Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 4 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.Z dhe A.P, vjeç 49 e 76, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë falsifikuar certifikatën e pronësisë të shtetasit A.Z, vjeç 47, banues në  Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u ndalua shtetasja V.H, vjeç 55, banuese në Tiranë, administratore e një kompanie ndërtimi, pasi dyshohet se nga viti 2007, në rrugën “Teodor Keko”, me anë të mashtrimit, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, i ka marrë shumën 318.580 eurosh, shtetasit D.S, vjeç 56, banues në Tiranë. Nenet 180, 143/2 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit B.H, dhe A.A, vjeç 66 e 46, banues në Tiranë, shtetasi B.H, i dënuar më parë, pasi, në rrugën “Ibrahim Rugova”, u kapën duke i ushtruar aktivitetin e paligjshëm të këmbimit valutor. Me cilësinë e provës iu gjetën e sekuestruan një sasi lekësh. Nenet 170/ç e 25 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Niko Avrami”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.U, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Urani Pano”, duke drejtuar kamionin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin L.R, vjeç 47, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.  

Më datë 03.03.2017, rreth orës 16:30, në rrugën e “Kavajës”, pranë një karburanti, shtetasi J.B, vjeç 33, banues në Tiranë, duke drejtuar motorin tip “Suzuki”, ka goditur mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin E.L, vjeç 39, banues në Tiranë, ku si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar shtetasi J.B dhe pasagjerja e motorit shtetasja K.L, vjeç 19, banuese në Tiranë, të cilët pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë e ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.M, vjeç 23, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se rreth orës 16:30, në rrugën “Sulejman Delvina”, duke drejtuar mjetin tip “Chrysler”, ka aksidentuar shtetasin N.Sh, vjeç 48, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit G.M e F.D, vjeç  35 e 33, banues në Durrës. Nenet 248  e 112 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.A, vjeç 53, banues në Mamurras, pasi më datë 02.03.2017, në rrugën nacionale Milot-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A.K, vjeç 28, banues në Tiranë, për pasojë është aksidentuar shtetasi H.A dhe  pasagjeri shtetasi P.M, vjeç 38, banues në Mamurras, të cilët ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 dhe 291 i Kodit Penal.

Më datë  04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.K, vjeç 24, banues në Katund i Ri, pasi dyshohet se rreth orës 23:30, në unazë  Plepa-Shkozet, te mbikalimi Trenit, duke drejtuar mjetin tip “Mini Cooper”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar shtetasi G.K dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.M, vjeç 17, banues në fshatin Porodinë, pasi,  në Floq, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.D, vjeç 46. Neni 287 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.Sh, vjeç 49, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi dyshohet se, në lagjen “Lirim”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, duke e përdorur si taksi, pa dokumentacionin përkatës. Nenet 170/a, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për vlerësim, pasi, më datë 01.03.2017, shtetasi A.S, vjeç 66, banues në Gjirokastër, ka bërë kallëzim se më datë 20-21.02.2017, rreth orës 11:00-12:00, në lagjen “18 Shtatori“ te “Katrori”, një mjet i paidentifikuar, i ka goditur bashkëshorten F.S, vjeç 68, e cila më datë 25.02.2017, ka ndërruar jetë në banesë.

Më datë 03.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.M, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e ka dënuar 2 vjet burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Neni 290/3 i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.03.2017, shtetasi L.M, vjeç 57, banues në Lezhë, kallëzon se, më datë 06.01.2017 dhe datë 01.02.2017, në ATM e bankomatit, të një banke të nivelit të dytë, ka konstatuar se i mungonin në llogarinë e tij bankare një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 135 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin B.D vjeç 65, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, te mbikalimi i Patokut Kurbin, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorët shtetasit A.K dhe D.Ç, vjeç 74 e 46, banues në Laç, Kurbin e Dibër e Madhe, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.P, vjeç 23, banues në Shelqet, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale. “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, u gjet e sekuestrua 6.5 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Mariujanë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë. Neni 283/a/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 22, banues në Shkodër, pasi, në lagjen Kiras, te “Ish Poçeria”, duke drejtuar motorin tip “Lonçin”, pa targë, si pasojë e plasjes së gomës ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar shtetësia M.H, vjeç 28,  banuese në Shkodër, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 e 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.Xh, vjeç 44, banues në Has. Neni 248 i Kodit Penal.
 
