Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 6 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Vijon masivisisht dorëzimi vullnetar i armëve.
Në të gjithë vendin gjatë fundjavës janë dorëzuar 93 armë zjarri, 22.489 fishekë, 152 granata, 147 ndezësa, 37 krehëra, 19 kapsolla detonatore, 11 kallëpe tritoli, 1 mortajë.
Konkretisht në Qarqet:

Qarku Korçë:
Gjatë fundjavës janë dorëzuar: 12 armë zjarri, 2525 copë fishekë, 20 granata dore, 25 ndezësa granatash, 6 krehëra automatiku dhe pushke. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Devoll 5 armë zjarri dhe 1000 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec 2 armë zjarri, 205 fishekë, 20 granata dore, 25 ndezësa granatash dhe 3 karikatorë automatiku. Në Komisariatin e Policisë Korçë 3 armë zjarri dhe 600 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Maliq 1 armë zjarri dhe 720 fishekë. Në Stacionin e Policisë Shtikë: 1 armë zjarri dhe 3 krehëra pushke.

Qarku Elbasan:
Gjatë fundjavës dorëzohen 12 armë zjarri, 10638 fishekë, 19 kapsolla detonatore, një granatë difensive dhe 13 krehëra konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Librazhd dorëzohen 9 armë zjarri, 6138 fishekë, 19 kapsolla detonatore, një granatë difensive dhe 13 krehëra, në Komisariatin e Policisë Gramsh 3 armë zjarri dhe 4500 fishekë.

Qarku Vlorë:
Gjatë fundjavës janë dorëzuar 11 armë zjarri, 500 fishekë dhe 2 granata. Konkretisht: Në Selenicë, 8 armë zjarri, 2 granata dhe 500 fishekë. Në Vlorë, 2 armë zjarri. Në Himarë 1 armë zjarri.

Qarku Tiranë:
Gjatë fundjavës në Qarkun e Tiranës janë dorëzuar 11 armë zjarri, 1128 fishekë si dhe 6 granata.

Qarku Durrës:
Dorëzohen në Qarkun e Durrësit 11 armë zjarri dhe 3 granata, konkretisht :
Në Komisariatin e Policisë Durrës dorëzohen 4 armë zjarri;
Në Komisariatin e Policisë Shijak 2 armë zjarri;
Në Komisariatin e Policisë Krujë 3 pushkë, 2 automatikë dhe 3 granata

Qarku Dibër:
Gjatë fundjavës janë dorëzuar 10 armë zjarri, 1 mortajë, 102 granata, 100 ndezësa detonator, 7 kallëpe tritoli, fitil zjarr përcjellës, 10 krehëra dhe 3269 fishekë, konkretisht:
Në Komisariatin e Policisë Dibër, 5 armë zjarri, fitil zjarr përcjellës, 7 kallëpe tritoli, 10 krehëra dhe 3243 fishekë.
Në Komisariatin e Policisë Bulqizë janë dorëzuar 3 armë zjarri.
Në Komisariatin e Policisë Mat 1 armë zjarri dhe 26 fishekë.
Në Stacionin e Policisë Klos 1 armë zjarri, 1 murtajë, 100 granata dhe 100 ndezësa.

Qarku Fier:
Janë dorëzuar 5 armë zjarri, 8 krehëra, 2525 fishekë dhe 2 granata. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Fier është dorëzuar 1 armë zjarri dhe 380 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Lushnje është dorëzuar 1 armë zjarri, 8 krehëra dhe 1425 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë dorëzuar 3 armë zjarri, 720 fishekë dhe 2 granata.

Qarku Kukës:
Janë dorëzuar nga qytetarët 7 armë zjarri, 584 fishekë, 10 granata dore, 16 ndezësa. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Kukës, dorëzohen nga qytetarët 5 armë zjarri, 446 fishekë, 10 granata dore, dhe 16 ndezësa. Në Stacionin e Policisë Kukës Shishtavec dorëzohen nga qytetarët 2 armë zjarri dhe 138 fishekë.

Qarku Lezhë:
Dorëzohen 4 armë zjarri, 6 granata, 6 ndezësa granate dhe 4 kallëpë tritoli. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Lezhë janë dorëzuar 2 armë zjarri, 6 granata, 6 ndezësa granate dhe 4 kallëpë tritoli. Në Komisariatin e Policisë Mirditë janë dorëzuar 2 armë zjarri.

Qarku Gjirokastër:
Janë dorëzuar në Qarkun Gjirokastër janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 720 fishekë

Qarku Shkodër:
Janë dorëzuar nga banorët 3 armë zjarri, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 1 armë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 2 armë.

