, pasi dyshohet se, në lagjen “Çlirim”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin V.P, vjeç 47, banues në Berat. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetësi R.H, vjeç 17, banues në Berat, pasi dyshohet se, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, i ka marrë me forcë telefonin celular shtetasit H.Z, vjeç 18. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 28.02.2017, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore shtetasja L.H, vjeç 61, dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Në vijim të komunikatës datë, që bënë fjalë për vjedhjen më datë 25.01.2017, në fshatin Imshtë, të një pompe uji, më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit N.B e V.K, vjeç 27 e 24, banues në fshatin Imshtë e Kallm i Vogël, Fier,punonjës të një ShPSF e roje në kantierin e mjeteve të një kompanie. Nenet 135/2 e 134/2 të Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin E.M, vjeç 49, banues në Karbunarë, pasi dyshohet se në fshatin Zhamë, ka pushtuar 4 dynym tokë, të shtetasit G.H, vjeç 69, banues në fshatin Biçukas. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, gjatë natës, në fshatin Skilaj, shtetasit P.N, vjeç 61, banues në Durrës, i kanë dëmtuar disa ullinj 1 vjeçar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, rreth orës 13:00 në fshatin Thanë, shtetasi A.Ll, vjeç 35, banues në Thanë, duke punuar tokën me frezë, aksidentalisht është dëmtuar dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 01.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të  mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.H, vjeç 40, pasi dyshohet se kunata, E.H, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 28.02.2017, rreth orës 20:00, në fshatin Llakatund, shtetasit M.Sh dhe K.H, vjeç 40 e 25, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, 4 persona me një mjet tip “Benz”, kanë goditur me sende të forta, shtetasin M.Sh. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 84 e 89 të Kodit Penal.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.02.2017, që bënë fjalë për vetëvrasjen me armë gjahu të shtetasit D.J, vjeç 16, më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 01.03.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen J.L, vjeç 23, banuese në  Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti R.L, vjeç 29, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.Ç, vjeç 31, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, shtetases F.Ç,  vjeç 58. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, rreth orës 19:00, në Selenicë, është djegur banesa e shtetases M.C, vjeç 54, banuese në Selenicë, ku janë djegur krejtësisht mobiljet dhe pajisjet elektro-shtëpiake. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë  01.03.2017, u  arrestua shtetasi G.A, vjeç 41, banues në Vlorë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj ish bashkëshortes shtetases O.A, vjeç 31, banuese në Vlorë. Neni 130/a/3/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Në vijim të komunikatës, datë 28.03.2017, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases A.B, më datë 01.03.2017, u kthye në banesë dhe deklaroi se është larguar me dëshirën e saj.

Më datë 01.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Gj, vjeç 45, banues në Gjirokastër, pasi, në lagjen “18 Shtatori”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B.P, vjeç 35, banues në fshatin Rraboshtë, pasi dyshohet se, në banesë, nga punonjësit e O.SH.E.E, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, rreth orës 08:00, në fshatin Zojs, në banesë shtetasi J.Sh, vjeç 63, aksidentalisht ka rënë nga shkallët, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.03.2017, gjatë natës, në fshatin Gurrëz, në banesën e shtetasit N.Sh, vjeç 76, kanë vjedhur një gjenerator elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, gjatë natës, në fshatin Fushë Kuqe, në banesën e shtetasit K.S, vjeç 49, kanë vjedhur disa batanije e jorgan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, rreth orës 17:30, në Laç është djegur pjesërisht mjeti tip ”Benz”, në përdorim të shtetasit F.K, vjeç 51, banues në Milot. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 28.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin N.D, vjeç 23, banues në Burrel, pasi dyshohet se me anë të telefonit dhe rrjetit social, ka shqetësuar shtetasen e mitur M.D, vjeç 13. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit A.N, V.N, V.N e Gj.B, vjeç 19, 23, 22 e 26, banues në Shkodër e fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se më datë 28.02.2017, në lagjen ‘’Skënderbeg’’, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë së rendit, për shoqërim. Nenet 242 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.B, vjeç 27, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në lagjen “Qemal Stafa”, ka organizuar një protestë të paligjshme me 15 persona kundër ardhjes së Kryeministrit në qytetin e Shkodrës. Neni 262 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, shtetasja T.B, vjeç 56,  banuese në Shkodër, përfaqësuese e një shoqate, kallëzon së shtetasja S.D, vjeç 16, ka tentuar të vetëdigjet me anë të zjarrit, e cila vuan nga probleme mendore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 28.02.2017, rreth orës 23:50, në lagjen “Perash”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F.D, banues në Shkodër. Nga zjarri është djegur pjesërisht mjeti. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasit L.Gj dhe G.A, vjeç 30 e 45, banues në fshatin Kryezi, pasi dyshohet se në këtë fshat, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasit I.C dhe B.C, vjeç 30 e 31, banues në fshatin Shlli, pasi dyshohet se, në Shlli, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasit Z.C dhe A.C, vjeç 34 e 34. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin M.Gj, vjeç 58, banues në fshatin Urakë, pasi dyshohet se, në Urakë, nuk e ka lejuar të punojë në tokën e tij, shtetasin Gj.M, vjeç 48. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin Z.C, vjeç 34, banues në fshatin Macukull, pasi dyshohet se, tek një stacion, ka goditur me sende të forta shtetasin I.C, vjeç 30, banues në fshatin Shlli. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin Sh.Q, vjeç 48, banues në  Burrel, pasi dyshohet se, në Burrel, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen D.B, vjeç 16. Neni 90 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 01.03.2017, u ekstradua nga Bullgaria, shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.K, vjeç 38,  banues në Turqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2017, u ekstradua dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Gj.C, vjeç 48, banues në Mirditë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Nenet 78 e 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më  datë 01.03.2017, u  ndalua shtetasi G.M, vjeç 40,  banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve". Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër dhe nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë të Grupit të Lëvizshëm Operacional (GLO), në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që:
Më datë 02.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
4 çanta, ku në total me një sasi prej 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva.
Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a e 22 e 25 i Kodit Penal.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 20 personave dhe është sekuestruar lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 5 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë është arrestuar 6 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
Janë kapur 4 persona për vjedhje dhe dhunë në familje.
2 persona për mitëdhënie.
3 persona në kërkim.
Janë sekuestruar rreth 66 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 58 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...