Sarandë, Policia Kufitare parandalon një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Sarandë, Policia Kufitare parandalon një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë. sarande

Policia Kufitare e Sarandës sekuestron në kufirin e gjelbërt 4 çanta të mbushura me lëndë narkotike, gjithësej 75 kg Cannabis Sativa.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, rreth orës 16:30 në vendin e quajtur "Lerat e Vlashit", kanë konstatuar tre persona që po transportonin disa çanta shpine ku dyshohej se kishin lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave të cilët porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.

Policia Kufitare sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4(katër) çanta shpine të zeza, brenda të cilave gjendej lëndë narkotike e llojit canabis sativa, e paketuar në qese transparente.
Pesha e katër çantave është 75 kg.

Çantat me lëndën narkotike u bllokuan dhe më pas i kaluan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për ndjekje të mëtejshme.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë po vijone krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tre personsve që trasportonin lëndën narkotike.

Vazhdon puna per identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë trafik të lëndëve narkotike.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...