Policia Rrugore gjatë muajit Shkurt 2017

Drejtoria e Policisë Rrugore:( për video kliko mbi link).berat 3

Policia Rrugore në të gjithë vendin në përmbushje të misionit të saj për rritjen e standardeve të sigurisë në rrugë, mbarëvajtjen e trafikut, parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe bashkëpunimit me komunitetin për rritjen e sigurisë në rrugë, gjatë periudhës një mujore ka shprehur angazhim dhe përgjegjësi në rritje për realizimin e detyrave dhe objektivave në drejtim të rritjes të parametrave të Sigurisë Rrugore.

Gjatë muajit shkurt 2017 , në të gjithë vendin , çdo javë është zhvilluar operacioni "Blici Rrugor", për vendosjen e rripit të sigurimit, për kaskën mbrojtëse, për mos përdorimin e celularit nga drejtuesit e automjeteve gjatë drejtimit të mjeti, për mos drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për shpejtësi tej normave të lejuara e për shkelje të tjetra të Kodit Rrugor.

Në këtë kuadër gjatë muajit Shkurt 2017 në të gjithë vendin janë vendosur 40.277 masa administrative në total për shkelje të ndryshme , të ndara këto konkretisht:
5626 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit
5855 masa për shpejtësi tej normave të lejuara
5789 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
497 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse
8102 për parkime të gabuara
14.408 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Gjatë muajit Shkurt 2017 u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe janë dërguar në OASH 1.184 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme, konkretisht:

127 Leje Drejtimi për pije alkoolike matur me Drager
789 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura, matur me Radar
Si dhe 268 Leje Drejtimi për shkeje të tjera që parashikon Kodi Rrugor.

Gjithashtu gjatë muajit Shkurt 2017 në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 147 drejtues mjetesh, nga këta: 76 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 71 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Po si rezultat i angazhimit dhe punës parandaluese, gjatë muajit Shurt 2017, kanë ndodhur 18 aksidente më pak me pasoja në njerëz, krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2016.

Gjithashtu një punë efikase është bërë në drejtim të goditjes së Mitëdhënies, ku në muajin Shkurt 2017 janë goditur nga Policia Rrugore 24 raste.

Policia Rrugore iu bën apel të gjithë përdoruesëve të rrugës të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe qarkullimin në vijat e bardha, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit e aq më keq në gjendje të dehur.

Në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore , Policia rrugore fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, të mos i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë, të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë, pasi kështu së bashku kontribuojmë për sigurinë e jetës në rrugë dhe për policinë që duam.

berat 3

diber 4

vlora 2

shkoder 2

gjirokaster 2

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...