Vlorë, Policia Kufitare godet një rast mitëdhënie në Portin e Vlorës.

Vlorëmitedhenie 1

Policia Kufitare godet një rast mitëdhënie në Portin e Vlorës.

Kapet në flagrancë shtetasi:
- B.Q., 26, banues në fshatin Akërni, Vlorë.

Policia ka bërë kapjen e këtij shtetasi në Pikën Kufitare të Kalimit - Porti Vlorë, pasi ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, duke i ofruar atij dy kartëmonedha me prerje 20 euro (40 euro në total) të vendosura brenda në pasaportë.

Nga veprimet hetimore të Policisë, ky shtetas ka rezultuar me Ekspuls.

Në vitin 2016 është deportuar nga Zvicra, pasi ka qenë i dënuar për "Vjedhje" në shtetin Zvicerian dhe ka marrë urdhër dëbimi - Ekspuls, i cili vlen për të gjitha vendet e zonës Shengen.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit B.Q., për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".
(Neni 244 i Kodit Penal)

 

 

mitedhenie 1

mitedhenie 2

mitedhenie 3

mitedhenie 4

mitedhenie 5

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...