Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 7 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim’’, më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Ç, vjeç 31, banues në Ersekë, administrator i një kompanie private. Punohet për kapjen e E.Ç. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M., vjeç 33, banues në Laç, pasi dyshohet se mjeti tip “Audi” rezulton i vjedhur në Itali, më datë 26.03.2014. Punohet për kapjen e F.M. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 06.03.2017, shtetasi Th.Gj, vjeç 81, banues në Tiranë, kallëzon se zyra e arkivit të shtetit e rrethit Kolonjë, i ka lëshuar një vërtetim pronësie e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.P, vjeç 31, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në rrjete sociale, në adresën e shtetases M.B vjeç 23 banuese në Tiranë. Neni 293/b i Kodit Penal.

Seksioni për aktet terroriste
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.B. vjeç 32 banues në Berat, i dënuar me 25 vjet burg, i sëmur mendor, për veprën penale “Vrasje”, aktualisht vuan dënimin në I. E. V. P Fushë Krujë, pasi dyshohet se më datë 04.03.2017, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetasin me emrin E.SH. Neni 84 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 06.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim XH.P. vjeç 56, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 88/1 i Kodit Penal.

Tiranë
Më datë 06.03.2017, Specialistët e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
G.M., 46 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për veprat penale "Qëllime terroriste", "Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një punonjësi që kryen funksione publike", "Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake" dhe "Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse", parashikuar nga nenet 230/1 C, 79/c, 278/2 dhe 278/4 të Kodit Penal.
Ky shtetas ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, e pritet t’i kalojë për veprime të mëtejshme Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D., vjeç 17 e 19, banues në Tiranë e fshatin Vaqarr, pasi dyshohet se tek “Pedonalja”, në bashkëpunim, kanë goditur me thikë, shtetasit A.S.e E.E., vjeç 18 dhe 20, banues në Sauk, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e D.D. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni për të miturit dhe dhunën në familje
Tiranë
Identifikohet dhe arrestohet shtetasi i dyshuari si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 05.03.2017.
Specialistët e Seksionit për hetimin vjedhjeve me dhunë e armë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit:
N.C., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 05.03.2017, ka thyer xhamin e derës së një Banke të nivelit të dytë, e më pas ka hyrë brenda dhe ka kontrolluar sirtarët dhe është larguar pa marr asgjë, kjo konstatohet dhe nga punonjësit e bankës.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e bankave ose arkave të kursimit” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 136-22 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion paraprak
Në numrin e Emergjencave 112 të sallës operative Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja F. H ,74 vjeçe.
Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje.
Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore.
Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve).
Kufoma do të dërgohet pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.F., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 27, banues në Kavajë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Teferici”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar me vdekje shtetasin (biçiklistin) M.K., vjeç 75, banues në Kavajë.  Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin L.P. vjeç 37, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 14:00 në fshatin Harizaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz” i ka ndërprerë rrugën trenit të mallrave të linjës “Elbasan – Durrës”, me drejtues A.P., vjeç 57, banues në Fier, për pasojë është dëmtuar L.P. dhe pasagjerja R.K., vjeç 38 banuese në Kavajë, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H., vjeç 27, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës  08:15, në rrugën “Pjetër Bogdani”, duke drejtuar mjetin tip “Dacia” ka aksidentuar shtetasin A.H., vjeç 55 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.M, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën “4 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.03.2017, u  ndalua  shtetasi në kërkim R.S., vjeç  38 banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit  Durrës,  ka  dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg, “për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Q., vjeç 21, banues në fshatin Rrajcë, pasi në qytetin e Përrenjasit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 06.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.SH, vjeç 59, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”. Neni 259 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen O.SH vjeç 30, përmbaruese gjyqësore, pasi dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, ndaj shtetasit J.M., vjeç 61. