Fier, tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Rrugore por arrestohet në flagrancë për mitëdhënie.

Fier, tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Rrugore, por arrestohet në flagrancë për mitëdhënie. 03fier.jpg2

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-N.K., 41 vjeç, banues në fshatin Kashisht, Fier, pasi:

Në rrugën Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar mjetin furgon tip “Ford”, u kap në flagrancë duke tentuar t'i japë patrullës së Policisë Rrugore në formë ryshfeti një kartëmonedhë 500 lekëshe, me qëllim shmangien e masës administrative pasi punonte shërbimin taksi i pa pajisur me licencë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...