Finalizohet operacioni "Illegal Bills" në pranga 9 persona

Finalizohet operacioni "Illegal Bills" në pranga 9 persona (per video klikoni mbi link) drejtori 1


Sot në datë 04.03.2017 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të koduar "ILLEGAL BILLS ".

Ky Operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi tëzhvilluar nga shërbimet e specializuara te Drejtorisë Vendore të Policise Shkodër, në bashkëpunim me

Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, hetim i cili ka zgjatur për një periudhë 6 mujore.

Ky hetim ka qenë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Shtrëngimit me me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, grup i

strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 ,

334/1 të Kodit Penal.

Sot në datë 04.03.2017 shërbimet e Drejtorisë Vendorë të Policisë Shkodër, të mbështetura nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë për Krimin e Organizuar dhe

Krimet e Rënda Tiranë , Forcat e Repartit Special Renea dhe

FNSH Shkodër, kane kryer ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës se Parë për Krimet e Rënda Tiranë “Arrest në Burg“ për shtetasit:

1. M.L, vjec 25, lindur dhe banues në Lagjen "Guerrile" Shkodër , i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit

dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak ”, parashikuar nga neni 278/2/5 të K. Penal.

2. A.B, vjec 28, lindur dhe banues në lagjen "Guerrile" Shkodër , në gjendje gjyqësore "i dënuar".

3. D.S , vjec 23 , në Shkodër dhe banues në Lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër.

4. Shtetasi G.S, vjec 17, lindur dhe banues në Lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër.

5. B.D, vjec 23, lindur dhe banues në Lagjen "Qemal Stafa" Shkodër.

6. G.V, vjec 57, i lindur e banues në lagjen "Ahmet Haxhia", i dënuar.

7. F.D, vjec 53, lindur dhe banues në lagjen "Kongresi i Përmetit", Shkoder.

8. I.L, 24 vjeç, banues ne lagjen Guerile, Shkodër.

9. H. L, 16 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Përmes ketij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme aktiviteti kriminal i "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Grup i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga

organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, vepra penale këto te parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 të Kodit Penal, aktivitet ky që personat e ndaluar e kryenin me njëri-tjetrin në bashkepunim, të shtrirë

kryesisht në zonën e njohur si "Tregu i Zdrales" dhe "Rruga e Gjenë e Kirasit", në qytetin Shkodër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar rrezikshmerine kriminale që paraqesin, me anë të shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes, kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshëm duke u marë pagesa çdo muaj

bizneseve private, të cilat ushtronin aktivitetin në zonen e njohur si "Tregu i Zdrales" dhe "Rruga e Gjenë e Kirasit", Shkodër .

Gjatë ekzekutimit të urdhërave, kontrolleve të banesave, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale:

• Dy automjete, një autoveturë "Mercedez Benz", i blinduar, me targë AC 108 dhe një autoveturë "Fiat".

• 7 telefona celularë

• 6 uniforma kamuflazhi

• Nje targë automjeti BP 1065 HT.

• Një palë dylbi,

• Tre skafandra motorri

• Një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa

• Fletore shënimesh, me shënime të emrave të personave dhe lekët .

Në vijim informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, vijon punën për dokumentimin e aktivitetit të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet e përgatitura i janë percjellë Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.

001

002

003

004

005

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...