Qarku Berat:
Dorëzohen 3 armë zjarri si dhe 600 fishekë.
Edhe njëherë Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata banorë që kanë dorëzuar vullnetarisht armët dhe municionet luftarake si dhe iu bën thirrje të gjithë atyre që mbajnë armë pa leje t'i dorëzojnë ato brenda afatit të amnistisë 30 Prill 2017.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.A, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 06:10, në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetet e parkuara, për pasojë është dëmtuar shtetasi K.A dhe pasagjerja M.D, vjeç 25, të cilët pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.H, vjeç 54, banues në fshatin Prush, pasi dyshohet se rreth orës 10:40, në rrugën e “Kavajës”, pranë xhamisë, duke drejtuar autobusin tip “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin G.D, vjeç 71, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, rreth orës 21:18, në rrugën “Ndre Mjeda”, një mjet, ka përplasur mjetin tip ”Reno”, me drejtues shtetasin E.Q, vjeç 31, banues në Tiranë, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi E.Q, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.03.2017, u arrestua  në flagrancë shtetasi G.M, vjeç 34, banues në Krujë, pasi, në  fshatin Derven, duke drejtuar mjetin tip “Honda”, ka aksidentuar me vdekje, këmbësorin shtetasin Q.B, vjeç 57, banues  në Mamurras Kurbin. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, rreth orës 21:00, në Shijak, një mjet, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin R.V, vjeç 61, banues në Sukth Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/1 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.B, vjeç 33, banues në fshatin Quks, Librazhd, pasi dyshohet se në vitin 2009, ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e të vëllait. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 04.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.D, vjeç 40, banues në Maqedoni. Shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me një mjet tip trailer të markës "Volvo" dhe Rimorkio, në të cilën ishin të imbarkuara paleta druri.
Ky mjet u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe më pas në Skaner. Gjatë procesit të skanimit, u shfaqën dyshime se në mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike.
Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të 800 paletave prej druri, u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur 1563 kuti plastike (me ngjyrë të zezë) me peshë totale 273 KG lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga ana e Specialistëve të Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Nga këto struktura vijon puna për dokumentimin e ngjarjes, thellimin e hetimeve, identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë linjë trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotikëve.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.03.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G, vjeç 23, banues në Roskovec, pasi, në Roskovec, në vendin e quajtur kryqëzimi i “Zogut të Zi”, u kap duke drejtuar pa e leje drejtimi mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u arrestua shtetasi O.M, vjeç 19, banues në Fier, pasi më datë 05.03.2015, në afërsi të një institucioni në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen F.Rr, vjeç 50, banuese në Patos, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 05.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.A, vjeç 46, banues në Vlorë, pasi, në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë Bot, Sarandë, ky shtetas ka tentuar të dalë jashtë shtetit në drejtim të Greqisë bashkë me djalin e tij (rreth 3 vjeç), për të cilin nuk kishte prokurë të posaçme nga bashkëshortja e tij. Në këto kushte, shtetasi I.A, ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë kufitare duke i ofruar atij 500 lekë, brenda dokumentacionit që kishte për të dalë jashtë shtetit. Neni 244 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Nga sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi A.V, 30 vjeç, banues në fshatin “Ujëmirë”, Këlcyrë. Ky shtetas u arrestua pasi:
Për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prehrës (thikë) shtetasin N.H, 66 vjeç, banues në fshatin “Ujëmirë”, Këlcyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme. Disa minuta pas ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit nga shërbimet e policisë. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi shtetasi A.V vuante nga depresioni, por nuk ka qenë person problematik për shërbimet e policisë dhe nuk ka qenë i evidentuar me kartelë mjekësore nga Spitali. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale "Vrasje me paramendim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.03.2017, rreth orës 13:30, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, mjeti tip “Alfa Romeo”, ka goditur mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K.Ll, vjeç 21, banues në Gjirokastër, duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 05.03.2017, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur "Lerat e Vlashit", u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 75 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 283 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.P, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur “Nyja e Betonit”, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me grusht, shtetasin A.I, vjeç 31, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.03.2017, në QSUT “Nënë Tereza”, ka vdekur një foshnje 2 muajshe, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Më datë 04.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.B, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grusht vëllain shtetasin A.B, vjeç 64, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethirt Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.L, A.R dhe B.N, vjeç 22, 21 e 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kanë kanosur me mesazhe e fjalë, shtetasin M.K, vjeç 66, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasve R.L dhe A.R. Nenet 275, 84 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.03.2017, në Kamzë, në parkimin e një lokali, shtetasit F.S, vjeç 28, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, në Babrru, te një lokal, shtetasit G.B dhe E.S, kanë goditur me grusht e sende të forta shtetasit Sh.G, K.B dhe V.B, vjeç 25, 24 e 25, banues në Kamzë, si pasojë është dëmtuar shtetasi V.B, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim, për shtetasin E.A, vjeç 60, banues në Kavajë, pasi dyshohet se pranë banesës ka ndërtuar një objekt pa leje.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim, për shtetasin Y.Sh, vjeç 35, banues në Kavajë, pasi dyshohet se pranë banesës ka ndërtuar një objekt pa leje.

