Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 5 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

 

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S., vjeç 65, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie private, pasi dyshohet se në rrugën “Haxhi Sina”, me anë të mashtrimit, i ka marrë truallin dhe nuk i ka dhënë apartamentin shtetasit V.B, vjeç 71, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj pronës
Tiranë
Më 05.03.2017, rreth orës 00:17, është aktivizuar sinjali i një banke të nivelit të dytë, ndodhur në Rrugën “Hamdi Cinoimeri”.
Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar xhamin e hyrjes kryesore të Bankës të thyer.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe kqyerja e kamerave të kësaj Banke, ka rezultuar se një shtetas pasi ka thyer xhamin me sende të forta (gurë), ka hyrë brenda Bankës ku ka kontrolluar sirtarët dhe më pas është larguar pa marr asgjë, sipas edhe deklarimeve të punonjësit të  bankës.
Po nga kqyrja e kamerave rezultoi se ky shtetas i ka kryer këto  veprime për  20 sekonda dhe  më pas është larguar me shpejtësi.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 29, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, rreth orës 13:25, në rrugën “Skënderbeu”, shtetasi A.K., vjeç 27, banues në Valias i Ri, Kamzë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “BMV”, ka aksidentuar këmbësorin A.K., vjeç 27, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.D., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar pa leje drejtimi e në gjendje të dehur, çiklomotorin tip “Zongsheng”, është përplasur me mjetin tip “BMV”, me drejtues shtetasin K.Z. vjeç 24 banues në Sarandë, për pasojë është aksidentuar R.D., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.H, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, në rrugën “Sami Frashëri”, duke drejtuar me leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, ka aksidentuar këmbësoren L.R., vjeç 60 banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.R.,  vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Xh.B., vjeç 16, pasi dyshohet se në Sukth, ju gjetën e bllokuan 3 doza  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi  K.D., vjec 23 banues në Lezhë, pasi në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip  “Benz”, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin  N.T., vjeç 63, banues në fshatin Gurëz, Krujë. Neni 290  i  Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M. vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, në aksin rrugor Ura e Dajlanit-Shkozet, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren F.G., vjeç 49, banuese në Golem, Kavajë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal