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 06.03.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim L.R., vjeç 32, banues në Podgorie Maliq, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. Nenet 78/1, 22 e 280 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.T., vjeç 28 banues në Fier, pasi dyshohet se mjeti tip “Audi A8” që ju bllokua, rezulton i vjedhur jashtë shtetit dhe i trafikuar në Shqipëri. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin B.F., vjeç 58, banues në Fier, administrator i një shoqërie transporti udhëtarësh, pasi dyshohet se në Shkurt 2017, nuk i ka paguar sigurimet shoqërore, shtetasit A.K., vjeç 47, banues në Fier, punonjës në këtë shoqëri. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit G.O. e A.K., vjeç 53 e 47 banues në Tepelenë e Korçë, pasi dyshohet se në qytet, në një karburant kanë furnizuar mjetin tip “Opel” duke përdorur një kartmonedhë, e cila dyshohet e falsifikuar nga shitësi R.B. vjeç 23, banues në Gjirokastër. Nga kontrolli në mjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nje sasi lekesh te falsifikuara. Neni 183/2  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 57, banues në Gjirokastër, pasi në  lagjen “Zinxhira”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.H., vjeç 59 faturues në OSHEE, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i ka mbi faturuar energji elektrike shtetasit Q. SH. Neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.03.2107, u arrestua në flagrancë shtetasi F.B, vjeç 28, banues në fshatin T’pla, pasi nga kontrolli në mjetin tip “Benz” ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen SH.J. vjeç 36, banuese në Kam, Tropojë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në Golaj, te një karburant duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin H.P. vjeç 30 banues në Krumë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.H., vjeç 55, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Gurrë e Madhe, ka kanosur shtetasin L.H., vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.V., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetasit H.I., vjeç 64, banues në Tiranë, i ka marrë një sasi lekësh. Punohet për kapjen e Xh.V. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.S, vjeç 39, banues në Devoll, i dënuar disa herë për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetases L.T. vjeç 48, banuese në Tiranë, ku ka marrë 2 celularë. Punohet për kapjen e F.S Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.V., vjeç 49, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kongresi Lushnjes”, ka kanosur shtetasin E.B., vjeç 35, banues në Tiranë. Nenet 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.V., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Medar Shtylla”, ka goditur me grusht shtetasin H.L., vjeç 67, banues në Tiranë.Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.G., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2015, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh shtetasit A.A., vjeç 59, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 06.03.2017, rreth orës 05:50, në rrugën “Jordan Misja”, është vjedhur me thyerje lokali i shtetases T.L., vjeç 51 banuese në Tiranë, ku kanë marrë një televizor “Plazma”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.B., vjeç 66, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 06.03.2017, rreth orës 08:30, në rrugën “Karl Gega”, në banesën e shtetasit R.SH., vjeç 84 ka rënë zjarr, si pasojë e një shkëndije e jastëkut me ngrohje elektrike, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H.vjeç 39 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e shtetasit B.R., vjeç 47, ka vjedhur disa materiale ndërtimi. Punohet për kapjen e E.H. Neni 134 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 06.03.2017, rreth orës 03:30, në spital ka vdekur shtetasi LL.LL, vjeç 52, banues në Laç. Pritet akti i mjekësisë ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.M., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 05.03.2017, në banesë, ka goditur me grusht, kunatin E.D., vjeç 33, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e Xh.M. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.L., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka thyer xhamat e mjetit tip “Ford” dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait B.L., vjeç 36. Nenet 130/a/2 e 150 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases F.Z, më datë 06.03.2017, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Më datë 06.03.2017, shtetasi F.T., vjeç 64 banues në Tiranë, kallëzon se gjatë natës, në rrugën “Muhamed Deliu”, në banesë, i kanë marrë një sasi lekësh, ku dyshon për shtetasin P.B., vjeç 42 banues në Tiranë. Punohet për dokumentimin e ngjarjes. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi M.P. vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Vangjel Capo”, në lokal nga punonjësit e OSHEE-së, u kap duke vjedhur energji elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.


Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L. vjeç 24, banues në Tiranë, furnitor i shitjes së produkteve të mishit, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë, nuk i ka dhënë lekët e shitjeve të produkteve të mishit, pronarit të fabrikës, B.B, vjeç 24, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e E.L. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës dhënë më datë 06.03.2017,në përfundim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Sh.G., E.K, K.B e V.B, vjeç 23, 18, 22 e 25, banues në Babrru, pasi dyshohet se në Babrru, kanë goditur me sende të forta njeri tjetrin, për pasojë janë dëmtuar V.B. E.K, K.B. dhe G.B., vjeç 24, banues në Babrru, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesa. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.J, vjeç 16,  pasi dyshohet se gjatë natës, në Bathore, në banesën e shtetasit Sh.P., vjeç 70, ka vjedhur 1 pompë uji si dhe 9 shpendë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.03.2017, në rrugën “Prushit”, në ambientet e një servisi automjetesh u gjet i vdekur pa shenja dhune, shtetasi L.M, vjeç 37, banues në Prush, me detyrë roje. Nga veprimet e kryera mendohet vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Teodor Keko”, ka goditur me grusht e kanosur, shtetasen A.I., vjeç 31, banuese në Tiranë. Nenet 90 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 06.03.2017, gjatë natës, në fshatin Helmas, në ambientet e një firme me aksioner shtetasin R.B., vjeç 56 banues në Tiranë, kanë vjedhur mjetet tip “Audi A6” dhe “Volkswagen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin M.D., vjeç 32, banues në fshatin Vilë Bashtovë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasin L.GJ. vjeç 50 banues në Vilë Bashtovë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 06.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes  së menjëhershme, për shtetasen N.P., vjeç 50, pasi dyshohet se bashkëshorti Q.P., vjeç 60, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.03.2017,  gjatë natës në lagjen Nr. 12, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit B.A., vjeç 38, ka kanë marrë sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal.


Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.K., vjeç 31, banues në fshatin Rreth Shijak, pasi dyshohet se në qytet, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit Policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.H., vjeç 22 banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 17, ka goditur me grusht, shtetasin Q.P., vjeç 65 banues në Durrës, roje në një shkollë 9- vjeçare. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.K., vjeç 29, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 13, në banesën e shtetases E.D., vjeç 59, ka marrë disa sende personale. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit V.N. e J.N., vjeç 28 e 34, banues në Hamallaj, pasi dyshohet se në fshatin Sukth i Ri, kanë goditur me sende të forta shtetasin F.B., vjeç 36 banues në këtë fshat. Punohet për kapjen e V.N. e J.N. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.C., vjeç 42, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se në Fushë Krujë, në lokal ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Neni 198 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 04.03.2017, që bën fjalë për vjedhjen e banesës të shtetases Y.S., më datë 06.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.SH, vjeç 38 banues në Fushë Krujë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 06.03.2017, në fshatin Likesh, në gjendje depresioni, në kasollen e bagëtive është vetëvarur, shtetësja R.Ç, vjeç 52. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.D, vjeç 37 banues në Rreth Shijak, pasi dyshohet se në Shijak, në një magazinë ka vjedhur një kabull. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.03.2017 në lagjen “Çlirimi” Elbasan, në banesë, është gjetur i vetëvarur, shtetasi G.L., 58 vjeç. Nga kqyrja e kufomës nuk u konstatuan plagë apo shenja dhune, me përjashtim të brazdës së strangulimit përreth qafës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.B., vjeç 46, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë kontrollit teknik të mjeteve, nga pakujdesia ka dëmtuar mjetin tip “Benz” të shtetasit S.J.  vjeç 27 , banues në Elbasan. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 06.03.2017, gjatë natës, në qytet, është vjedhur lokali i shtetasit P.SH vjeç 59, ku kanë marrë disa materiale për skrap. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi  D.H., vjeç 31, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes R.H., vjeç 28. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.XH. vjeç 30 banues në fshatin Gostimë, pasi dyshohet se në  Sallën e Komandimit të DVP Elbasan, me anë të telefonit, ka bërë njoftim të rremë. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.M., vjeç 44, banues në fshatin Klos, pasi dyshohet se më datë 02.03.2017, në Klos, ka goditur me sende të forta, shtetasin E.D., vjeç 31, banues në këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal. 

