QAFË-THANË, Policia Kufitare brenda 24 orëve të fundit godet dy raste të tentativës për "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike"

QAFË-THANË, Policia Kufitare brenda 24 orëve të fundit godet dy raste të tentativës për "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike" (per video kliko mbi link) f00ab3d0-dfe7-468d-b656-6ec2654d72ed

Sekuestrohen 1563 kuti plastike me peshë 273 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, sasi kjo e fshehur në 800 paleta druri në rimorkion e një traileri.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit maqedonas:

N.D, 40 vjeç, banues në Maqedoni.

Shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me një mjet tip trailer të markës "Volvo", në të cilën ishin të imbarkuara paleta druri.

Ky mjet u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe më pas në Skaner. Gjatë procesit të skanimit, u shfaqën dyshime se në mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike.

Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të 800 paletave prej druri, u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur 1563 kuti plastike (me ngjyrë të zezë) me peshë totale 273 KG lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa .

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga ana e Specialistëve të Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Nga këto struktura vijon puna për dokumentimin e ngjarjes, thellimin e hetimeve, identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë linjë trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotikëve.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 i Kodit Penal.

2a537a64-5637-45f2-885c-8bf9171b06c0

3e1c0a50-e7ff-4cb4-9663-3bbb267840cb

6f5850ae-d362-42e0-bcf0-4bbb56bda85f

95e1b2ca-f439-477e-b922-5fb3a8040d56

cfe75be4-6300-42c5-ae0e-940b6b14d4f4

e23875f4-f499-4ab6-b90c-a3b55f735f1f

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...