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 03.03.2017, në fshatin Kolesjan, në një banesë të braktisur, është gjetur e vdekur shtetasja F.S, vjeç 53, e sëmurë mendore, larguar nga banesa më datë 23.12.2016, pasi nuk ka pranuar të shkojë me familjen e saj, në Tiranë. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për vdekje aksidentale.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S, vjeç 39, banues në Ksamil, pasi, te “Kanali Çukës”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford-Fiesta”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet e rënda
Më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 31, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasin M.Gj, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 88 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.02.2017, gjatë natës, në rrugën “Bill Klinton”, kanë vjedhur navigatorin e kasetofonin në mjetin tip “Benz”, pronë e shtetasit N.B, vjeç 55. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Q, vjeç 19, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi, te rrethrrotullimi i Shkozës, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit V.M e H.Xh, vjeç 32 e 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te “Liqeni i Thatë” te një kompleks, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, rreth orës 00:35, në Sauk, pranë Sanatoriumit, në një parkim privat, është djegur pjesërisht mjeti tip “BMV”, në pronësi të shtetasit I.A. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.  

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.03.2017, gjatë natës, në rrugën "Dritan Hoxha", përballë një karburanti, është vjedhur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.F, vjeç 25, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka pushtuar 30 m² tokë të shtetasit A.M, vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve J.H e S.H, vjeç 23 e 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën e “Kavajës”, në banesën e shtetasit E.I, vjeç 28, kanë vjedhur një sasi lekësh. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.N, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nuk zbaton vendimin e Gjykatës për gjyshin shtetasin M.Sh, vjeç 80, i cili është i pajisur me Urdhër mbrojtje. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, me vetëgjyqësi i ka bllokuar lokalin, shtetases A.S, vjeç 48, banuese në Tiranë, të cilës ia ka lënë me kontratë qiraje. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Ç.N, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Medar Shtylla”, në ambientet e jashtme të një lokali, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Th.B, vjeç 60, banues në Tiranë, me probleme mendore, i cili u dërgua për mjekim në spital, pasi dyshohet se, në rrugën “Myslym Shyri”, ka thyer xhamin e mjetit tip “Volkswagen”, të shtetasit E.B, vjeç 31, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.Z, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, i ka vjedhur syzet shtetasit E.L, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 03.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.K, vjeç 24, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Neni 130/a/1/4 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.T, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, ka dëmtuar mjetin tip “BMV”, të bashkëshortit shtetasit K.T, vjeç 39, banues në Tiranë, të cilëve, ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtës së menjëhershëm, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr.  9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, mbrapa një pallati, iu gjet e sekuestrua  1 dozë  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.A, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, te Komuna e Parisit, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin Xh.B, vjeç 69, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Gj, vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.S, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Kavajës”, në dyqanin e tij, ka kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.G, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Qemal Stafa”, ka prishur qetësinë publike me mjetin tip “Peugeot”, si dhe iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale një thikë. Nenet 274 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, shtetasi B.T, vjeç 59, banues në Tiranë, kallëzon se gjatë natës, në rrugën “Sitki Çiço”, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, pronë e një firme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H, vjeç 24, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Dajtit”, ka vjedhur një bizhuteri, në banesën e shtetasit A.B, vjeç 42. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 37, banues në Sukth, pasi në rrugën “Bulevardi Blu”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë me mulli dhe 72 fishekë. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Sh, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “3 Dëshmorët”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.M, vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.H, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, në kohë të ndryshme, ka kanosur shtetasen M.K, vjeç 27, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Konferenca e Pezës”, me vetëgjyqësi, ka hequr matësin e ujit, të banesës së shtetases I.I, vjeç 26, banuese në Tiranë, si pasojë nga rrjedhja e ujit, është dëmtuar banesa e saj. Punohet për kapjen e tij. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 03.03.2017, shtetasi S.T, vjeç 63, banues në Vorë, kallëzon se, nëpërmjet telefonit, është kanosur nga një person i panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.M, vjeç 29, banues në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në Kavajë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin A.A., vjeç 17, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit I.E dhe S.T, vjeç 39 e 59, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në fshatin Rrakull, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.H, vjeç 27, banues në Shijak, i dënuar më parë. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.K, M.H e G.H, vjeç  20, 18 e 18, banues në fshatin Shkallë, Manzë, pasi dyshohet se, në Manzë, pas një debati për motive të dobëta, kanë plagosur lehtë me grusht, shtetasin B.Gj, vjeç 18. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M, vjeç 33, banues në  Durrës, pasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës shtetases S.M, vjeç 52. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 17,  për motive të dobëta, ka kanosur me thikë shtetasin E.A, vjeç 32, si dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet 84 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, shtetasja M.K, vjeç 53, banuese në Durrës, kallëzon se, i është larguar nga banesa kushërira F.B, vjeç 79, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K, vjeç 31, banues në Shijak, pasi dyshohet se  nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin M.R, vjeç 31, banues në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, në lagjen nr. 15, në banesë, është rrëzuar nga krevati dhe është dëmtuar mbrapa kokës shtetasi J.M vjeç 17, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.
 