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.XH, vjeç 50, banues në fshatin Broshkë, drejtues teknik  në një firmë ndërtimi pasi dyshohet se në lagjen Nr.3, duke punuar në rikonstruksionin e rrugës, është dëmtuar punonjësi, shtetasi E.K.,  vjeç 23 banues në fshatin Floq, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 289 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen S.T.,  vjeç  39, banues në fshatin Karthnek, pasi dyshohet se më datë 03.03.2017, në këtë fshat, ka goditur me sende të forta, shtetasen M.T.,  vjeç  45. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.K., vjeç 52, banues në fshatin Përrenjas, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka tentuar t’i marrë mjetin e shitur më datë 09.12.2016, shtetasit D.L., vjeç 29, banues në fshatin Rrajcë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017 në periferi të qytetit të Librazhdit, shtetasi S.M, 69 vjeç, banues në Elbasan, ka tentuar të vetëvaret me një shall.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsorë Elbasan për vlerësim.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.G., vjeç 49, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur ish bashkëjetuesen A.M., vjeç 39. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M, vjeç 32, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 9, u kap duke vjedhur një sahat uji. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi O.T., vjeç 47 banues në Korçë, pasi në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz” . Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.SH, vjeç 41, pasi dyshohet se bashkëshorti P.SH, vjeç 46 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 07.03.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi P.Ç, vjeç 43 banues në fshatin Proptisht, me leje drejtimi, pasi në fshatin Tushemisht, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur kamionin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.K. vjeç 46 banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, i ka vjedhur një sustë , shtetasit B.P, vjeç 67. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin B.P, vjeç 53 banues  në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në  Kuman, ka goditur me sende të forta shtetasin J.B. , vjeç 61, banues  në  këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin D.R, vjeç 18, pasi dyshohet se , u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Fiat” . Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç vjeç 45 banues në Fier, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases B.Ç,  vjeç 40. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Lushnje
Ushtruan dhunë fizike ndaj motrës, arrestohen në flagrancë 3 vëllezërit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.A.K. 42 vjeç.
2.P.K., 53 vjeç.
3.I.K., 49 vjeç, të tre banues në lagjen “Kongresi” Lushnje.
Arrestimi i tyre u bë pasi për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tyre, shtetases F.S, 60 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Nenet 130/a /3 dhe 25 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin I.Ç, vjeç  27 banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet se në këtë fshat ka goditur me sende të forta shtetasin P.A., vjeç  48, banues në Drenovë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.03.2017, gjatë natës, në lagjen “Ujë i Ftohtë” është vjedhur me thyerje dyqani i shtetases N.Q., vjeç 42, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi mallrash të ndryshëm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.Z. vjeç 47 banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ‘’Bashkim’’, ka goditur me një mjet prerës, shtetasin A.S., vjeç 48, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.M, vjeç 48, banues në fshatin Borsh, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin M.GJ, vjeç 54, banues në Borsh. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen M.D. vjeç 53 banuese në Vlorë, pasi dyshohet se është larguar nga banesa e shtetasit R.B., vjeç 70, banues në Vlorë, që e ka në kujdestari, duke marrë një sasi lekësh. Punohet për kapjen e saj. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Xh.H, vjeç 14 pasi dyshohet se lagjen “29 Nëntori”, në mjetin tip “Benz” të shtetasit A.J., vjeç 25, banues në Vlorë, ka marrë një orë dore. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 06.03.2017, rreth orës 23:30, në lagjen “Kushtrimi”, një person, ka goditur me thikë shtetasin turk, D.B. vjeç 35 banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin në kërkim, F.Y, vjeç 34, banues në fshatin Novoselë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i cili pas konsultimit me prokurorin u la i lirë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P., vjeç 25, banues në fshatin Gurth, Mirditë, pasi në rrugën Sarandë - Metoq, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” pa leje drejtimi, është përplasur me mjetet tip “Benz” me drejtues shtetasit E.S. e A.H., vjeç 22 e 32 të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 06.03.2017, gjatë natës, në Këlcyrë, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit E.B. vjeç 31, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe celularë të tipave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 06.03.2017, gjatë natës, në Shëngjin, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit R.B., vjeç 46, ku kanë marrë 5 kondicioner dhe 2 pajisje elektro-shtepiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, në afërsi të stacionit të trenit, kanë goditur me sende të forta shtetasit V.C. dhe GJ.M, vjeç 22 e 25, banues në Lezhë e fshatin Tresh, të cilët pasi morën mjekim në spital u larguan në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2017, në Shëngjin, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasi A.D., vjeç 38, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 06.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.M. vjeç 20, banues në Bushnesh, Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2017, shtetasi L.E. vjeç 38, banues fshatin Gjorm Kurbin, kallëzon se në Gjorm, pranë lokalit i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin turk, M.A vjeç 58 bazuar në nenet 248 e 134/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D. vjeç 21, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se ka përndjekur e goditur shtetasen K.C. vjeç 28, i cili duke u larguar me mjetin tip Volksvagen” nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit, pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Nenet 121/a/3, 90, 242 dhe 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Vau Dejës- Shkodër
Më datë 06.03.2017 rreth orës 19:30 njoftohemi se dy persona të maskuar, ku njëri dyshohet të ketë qenë i amatosur me armë zjarri (pistoletë) në fshatin Rranxa, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës, kanë hyrë në banesën e shtetasit F. V, kanë kontrolluar banesën dhe kanë kërkuar djalin e shtetasit F. V, shtetasin P. V dhe më pas janë larguar.