Më datë 05.03.2017, shtetasi B.A, vjeç 40, banues në Kavajë, kallëzon se është larguar nga banesa motra, shtetasja Xh.A, vjeç 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.03.2017, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë, shtetasi K.Ç, vjeç 39, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 05.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.H, vjeç 31, pasi dyshohet se bashkëshorti B.H, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin D.H, vjeç 43, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi dyshohet se, në oborrin e banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit A.H, A.H dhe A.Xh, vjeç 53, 43, 25, banues në  Fushë Krujë e Krujë, pasi dyshohet se, në fshatin Halil, Krujë, u konstatuan duke kryer punime në ndërtimin e një banese, pa leje. Nenet 199/a e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit S.H e A.K, vjeç 61 e 32, banues në  Fushë Krujë e Borizanë Krujë, pasi dyshohet se, në Halil, u konstatuan duke kryer punime në ndërtimin e një banese, pa leje. Nenet 199/a e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 05.03.2017, në fshatin Xhafzotaj, është rrëzuar një portë hekuri dhe ka dëmtuar shtetasin P.H, vjeç 45, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 05.03.2017, gjatë natës, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është vjedhur dyqani i shtetasit P.Sh, vjeç 38, banues në Elbasan, ku kanë marrë një sasi bulmet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Xh.Sh, vjeç 43, banues në fshatin Mengël, pasi dyshohet se në Mengël, u kap duke ndërtuar çatinë e banesës, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin H.M, vjeç 27, banues në fshatin Bishqem, Peqin, pasi dyshohet se më datë 04.03.2017, në fshatin Shalës, në dyqanin e shtetases S.M,  vjeç 24, ka këmbyer 5 euro duke marrë 6.700 lekë, pasi për momentin shtetases S.M, i është dukur si 50 euro. Neni  143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasen A.S, vjeç 46, banues në Korçë. Nenet 150 dhe 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.03.2017, gjatë natës, në lagjen Nr. 1, është vjedhur banesa e shtetases N.D, ku kanë marrë 1 pasaportë në emër të saj, me një vizë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit D.G dhe E.M, vjeç 20 e 20, banues në Bilisht, pasi dyshohet se, në Bilisht, për motive të dobëta, kanë kanosur e  goditur me sende të forta, shtetasin R.K, vjeç 23. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.B, vjeç 24 e 31, banues në Berat, pasi dyshohet se, në Berat, te një karburant, duke goditur me grusht rojen A.M, vjeç 51, kanë furnizuar mjetin tip “Benz” dhe nuk kanë paguar. Shtetasi A.H, drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Nenet 134, 89, 25 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.Xh, vjeç 42, banues në fshatin Bilçë, pasi dyshohet se pranë banesës u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 05.03.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi I.A, vjeç 20,  banues në fshatin Kamçisht, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe motrave të tij, shtetaseve H.A, 54 vjeçe; O.A, 27 vjeçe dhe F.A, 23 vjeçe, si dhe ka thyer xhamat e dritareve të banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës" parashikuar nga Nenet 130/a e 150 të Kodit Penal.

