Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 3 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen T.Z, vjeç 69, banuese në Tiranë. Neni 287 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.B, vjeç 58, banuese në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.A, vjeç 30, banuese në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.L, vjeç 19, pasi dyshohet se, ka ndërhyrë duke i marrë adresën e rrjetit social, shtetasit P.M, vjeç 29. Neni 293/b i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 02.03.2017, u arrestua shtetasi E.L, vjeç 32, banues në Tiranë, i dënuar më parë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.N, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi, në rrugën "Prokop Mima", shtetasi E.L ka goditur me grushta, në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin E.N, pasi ka vjedhur disa artikuj ushqimor, në dyqanin e motrës së shtetasit E.L. Shtetasi E.N ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 88/1 e 134/1 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.03.2017, rreth orës 16:38, tek një treg, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen V.V, vjeç 46, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, shtetasit M.L e M.C, vjeç 66 e 30, banues në Tiranë e Durrës, kallëzojnë se, në orën 11:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, një mjet u ka dëmtuar mjetet e parkuara tip “Benz” e “Reno”. Punohet për identifikimin dhe kapjen autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "BRILANT".
Sekuestrohen 21 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 39 copë fishekë dhe një aparat celular.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në kuadër të një hetimi të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin e koduar "BRILANT".
Si rezultat i një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B.P, 23 vjeç banues në fshatin Trojas Belsh.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Trojas Belsh, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
21 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
39 copë fishekë armë zjarri model 54, kalibër 7.62 mm.
1 aparat telefoni celular.
Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.03.2017, rreth orës 11:30, në rrugën Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, një shtetas duke drejtuar motorin tip “Yinxiang”, ka aksidentuar shtetasin Sh.K, vjeç 74, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 02.03.2017, rreth orës 05:30, në lagjen nr 18 në Korçë, është vetëdjegur me benzinë në banesën e ish-vjehrrës së tij shtetasi O.M, 38 vjeç, banues në Korçë.
Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas në sheshpushimin e pallatit, ka lyer veten e tij dhe më pas një pjesë të sasisë të lëndës djegëse (benzinë) e ka hedhur poshtë derës së banesës, brenda së cilës ndodheshin ish-vjehrra shtetasja D.Ç, 58 vjeç si edhe ish-kunata e tij shtetasja G.I, 28 vjeç.
Për pasojë shtetasi O.M, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Gjithashtu ka marrë djegie trupore shtetasja G.I, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, si edhe është djegur pothuajse e gjithë hyrja e apartamentit në pronësi të shtetases D.Ç.
Dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta ku autori O.M, i ka kryer këto veprime në gjendje të dehur si edhe i rënduar nga ana psikologjike.
Veprimet proceduriale u kryhen nga specialistët e Seksionit të krimeve kundër personit, të cilët referuan materialet për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” si edhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 151 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 02.03.2017, u ndalua shtetasi B.V, vjeç 36, banues në fshatin Starovë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’, për veprën penale ‘’Vjedhje duke shpërdoruar detyrën’’. Nenet 135 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.R, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.03.2017, tek një qendër tregtare, me karrotrecin tip “Nissan”, u kap duke transportuar një mjet lundrues plastik skaf, pa dokumentacionin përkatës, i cili u sekuestrua. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.K, vjeç 41, banues në fshatin Kashisht, Fier pasi:
Në rrugën Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar mjetin furgon tip “Ford”, u kap në flagrancë duke tentuar t'i japë patrullës së policisë rrugore në formë rryshfeti një kartëmonedhë 500 lekëshe, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi punonte shërbim taksi i pa pajisur me liçencë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.H, vjeç 47, banues në Patos, pasi, në “Qafën e Lalarit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.F, vjeç 31, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen "1 Maji", shërbimet kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 3 kg e 400 gr, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte e fshehur dhe e paketuar në dy qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Z,  vjeç 34, banues në Fier, pasi, në P. K.K Kakavije, nga kontrolli në mjetin tip “Benz”, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. Neni 283/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Q.H, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi eurosh duke i premtuar shitjen e një apartamenti, shtetasit D.L, vjeç 58, banues në Memaliaj. Neni 143/2  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.M, vjeç 17, banues në Kukës, pasi dyshohet se më datë 01.03.2017, në një shkollë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L, vjeç 48, banuese në fshatin Shtiqen, pasi dyshohet se në vitin 2008, ka përdorur dokumenta të falsifikuar për marrjen e disa numrave me kontratë në një kompani. Punohet për kapjen e saj. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Në vijim të informacionit datë 11.01.2015, që bën fjalë për veprën penale ”Vjedhja me armë mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, më datë 02.03.2017, në ambientet e I.E.V.P, Burrel, shtetasit B.H, iu komunikua vendimi i Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, “Arrest në burg”. Nenet 140, 22 e 25 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.03.2026, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.D, vjeç 35, pasi dyshohet se bashkëshorti O.D, vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.03.2026, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit te mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin O.D, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshortja H.D, vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në fshatin Farkën e Madhe, në shkollën e fshatit, për shkak të detyrës ka goditur me sende të forta, drejtorin dhe drejtoreshën e shkollës, shtetasit Xh.Q e O.I, vjeç 56 e 36, banues në Tiranë. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.T, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ka shqetësuar shtetasin A.Q, vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Pjetër Budi”, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait, shtetasit G.H, vjeç 69. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nipit, shtetasit E.T, vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.B, vjeç 59, banues Tiranë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka marrë një sasi pllakash, shtetasit K.Z, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, në rrugën “Dritan Hoxha”, në banesë është gjetur e vdekur shtetësia D.V, vjeç 55. Pritet akti i ekspertimit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.M, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, tek “Liqeni Artificial”, nga kontrolli fizik, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.M, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Frederik Shiroka”, në banesë, ka kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.03.2017, në rrugën “Jordan Misja”, me vetëgjyqësi, ka ndërruar bravën e derës të banesës së shtetasit I.K, vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.E, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Riza Cuka”, ka thyer me mjete të forta, xhamat e lokalit të shtetases L.L, vjeç 45, banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te Kthesa e Kamzës, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, shtetasi L.S, vjeç 26, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Lord Bajron”, te një karburant, duke furnizuar me karburant mjetin tip “Benz”, e ka goditur me grusht, pasagjeri i mjetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Sh, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Myslym Shyri”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.03.2017, shtetasi S.B, vjeç 60, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Besim Daja”, është kafshuar në këmbë nga qeni “pitbull”, i shtetasit F.Y, vjeç 59, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 02.03.2017, rreth orës 15:00, në rrugën “Gjon Mili”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B.Rr, vjeç 31, ku janë djegur disa orendi shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.Ç, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka tentuar të vjedhë me thyerje ambjentin, e shtetasit J.K, vjeç 37, banues në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.M, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, shtetases S.Zh, vjeç 69, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Punohet për kapjen e tij. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.P, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, D.P, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.K, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, K.R, vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

 Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.B, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 28.02.2017, nëpërmjet një emisioni televiziv, ka kanosur me fjalë për jetën, ish bashkëshorten H.B, vjeç 40, banuese në Tiranë, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Punohet për kapjen e tij. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.G, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka kanosur me fjalë, shtetasen V.J, vjeç 45, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.03.2017, u arrestua shtetasi K.L, vjeç 35, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit N.L, vjeç 30 dhe G.L., vjeç 76, banues në Tiranë, pasi, shtetasi K.L, ka kanosur me armë gjahu, kunatën e tij, shtetasen A.H vjeç 34, banuese në Tiranë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit F.L, 44 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shtetasja N.L (bashkëshortja e shtetasit K.L), ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunetërve të saj, shtetasve F.L dhe A.H. Shtetasit K.L, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, tip "Shotgan", të cilën e ka me leje, ndërsa xhaxhait të tij shtetasit G.L, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 94 copë fishekë, kalibër 7.62 mm. Shtetases A.H, iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet iu referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare" dhe Nenet 130/a, 278 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.H, vjeç 27, banues në Shijak, pasi dyshohet se, në Golem, tek një hotel, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.E, vjeç 34, banues në Kavajë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, L.E, vjeç 35. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.D, vjeç 58, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen M.D, vjeç 40. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  për shtetasin e mitur M.P, vjeç 14, banues në fshatin Shënvlash, pasi dyshohet se më datë 02.02.2017,  në lagjen Nr. 17/1, në lokalin e shtetases V.R, ka vjedhur një sasi lekësh si dhe dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2027, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  R.Xh, vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen 17/1, ka kanosur shtetasen S.D, vjeç  39, banuese në Durrës. Punohet për kapjen e tij.  Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin Sh.Sh, vjeç 42, banues në Krujë, pasi dyshohet se, në fshatin Krastë, u kap duke djegur furrë gëlqere, duke ndotur mjedisin. Neni 202 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin K.P vjeç 14, banues në fshatin Bubq, pasi dyshohet se, në fshatin Bilaj, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.H, vjeç 34, banues në fshatin Nikël, pasi, në Fushë Krujë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Jianshe”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, rreth orës 23:45, në Thumanë, shtetasi A.K, 27 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel” është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi H.A, 40 vjeç, banues në Laç, për pasojë është aksidentuar ky i fundit dhe pasagjeri shtetasi P.M, 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.G, vjeç 55, banues në fshatin Grekan, pasi dyshohet se më datë 01.03.2017, pranë banesës u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin P.S, vjeç 43, banues në fshatin Grekan, pasi dyshohet se më datë 01.03.2017, pranë banesës u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Rr, vjeç 45, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.B, vjeç 50, banues në fshatin Pashtresh, pasi dyshohet se në fshatin Seltë, shtetasit K.R, vjeç 58, banues në Elbasan, i ka prerë disa pemë frutore duke i dëmtuar çatinë e banesës. Nenet 150 e 206 të Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 31, banues në fshatin Griqan, pasi më datë 02.03.2017,  në këtë fshat, ka goditur me sende të forta, shtetasit S.H e P.H, vjeç 41 e 38. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin P.U,  vjeç 45, banues në fshatin Uruçaj, pasi dyshohet se më datë 01.03.2017, në këtë fshat ka dëmtuar disa pemë frutore të shtetasit R.U, vjeç 46. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, vjeç 54, banues në fshatin Dorëz, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë dyshohet të ketë goditur kushëririn e tij, shtetasin SH.H, 67 vjeç. Nenet 130/a/3 e 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 02.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.K, vjeç 24, banuese në Korçë, pasi dyshohet se bashkëshorti E.K, vjeç 26, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 02.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.R, vjeç 58, pasi dyshohet se bashkëjetuesi G.D, vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Devoll
Në vijim të komunikatës datë 26.02.2017, që bën fjalë për dhunë në familje, më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin në kërkim, Z.D, vjeç 28, banues në fshatin Stropan. Nenet 130/a/2 e 274  të Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin J.Ç, vjeç 27, banues në fshatin Velçë, pasi dyshohet se, përndjek e fyen, shtetasen M.M,  vjeç 17. Punohet për kapjen e tij. Neni 121 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.P, vjeç 64, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “Donika Kastrioti”, me mjetin “Ekskavator”, duke hapur themelet e një objekti, ka dëmtuar tubacionin e ujit. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u ndalua shtetasi Z.H, vjeç 42, banues në fshatin Dyshnik, pasi duke qenë roje në një kompani, i janë vjedhur një sasi materialesh. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.H, vjeç 33, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases P.E, vjeç 50. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.F, vjeç 32, banues në Vlorë, i arrestuar nga punonjësit e policisë Vlorë, më datë 02.03.2017, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Sheqishte ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit G.G, vjeç 45, ku ka marrë një sasi artikujsh të ndryshëm. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Sh, vjeç 41,  banues në Rroskovec, pasi, tek një qendër tregtare, u kap duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 02.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.K, vjeç 51, pasi dyshohet se bashkëshorti L.K, vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.Y, vjeç 63, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, në lagjen “Gafur Muça”, ka kanosur me fjalë shtetasin A.Gj, vjeç 43, banues në Lushnjë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datën 01.03.2017, gjatë natës, në fshatin Çermë, Divjakë, në banesën e saj, ka pirë medikamente mjekësore me mbidozë shtetasja A.M, 19 vjeçe, studente në vitin e parë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, e cila ka vdekur më datën 02.03.2017, në orën 07:30 në mëngjes , gjatë transportimit me ambulancë nga Spitali Lushnje për në Tiranë.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.03.2017, rreth orës 11:35, në lagjen “Pavarësia”, shtetasi S.F, vjeç 32, banues në Vlorë, duke riparuar mjetin tip ‘’Nissan’’ i ka rrëshqitur kriku, për pasojë ka dëmtime fizike, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.R, vjeç 30, banues në  Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen ‘’Rilindja”, ka goditur me grusht, shtetasin P.