Më datë 05.03.2017, rreth orës 03:20, në fshatin Luz Fushë-Krujë, mjeti tip “Hyndai”, me drejtues shtetasin G.M., vjeç 34, banues në fshatin Urëz Laç, ka aksidentuar këmbësorin Q.B., vjeç 67, banues në Mamurras, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Informacion paraprak.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.G., vjeç 22, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin L.Q., vjeç 44, banues në Korçë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, vjeç 27, banues në fshatin Ferras, pasi iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin Xh.H., vjeç 20 banues Lushnjë, pasi dyshohet se në lagjen “Skënder Libohova”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe ka nxitur një person tjetër për ta përdorur. Nenet 283/1 e 286 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S. vjeç 22, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori”, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Interpol Tirana
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Gj.Ç, 48 vjeç, lindur dhe banues në Kaçinar/Mirditë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin Nr.70, datë 23.02.1999, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me  25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale "Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78, 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.
Ky vendim ka marrë formë të prerë më datë 04.03.1999.
Përshkrimi i ngjarjes:
Më  datë  27.07.1997,  ky shtetas, në  rrugën nacionale Rrëshen-Kurbnesh në  afërsi të vendit të quajtur <Agjencia e vjetër> në qytetin  e Rrëshenit,  i  nxitur nga motive  hasmërie, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit M. N, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit M. N dhe shtetasja D. K,  si dhe janë plagosur  rëndë  shtetasit  P. P dhe  F.P, të cilët kanë qenë udhëtarë në furgon.
Pas  ngjarjes shtetasi  Gj.Ç,   ka  arritur  të  largohet  nga  vendi i  ngjarjes   dhe  sipas informacioneve  të  vazhdueshme ndodhej në Angli.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi  dhe ekstradimi i tij nga Londra drejt vendit tonë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të koduar "ILLEGAL BILLS ".Ky Operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi tëzhvilluar nga shërbimet e specializuara te Drejtorisë Vendore të Policise Shkodër, në bashkëpunim meProkurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, hetim i cili ka zgjatur për një periudhë 6 mujore.Ky hetim ka qenë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Shtrëngimit me me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, grup istrukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 ,334/1 të Kodit Penal. Shërbimet e Drejtorisë Vendorë të Policisë Shkodër, të mbështetura nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë për Krimin e Organizuar dheKrimet e Rënda Tiranë , Forcat e Repartit Special Renea dheFNSH Shkodër, kane kryer ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës se Parë për Krimet e Rënda Tiranë “Arrest në Burg“ për shtetasit:
M.L vjeç, 25, lindur dhe banues në Lagjen "Guerrile" Shkodër , i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit
dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak ”, parashikuar nga neni 278/2/5 të K. Penal.
A.B vjeç,  27  lindur dhe banues në lagjen "Guerrile" Shkodër , në gjendje gjyqësore "i dënuar".
D.S vjeç, 24 , në Shkodër dhe banues në Lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër.
G.S, vjeç, 17, lindur dhe banues në Lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër.
B.D, vjeç,  24, lindur dhe banues në Lagjen "Qemal Stafa" Shkodër.
G.V, vjeç,  57, i lindur e banues në lagjen "Ahmet Haxhia", i dënuar.
F.D, vjeç, 53, lindur dhe banues në lagjen "Kongresi i Përmetit", Shkoder.
I.L vjec  23 banues në lagjen Guerile, Shkodër.
H. L, 16 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër.
Përmes ketij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme aktiviteti kriminal i "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "Grup i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale ngaorganizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, vepra penale këto te parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 të Kodit Penal, aktivitet ky që personat e ndaluar e kryenin me njëri-tjetrin në bashkepunim, të shtrirëkryesisht në zonën e njohur si "Tregu i Zdrales" dhe "Rruga e Gjenë e Kirasit", në qytetin Shkodër.Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar rrezikshmerine kriminale që paraqesin, me anë të shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes, kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshëm duke u marë pagesa çdo muajbizneseve private, të cilat ushtronin aktivitetin në zonen e njohur si "Tregu i Zdrales" dhe "Rruga e Gjenë e Kirasit", Shkodër .Gjatë ekzekutimit të urdhërave, kontrolleve të banesave, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale:
Dy automjete, një autoveturë "Mercedez Benz", i blinduar, me targë AC 108 dhe një autoveturë "Fiat".
7 telefona celularë
6 uniforma kamuflazhi
Nje targë automjeti BP 1065 HT.
Një palë dylbi,
Tre skafandra motorri
Një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa
Fletore shënimesh, me shënime të emrave të personave dhe lekët .
Në vijim informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, vijon punën për dokumentimin e aktivitetit të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.Materialet e përgatitura i janë percjellë Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.

V. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.03.2017, rreth orës 00:20, në rrugën “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur mjeti tip “BMV”, në pronësi të shtetasit I.A., vjeç 39 banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 04.03.2017, rreth orës 20:10, te një hotel, shtetasi P.T 61 vjeç, rezident ne Tirane, ka goditur me grusht rojën e sigurisë shtetasin G.R., 25 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhje në banesën e shtetasit E.I., më datë 04.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim J.H., vjeç 23 banues në Peqin. Nga veprimet e kryera rezulton, se në bashkëpunim me shtetasin B.M., vjeç 22, banues në Memaliaj, Tepelenë, janë autor të vjedhjeve më datat 25.01.2017, 03.01.2017, 25.01.2017, 01.02.2017, 10.02.2017 e 19.02.2017. Punohet për kapjen e bashkautorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, rreth orës 19:30, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, është thyer xhami dhe kanë marrë 2 çanta dore, në mjetin tip “Peugeot”, të shtetases E.D., vjeç 36, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 150 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 04.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasit A.SH. vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve A.SH e F.SH, vjeç 52 e 50, banues në Tiranë. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, gjatë natës, kanë vjedhur dy targat e mjetit tip “Peugeot”, në pronësi të shtetases P.Th, vjeç 34, banuese në Kodër Kamzë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.H., vjeç 66, banuese në Kombinat, pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasen K.B., vjeç 25 banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim S.I. vjeç 55, banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, rreth ores 02:10, jemi njoftuar nga Ambasada Gjermane, se ka ndërruar jetë në banesë diplomati i Ambasadës Gjermane shtetasi M.G. 54 vjeç. Mendohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, atak kardiak. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen shtetasit S.M., vjeç 21 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Siri Kodra”, i ka marrë me dhunë një sasi lekësh banakierit të një lokali shtetasit E.H., vjeç 20 banues në Tiranë. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.P. vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti K.P., vjeç 32 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.03.2017, shtetasi H.P. vjeç 39, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Bulevardi Blu” Kamzë, i kanë vjedhur targat të mjetit tip “Nisan”, në pronësi të një firme private. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen H.S., vjeç 45 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti H.M., vjeç 52 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Tiranë
Konstatohet me lëndë eksplozive, pranga 32 vjeçarit
Më datë 04.03.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin
A.A, 32 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas është arrestuar, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në kryqëzim me rrugën “Konferenca e Pezës”, pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip "Ford", iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Dy kallëpe të dyshuar lëndë eksplozive e llojit Tritol.
Po punohet për dokumentimin e kësaj ngjarje, për zbardhjen e  qëllimit të mbajtjes së lëndës eksplozive si dhe të destinacionit final.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.Z. vjeç 40, banuese në Vorë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka ndërprerë energjinë elektrike vjehrrës K.Z., vjeç 75, banuese në Vorë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H. vjec 43, banues në fshatin Kuç, pasi dyshohet se në Kuç, me vetëgjyqësi, ka krasitur një pemë ulliri në pronësi të shtetasit D.I. vjeç 41, banuese në këtë fshat. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 04.03.2017, në lagjen nr. 2, kanë vjedhur 1 televizor “Samsung”, në banesën e shtetasit G.GJ, vjeç 52, emigrant në Itali. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.Ll., vjeç 15 pasi dyshohet se në Kavajë, në një magazinë të braktisur, u kap me 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin V.GJ. vjeç 56 banues në fshatin Bizë, pasi dyshohet se në Bizë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin M.B vjec  41, banues në këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen J.R., vjeç 26, banuese në Durrës, pasi dyshohet se nipi M.B , vjeç 21, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.03.2017, rreth orës ora 03:00, në lagjen nr. 14/1, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Fiat Punto”, në pronësi të shtetasit  I.N., vjeç 55, banues në Durrës. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.D., vjeç 52, banues me qera në Durrës, pasi dyshohet se shtetasja A.P., vjeç 20, ka bërë kallëzim, se e ka ngacmuar seksualisht. Neni 108/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe punohet për kapjen e shtetasit G.SH., vjeç 38 banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se shtetasja Y.S., vjeç 28 ka bërë kallëzim se në banesën me qera, i ka marrë një televizor, një varesë floriri, një sasi lekësh dhe një batanije, e cila ju gjet në banesë dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.S., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën automobilistike Librazhd–Përrenjas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur për të ndaluar shërbimeve të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.B  vjeç 20 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Librazhd, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin A.C, vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit L.L. e R.Ç vjeç 30 e 19 banues në fshatin Gjinomadh, pasi dyshohet se, në Gjinomadh, për motive të dobëta, kanë  goditur me sende të forta shtetasit E.S. e L.S., vjeç 48 e 46, banues në këtë fshat. Nenet 89 e 25 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.K., vjeç 30, banues në fshatin Lozhan, Maliq, pasi dyshohet se gjate nje  ndeshje  futbolli ka hequr një stol dhe e ka hedhur në fushë. Neni 274 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.GJ. vjeç 40 banues në fshatin Klocë, pasi dyshohet se në fshatin Pocestë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A.H., vjeç 27 banues në Klocë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 04.03.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Zh.G., vjeç 50, pasi dyshohet se më datë 03.03.2017, nusja e djalit F.M., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.S., vjeç 20 banues në Berat, pasi dyshohet se në fshatin Polican, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik. Neni 236/1 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 04.03.2017, gjatë natës, në fshatin Perondi, në magazinën me veglat pune të shtetasit R.G., vjeç 57, banues në Kuçovë, kanë vjedhur një pompë e një kompresor për spërkatje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për  shtetasin  A.K., vjeç 48 banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në ambientet e një shkolle ka prerë një pemë dekorative dhe ka prishur qetësinë publike. Nenet 206 e 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 04.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T. , vjeç 26,  banues në fshatin Kafaraj, pasi në vendin e quajtur “Zogu i zi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Dajmler Chrysler”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasve M.A. e  E.A., vjeç 19 e 29, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 04.03.2017, në bulevardin “Jakov Xoxa”, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin E.M., vjeç 41 banues në Fier. Nenet 278 e 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 04.03.2017, në lagjen “Loni Dhamo”, në banesë, ka vdekur shtetasi S.GJ, vjeç 69. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.03.2017, shtetasja  E.A. banuese në Vlorë, ,koordinatore e një qendre, kallëzon se më datë 03.03.2017, është larguar nga kjo qendër për në shkollë dhe nuk është kthyer shtetasja R.S., vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më datë  04.03.2017, u  arrestua  në flagrancë shtetasi T.T., vjeç 65 banues në Vlorë, pasi dyshohet se djali A.T vjeç 41 banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se e kanos vazhdimisht për motive pronësie. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 04.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B. vjeç 22, banues në Sarandë, pasi në rrugën  ‘’Onhnezmi’’, duke drejtuar pa leje drejtimi moto mjetin tip “Aprilla”, ka aksidentuar të miturën A.P., vjeç 8 banuese në Sarandë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 i Kodit Penal.    

