Shkodër, Goditet një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.


c977a346-26e9-4e8d-915a-a094d9cc061aSekuestrohen rreth 37 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

*L.R, 23 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Kufirit të Gjelbër, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që:

Më datë 07.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë konstatuar një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tij ku nga krehja e zonës përreth u bë e mundur kapja dhe arrestimi i personit të dyshuar.

Po gjatë kontrollit u gjetën dy çanta ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë rreth 37 kg lëndë narkotike Cannabis sativa.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a e 1 i Kodit Penal.

0e08d8a2-343c-47fd-a10e-587be20a6112

7af1bec7-2271-4352-86b3-ffe2fc06c214

9fa5e5c9-61bd-4511-a20c-dc7c97dad7c4

395c4b13-54e7-422c-8d6a-cc03f3eebef3

 

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...