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin M.D, vjeç 69, banues në fshatin Bilaj, pasi dyshohet se, në fshatin Murqinë, ka pushtuar 9 dynym e 600 m² tokë pronë e shtetasit L.L, vjeç 56, banues në Murqinë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasen M.K, vjeç 30, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrës shtetases H.K, vjeç 70. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e motoçikletës tip “Yinxiang”, pa targë, të shtetasit B.Sh dhe më pas në fshatin Labinot-Fushë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Sh.K, më datë 03.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh, vjeç 21, banues në Elbasan,. Nenet 134, 290 e 273 të Kodit Penal.  

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasen L.T, vjeç 39, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Skënderbej”, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasin Q.M, vjeç 52. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasit M.A, A.M, F.M, B.M e A.A, vjeç 23, 19, 27, 22 e 34, banues në fshatin Mollas, pasi dyshohet se, në Mollas në një lokal, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur lehtë me grusht e sende të forta, shtetasit M.K, Xh.K e F.K, vjeç 20, 20 e 25, banues në Cërrik. Nenet  89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.A, vjeç 31, banues në Tiranë, administrator i një firme,  pasi dyshohet se, në fshatin Sebisht, është dëmtuar në dorë, punonjësi shtetasi V.P, vjeç 55, banues në Tiranë,  i cili  pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin G.D, vjeç 42, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 16, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin K.D, vjeç 47, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, para banesës, shtetasit M.B, vjeç 64, persona të paidentifikuar, i kanë djegur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, shtetasi S.N, vjeç 51, banues në fshatin Zaroshkë, Pustec, ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur një bagëti të trashë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, gjatë natës, në fshatin Qatrom, kanë vjedhur 3 pajisje të ndryshme, në banesën e shtetasit K.C, vjeç 52. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.D, vjeç 55, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ish nusja e djalit shtetasja F.H, vjeç 26, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 03.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.K, vjeç 47, pasi dyshohet se ish bashkëshorti shtetasi Dh.K, vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.S, vjeç 25, pasi dyshohet se bashkëshorti A.S, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi më datë 02.03.2017, në fshatin Vlashuk, kanë vjedhur lokalin dhe mini marketin e shtetases A.Ç, vjeç 38, ku kanë marrë paketa me cigare dhe disa karta telefoni. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi më datë 02.03.2017, në lagjen “11 Janari”, kanë vjedhur mini marketin e shtetasit G.D, vjeç 36, ku kanë marrë një sasi lekësh, paketa me cigare e detergjent. Neni 134/2 i Kodit Penal. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 03.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim J.A, vjeç 20, banues në Skrapar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Neni 278/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.Sh, vjeç 52, banues në fshatin Hekal Mallakastër, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka goditur me sende te forta shtetasin M.Sh, vjeç 27. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 03.03.2017, shtetasi A.A, vjeç 47, banues në Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, pretendon se është goditur nga fugoni tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.Xh, vjeç 22, banues në Bubullimë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.  