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Sarandë, për shtetasin A.L,  vjeç 51 banues në Sarandë, pasi dyshohet se vëllai P.L.vjeç 66 banues në Sarandë, ka bërë kallëzim se me vetëgjyqësi, ka marrë disa orendi në një banesë, për të cilën janë në konflikt gjyqësor. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 04.03.2017, gjatë natës, në superstradën Lezhë–Milot, afër kryqëzimit të Zejmenit, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit A.L. vjeç 37 ku kanë marrë mallra me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit A.P. e A.L. vjeç 42 e 36, banues në Shëngjin, pasi dyshohet se në portin Shëngjin, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 04.03.2017, në Qendrën Shëndetësore Shpërdhet, Mamurras, infermierja J.Ç, vjeç 29 ka konstatuar se kanë vjedhur një derë duro alumini. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.A., vjeç 62 banues në fashtin Shtoj i Vjetër, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 04.03.2017, në urgjencën e spitalit rajonal, është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasja K.P., vjeç 18. Nga veprimet e kryera rezulton, se në banesë, ka konsumuar pesticide për të spërkatur hardhitë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.Ç vjeç 35, banues në fshatin Dedaj, pasi dyshohet se në Dedaj, për motive pronësie, ka kanosur shtetasin N.S. vjeç 63 banues në këtë fshat, i cili ka bërë kallëzim. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe punohet për kapjen e shtetasit F.H., vjeç 17 banues në fshatin Breg Lumë, pasi dyshohet se në rrugën “Shëtitore e vjetër”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”,për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Nenet 242 e 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin A.K.  vjeç 74 banues në Burrel, pasi dyshohet se, në lagjen “Pjetër Budi”, ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.


VI. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
QAFË-THANË
(Informacion paraprak)
Goditet rasti i dytë brenda 24 orëve i "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e fshehur nëpër baleta druri në rimorkion e një traileri.
Kapet në flagrancë një shtetas maqedonas, poseduesi i lëndës .
Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës bënë kapjen në flagrancë të shtetasit maqedonas:
N.D., 40 vjeç, banues në Maqedoni.
Shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me  një mjet tip trailer të markës "Volvo" dhe Rimorkio në të cilën ishin të imbarkuara baleta druri.
Ky mjet u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe më pas në Skaner. Gjatë procesit të skanimit u shfaqën dyshime se në mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike.
Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të çdo balete u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur kuti plastike (me ngjyrë të  zezë)të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa .
Ky mjet është transportuar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku nga ana e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet po vijon puna për nxjerrjen e çdo kutie me lëndë të dyshuar narkotike dhe peshimin e saktë të kësaj sasie, si edhe thellimin e hetimeve  lidhur me këtë linjë të trafikut ndërkombëtar.
Në përfundim të veprimeve proceduriale do ju informojmë për detaje të tjera më të hollësishme.

­­­­­­­­Më datë 04.03.2017, në PKK Kapshticë në dalje, shtetasit çek J.V, vjeç 57, banues në Çeki, në mjet ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një pistoletë tip “ KORA 007” dhe 6 fishekë, e cila dyshohet se është armë gjurmëlënëse. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për vlerësim.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.H. , vjeç 47 banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 02.03.2017, në vendin e quajtur “Kepi i Gallovecit”, u kap me një mjet lundrues gomone, pa bërë deklarimin e ndryshimeve dhe pa autorizim përdorimi. Mjeti u bllokua me cilësinë e provës materiale. Nenet 28 e 29 të ligjit 8663, datë 18.09.2000.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 04.03.2017, në PKK Morinë në hyrje, u kap shtetasi në kërkim A.B. vjeç 19 banues në Tapizë, Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 30 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...