Gjatë muajit Shkurt u goditen 29 raste të "Mitëdhënies"

Gjatë muajit Shkurt u goditen 29 raste të "Mitëdhënies" (per video klikoni mbi link)FOTO 001

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë intensifikuar punën për të goditur rastet e "Mitëdhënies" nga ana e qytetarëve në drejtim të punonjësve të policisë.

Në këtë kuadër gjatë muajit Shkurt nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë goditur 29 raste të "Mitëdhënies", konkretisht:

24 raste nga Policia Rrugore,

4 raste nga Policia Kufitare,

Si dhe 1 rast nga Patrulla e Përgjithshme.

Janë arrestuar 29 shtetas pasi kanë tentuar ti ofrojnë ryshfet punonjësit të Policisë, nga këta:

- 24 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë Rrugore për t'i shpëtuar masës administrative për shkeljen

e konstatuar, kryesisht për mos vendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektet e alkoolit e shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

- 4 shtetas janë arrestuar nga Policia Kufitare, ku dy prej tyre janë kapur në kufirin e gjelbër, në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare me

qëllim që këta të fundit t'i lejonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, si dhe dy shtetas të tjerë pasi kishin probleme me afatat e qëndrimit në hapsirën Shengen.

Gjithashtu u arrestua dhe një pasagjer nga Patrulla e Përgjithshme pasi i ofroi ryshfet punonjësve të policisë për të shmangur bërjen e testit të alkoolit drejtuesit të automjetit.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve të mos u japin ryshfet punonjësëve të policisë, pasi do të përballen me ligjin.

Nga ana tjetër ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë, duke falënderuar qytetarët dhe median për denoncimet e rasteve korruptive nga ana e punonjësve të policisë deri tani.

Bashkëpunimin me komunitetin për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, Policia e Shtetit e çmon si shumë me vlerë dhe efikase dhe në këtë kuadër ftojmë cilindo që evidenton dhe konstaton një shkelje ta denoncojë, pasi së

bashku ndërtojmë një ambjent sa më të sigurt për qytetarët.

FOTO 002

FOTO 003

FOTO 004

FOTO 005

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...