Kapshticë, Policia Kufitare godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".

KAPSHTICË003

Policia Kufitare godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".

Sekuestrohen 76 pako me peshë 39 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetas maltez, poseduesi i lëndës.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ronald Galea, 45 vjeç, banues në Maltë.

Shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin kamionçinë tip "Ford",me targa HBQ412.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se mund

të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Konkretisht në pjesën e dyshemesë të këtij mjeti, u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

76 pako me peshë 39 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për  veprën penale:  “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar

nga nenet 283/a dhe 22 i Kodit Penal.

006

005

001

002

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...