Më datë 05.03.2016, gjatë natës, në lagjen “Skënder Libohova”, pranë banesës, shtetasit E.S, vjeç 59, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.K dhe A.K, vjeç 60 e 31, banues në Lushnjë, pasi më datë 05.03.2017, në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Neni 130/a/ i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.03.2016, rreth orës 03:40, në lagjen “Lirim”, parkuar para banesës, shtetasit P.B, vjeç 57, i është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, shtetësia F.H, vjeç 65, banuese në Vlorë, kallëzon se në fshatin Babicë, në banesën e djalit, i kanë marrë 2 televizor dhe 1 kompjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.D, vjeç 55, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “Isa Boletini”, në soletën e banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.P, vjeç 19, banues në fshatin Humelicë, pasi dyshohet se më datë 04.03.2017, në këtë fsshat, ka kanosur me fjalë, shtetasen V.K, vjeç 19. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Gj.Ç, vjeç 36, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 04.03.2017, në Dunovat, në mal ka goditur me sende të forta, shtetasin G.Ç, vjeç 16, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetaset S.K dhe Xh.M, vjeç 24 e 51, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në lagjen “Çfakë”,për motive të dobëta, kanë goditur me grusht, njëra-tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, rreth orës 07:30, në lagjen “Pazar i Vjetër”, në banesën e shtetasit G.K, vjeç 82, banues në Gjirokastër, ka rënë zjarr, ku është djegur  e gjithë banesa. Nga  veprimet e kryera rezulton se djegia e banesës është aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin E.U, vjeç 30, banues në Laç, pasi dyshohet se, në Laç, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin Gj.K, vjeç 55. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë dhe ka gjetur vdekjen në spital, shtetësia Gj.Rr, vjeç 68. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Gj.N, vjeç 41, banues në fshatin Rreja e Velës, pasi dyshohet se në Rreja e Velës, ka kanosur me fjalë shtetasin I.N, vjeç 47. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.03.2017, u ndalua shtetasi P.I, vjeç 23, banues në Shkodër, pasi, lagjen “Guerrile”, në banesë, i ka vjedhur 1 telefon celular dhe 1 tablet shtetases B.Ç, vjeç 20, banuese në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.B, vjeç 20, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Liria”, për motive të dobëta, në bashkëpunim me një person tjetër, ka  goditur me grusht, shtetasit F.N dhe H.N, vjeç 55. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, është vetëhelmuar aksidentalisht me pesticid bimësh, shtetësia Gj.D, vjeç 41, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.Ç, vjeç 55, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Vasil Shanto”, në oborrin e një ish muzeu, monument kulture, ka ngritur një skelë me profile hekuri. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.C, vjeç 68, banues në fshatin Jeran, pasi dyshohet se, në këtë fshat, për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta, shtetasin F.U vjeç 58. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 05.03.2017, gjatë natës, në lagjen Nr. 6, pranë banesës, shtetasit K.Gj, vjeç 54, i kanë vjedhur mjetin tip “Volkswagen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, gjatë natës, në fshatin Topojan është vjedhur dyqani i shtetasit I.A, vjeç 61, ku kanë marrë mallra ushqimor dhe një sasi cigaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 05.03.2017, në fshatin Rajë, në banesë, është vetëhelmuar shtetasi Gj.R, vjeç 70, i cili ndërroi jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 05.03.2017, gjatë natës, në fshatin Dushaj, në banesë, shtetasit S.H, vjeç 58, në mjetin tip “Audi”, i kanë vjedhur disa materiale të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Sarandë
Më datë 05.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.A, vjeç 46, banues në Vlorë, pasi, në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë Bot, Sarandë, ky shtetas ka tentuar të dalë jashtë shtetit në drejtim të Greqisë bashkë me djalin e tij (rreth 3 vjeç), për të cilin nuk kishte prokurë të posaçme nga bashkëshortja e tij. Në këto kushte, shtetasi I.A, ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë kufitare duke i ofruar atij 500 lekë, brenda dokumentacionit që kishte për të dalë jashtë shtetit. Neni 244 i Kodit Penal.

Policia Kufitare parandalon një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Policia Kufitare e Sarandës sekuestron në kufirin e gjelbërt 4 çanta të mbushura me lëndë e dyshuar narkotike, gjithësej 75 kg Cannabis Sattiva.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, rreth orës 16:30 në vendin e quajtur "Lerat e Vlashit", kanë konstatuar tre persona që po transportonin disa çanta shpine ku dyshohej se kishin lëndë narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave të cilët porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.
Policia Kufitare sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4(katër) çanta shpine të zeza, brenda të cilave gjendej lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, e paketuar në qese transparente.
Pesha e katër çantave është 75 kg.
Çantat me lëndën narkotike u bllokuan dhe më pas i kaluan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për ndjekje të mëtejshme.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë po vijone krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tre personave që trasportonin lëndën narkotike.
Vazhdon puna per identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë trafik të lëndëve narkotike.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 50 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike dhe municione luftarake.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 12 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 9 persona për narkotikët, trafiqet e paligjshme dhe krimin ekonomik e financiar.

8 persona në flagrancë për vjedhje dhe dhunë në familje.

Janë kapur 9 persona në kërkim dhe 2 persona për krime ndaj personit.
7 persona për "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".
2 persona për armëmbajtje pa leje dhe 1 person për mitëdhënie.

Janë sekuestruar rreth 394 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 2 armë zjarri, 78 fishekë dhe 2 kallëpe të dyshuar lëndë eksplozive e llojit tritol.

Vijon puna e policisë për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 87 persona.

Gjatë 48- Orëve është finalizuar Operacioni konkretisht:
Finalizohet me sukes Operacioni "Illegal Bills".
Janë vënë në pranga 7 persona.
Nga Shërbimet e Specializuara te Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar rrezikshmërinë kriminale që paraqesin, me anë të shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes, kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshëm duke u marë pagesa çdo muaj bizneseve private, të cilat ushtronin aktivitetin në zonën e njohur si "Tregu i Zdrales" dhe "Rruga e Gjenë e Kirasit", Shkodër .
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, vijon punën për dokumentimin e aktivitetit të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.


Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...