Menjehere kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëmtime në njerëz dhe nuk kanë vjedhur gjë në banesë.
Po punohet për identifikim, kapjen e autorëve dhe sqarimin e plote të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Vjedhje me dhunë e mbetur ne tentative" e parashikuar nga neni 139 e 22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 06.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.H vjeç 22 banues në Shkodër, pasi dyshohet se me anë të telefonit, ka ofenduar shtetasen V.A, vjeç 22. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 06.03.2107, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 21, banues në fshatin Mhole, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 06.03.2107, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 60, banues në fshatin Dunishë, pasi në banesë, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 automatik  dhe 125 fishekë model 56. Neni 278/2/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 05.03.2017, gjatë natës, në fshatin Brezhdan, pranë banesës, shtetasit S.T., vjeç 56, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz” i cili në rrugën Brezhdan- Rashnopojë, u gjet i braktisur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Dibër
Konfliktohen për motive pronësie.
Policia ndërhyn dhe parandalon përshkallëzimin e mëtejshmëm të konfliktit.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas .
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
B.K., 28 vjeç, banues në fshatin  Pilafe–Dibër.
M.K., 34 vjeç, banues në fshatin  Pilafe–Dibër.(vëllai i B.K.).
Si dhe dy vëllezërit e poshtë shënuar të cilët janë kushërinj me dy vëllezërit e lartpërmendur:
A.K., 40 vjeç, banues në fshatin  Pilafe–Dibër.
S.K., 43 vjeç, banues në fshatin  Pilafe–Dibër (vellai i A.K.).
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë pasdites së djeshme rreth orës 17.00, për motive pronësie janë konfliktuar shtetasit B.K dhe M.K (vëllezër mes tyre), me shtetasin A.K.
Më pas shtetasi A.K. ka njoftuar vëllain e tij shtetasin  S.K., dhe të dy sëbashku kanë shkuar në afërsi të banesës së shtetasit H.K, dhe e kanë goditur me mjete të forta, dhe më pas kanë goditur dhe dy djemtë e tij shtetasit M.K. dhe B.K.
Të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime të lehta fizike të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.


VI. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 06.03.2017, në P.K.K Rinas, në një thes plastik të objekteve të një kompanie postare u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, një pistoletë tip “Zoraki”. Neni 278/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 07.03.2017, Roja Bregdetare, terhoqi skafin me personat B.J. e A.G., vjeç 34 e 57 banues në Vranisht, Vlorë e Brindizi Itali, të cilët kërkuan ndihmë, për shkak të detit të trazuar dhe skafi i mbushur me ujë u fundos. Personat u dërguan në Triport.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Shkodër
Goditet një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen rreth 37 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë shterasi:
*L.R. 23 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe.
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Kufirit të Gjelbër, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që:
Më datë 07.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari i Ushtarit, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë konstatuar një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi.
Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tij ku nga krehja e zonës përreth u bë e mundur kapja dhe arrestimi i personit të dyshuar.
Po gjatë kontrollit u gjetën dy çanta ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë rreth 37 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a e 1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 05.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin Z.Q., vjeç 21 banues në Kukës, kthyer deportiv, pasi dyshohet se më datë 21.02.2017, në afërsi të P.K.K, Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 36 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike dhe municione luftarake.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 9 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 4 persona për narkotikët, trafiqet e paligjshme dhe krimin ekonomik e financiar.
12 persona në flagrancë për vjedhje,armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe OSHEE.
Janë kapur 5 persona në kërkim dhe 6 persona për krime ndaj personit.
Janë sekuestruar rreth 37 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 2 armë zjarri, 125 fishekë.
Vijon puna e policisë për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. 
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 53 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...