Ç, vjeç 41, banues në Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, rreth orës 04:30, në fshatin Nartë, afër Triportit ka rënë zjarr te një objekt, pronë e shtetasit N.J, vjeç 55, banues në Vlorë, për pasojë është djegur gomonia e shtetasit O.B, vjeç 31, banues në Vlorë. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.A, vjeç 32, banues në Sarandë, pasi më datë 02.03.2017, në lagjen Nr. 3, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, vjeç 40, banues në fshatin Qafë Gjashtë, pasi, ditën e djeshme ky shtetas dyshohet se ka kërcënuar me jetë djalin dhe bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit që i është ushtruar në banesë, forcat e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 granata ofensive, 5 ndezësa granatash, 1 sasi të vogël, e dyshuar me lëndë plasëse. Nenet 84 e 278/4 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin N.Dh, vjeç 58, banues në  Gjirokastër, pasi dyshohet se, në lagjen “Palorto”, ka kanosur me fjalë shtetasen A.B, vjeç 49, banues në Gjirokastër. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.03.2017, në banesë është vetëhelmuar me açeton, shtetësia K.H, vjeç 22, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 02.03.2017, gjatë natës, në Mamurras, në stallën e bagëtive, shtetases Dh.M, vjeç 42, i kanë vjedhur një bagëti të trashë. Punohet për identifikimin dhe kapjen autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës datë 20.02.2027, që bën fjalë për dhunë në familje, më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasin në kërkim Z.V, vjeç 31, banues në fshatin Kuç. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, një shtetas ka telefonuar dhe ka njoftuar se, në një lokal shtetasi M.M, mban armë zjarri me vete. Nga verifikimet e kryera rezultoi se informacioni ishte i rremë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit T.H, S.L dhe K.H, vjeç 48, 50 e 42, banues në fshatin Juban, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kapën duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/b i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.D, vjeç 35, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, A.C, vjeç 44, banues në Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.K, vjeç 54, banues në fshatin Koplik, pasi dyshohet se, në një firmë duke punuar është dëmtuar punonjësi, shtetasi A.L vjeç 50, banues në Koplik, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 01.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 1, kanë thyer xhamat e një vitrine. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 02.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, B.M vjeç 26, banues në fshatin Shëngjergj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’. Nenet 88 e 278/4 të Kodit Penal.

Më datë 02.03.2017, rreth orës 08:40, në liqenin e Komanit u gjet e mbytur shtetësia Z.M, vjeç 68, banuese në Fierzë, larguar nga banesa më datë 25.02.2017. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Gj, vjeç 25, banues në Dibër, pasi dyshohet se më datë 21.02.2027, pranë S.P.K.M, Morinë, nga kufiri jeshil ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 02.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Q, vjeç 26, banues në Vlorë. Policia ka bërë kapjen e këtij shtetasi në Pikën Kufitare të Kalimit - Porti Vlorë, pasi ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë kufitare, duke i ofruar atij dy kartëmonedha me prerje 20 euro (40 euro më total) të vendosura brenda në pasaportë. Nga veprimet hetimore të policisë, ky shtetas ka rezultuar me Ekspuls. Në vitin 2016 është deportuar nga Zvicra, pasi ka qenë i dënuar për "Vjedhje" në shtetin Zvicerian dhe ka marrë urdhër dëbimi - Ekspuls, i cili vlen për të gjitha vendet e zonës Shengen. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit B.Q, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Neni 244 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Policia Kufitare Kakavije godet një tjetër rast të "Trafikimit të lëndëve narkotike ".
Sekuestrohet 3 kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Më datë 02.03.2017, në Pikën Kufitare Kakavije, nga punonjësit e Policisë Kufitare u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi E.Z me automjetin tip "Benz". Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, në një vend të përshtatur poshtë kroskotit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.
Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën 6 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 3 kg.
Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit shtetasit E.Z, 34 vjeç, banues në Fier.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

 Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 20 personave dhe është sekuestruar lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 4 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë është arrestuar 5 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
Janë kapur 3 persona për dhunë në familje dhe goditje për shkak të detyrës.
4 persona për krime ndaj personit dhe kanosje.
2 persona për mitëdhënie dhe 2 persona në kërkim.
Janë sekuestruar rreth 28 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri, 133 fishekë, 2 granata dhe 5 ndezësh granatash.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 61 persona.
Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "BRILANT".
Janë sekuestruar 21 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 39 copë fishekë.
Është arrestuar në flagrancë një shtetas.
Nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.


Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.
                                                                                                                                                            

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...