Më datë 03.03.2017, shtetasi B.K., vjeç 17, banues në fshatin Plug, duke lëvizur me biçikletë në fshatin Plug, është rrëzuar dhe pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa problem për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 03.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të  mbrojtjes për shtetasin T.L, vjeç 68, pasi dyshohet se, nipi shtetasi I.L, vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin  P.Dh, vjeç 58, banues në Divjakë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ka shqetësuar shtetasen J.V, vjeç 26. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për  shtetasin M.B, vjeç 49, banues në Vlorë pasi dyshohet se, ka kanosur shtetasin M.M, vjeç 37 banues në Vlorë, me një pistoletë lodër. Neni 84 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhje të energjisë elektrike, më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për  shtetasin në kërkim Sh.B, vjeç 48, banues në Vlorë. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.M, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me pëllëmbë bashkëjetuesen, shtetasen O.G, vjeç 27. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.B, vjeç 21, banues në Gjirokastër, pasi shtetasi N.Dh, vjeç 48, banues në Gjirokastër, ka bërë kallëzim se më datë 02.03.2017, në lagjen “SMT”, e ka kanosur me fjalë për motive të dobëta. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin T.K, vjeç 53, banues në fshatin Spiten, pasi dyshohet se, në Lezhë, pas një konflikti të çastit, ka goditur me shkelma shtetasin S.J, vjeç 62, banues në Lezhë. Neni 90/a i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.L, vjeç 26, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, pasi më datë 26.05.2014, në fshatin Kolajakë, ka vjedhur me dhunë në banesën e shtetases P.D. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit Z.M dhe B.D e Sh.D, vjeç 50, 32 e 26, banues në fshatin Stajkë e Mjedë, Vau Dejës, pasi dyshohet se, në fshatin Ganjollë, në basenin e lumit “Drin”, shtetasi Sh.D, me ekskavator tip “Fiat”, po ngarkonte inerte në kamionët tip “Benz” e “Man”, me drejtues shtetasit Z.M e B.D, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 199 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN & MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit & Migracionit Rinas
Interpol Tirana.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar E.Xh, 40 vjeç, lindur në Pogradec.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin Nr.835, datë 07.11.2014, e ka  dënuar shtetasin e mësipërm me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale "Heqja e paligjshme e lirisë " .
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi  dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

Më datë 03.03.2017, në Rinas, u kap shtetasi në kërkim K.P, vjeç 23, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 3 muaj burg “Për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin & Migracionin Korçë
 Policia Kufitare godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".
Sekuestrohen 76 pako me peshë 39 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë një shtetas maltez, poseduesi i lëndës.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
R.G, 45 vjeç, banues në Maltë.
Shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin kamionçinë tip "Ford". Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Konkretisht
në pjesën e dyshemesë të këtij mjeti, u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :76 pako me peshë 39 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për  veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet  283/a dhe 22 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 03.03.2017, gjatë patrullimit në ujërat tona, policia kufitare Guardia di Financa ka gjetur një gomone të prishur. Punohet për identifikimin e poseduesit.

Drejtoritë Vendore për Kufirin & Migracionin Shkodër
Goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike.
Sekuestrohet 6.5 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Mariujanë, në Pikën Kufitare Hani i Hotit.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Kufirit të Gjelbër, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që:
Më datë 03.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë konstatuar një person po trafikonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
6 pako ku në total me një sasi prej 6.5 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Mariujanë.
Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a e 1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin & Migracionin Kukës
Më datë 03.03.2017, nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje u bë ndalimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi, i shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht: Sh.S, 38 vjeç, banues në fshatin Resinoc, Kosovë.
Gjykata e Zvicrës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Pastrimi i provave”, parashikuar nga nenet 139/1/2, 144, 188 dhe 305 të Kodit Penal Zvicerian.
Gjithashtu, Prokuroria e Vjenës, Austri, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Vjedhja e rëndë”, parashikuar në nenet 127, 128, 129, 130,  249 dhe 241 të Kodit Penal Austriak.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Kufirit & Migracionit Dibër
Më datë 03.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.T, vjeç 24, banues në fshatin Rrushkull, Durrës, pasi dyshohet se, në P.K.K Bllatë, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një pasaportë e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...