Belsh, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "BRILANT"

Belsh, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "BRILANT"(per video kliko mbi link)03op.brillant

Sekuestrohen 21 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 39 copë fishekë dhe një aparat celular.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në kuadër të një hetimi të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin e koduar "BRILANT".

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Besim Plaka, 23 vjeç banues në fshatin Trojas Belsh.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Trojas Belsh , grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

21 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

39 copë fishekë armë zjarri model 54, kalibër 7.62 mm.

1 aparat telefoni celular.

Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.

03op.brillant2

 

03op.brillant4

03op.brillant3

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...