Shkodër, goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike 4 Mars 2017

Shkodër001

Goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike.

Sekuestrohet 6.5 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Marijuanë, në Pikën Kufitare Hani i Hotit.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Kufirit të Gjelbër, në vijim të punës së tyre për goditjen e

rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që:

Më datë 03.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të

siguruara në rrugë operative, kanë konstatuar një person që po trafikonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Nga kontrolli i ushtruar dhe nga krehja e zonës përreth, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

* 6 pako në total me një sasi prej 6.5 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë.

Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a e 1 i Kodit Penal.

002

003

004

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...