Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 8 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE.1Drejtoria PPSH.1

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimet ndaj jetës
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.G, vjeç 19, banues në Tiranë. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.Rr, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, te rrethrrotullimi i një qendre tregtare, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Gj, vjeç 18, banues në Shkozë, pasi, në rrugën “Xhanfize Keko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, shtetasi S.H, vjeç 26, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 06.03.2017, rreth orës 15:50, në rrugën “Llambi Bonata”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur nga një mjet i paidentifikuar, duke i shkaktuar dëme materiale. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Z, vjeç 50, banues në Durrës, pasi, në lagjen nr. 15 duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin E.Sh, ku ka patur dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.F, vjeç 54, banues në Elbasan, faturist në ndërmarrjen e ujësjellësit, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i ka mbifaturuar një sasi uji shtetasit Sh.P, vjeç 82, banues në Elbasan. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.Sh, vjeç 44, banues në fshatin Gjergjan, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka urdhëruar ndalimin për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Nenet 248 e 186/3 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.P, 39 vjeç banues në fshatin Grabovë e Sipërme Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Grabovë, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin S.B, 63 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë. Gjatë kontrollit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi: Dh.B, 26 vjeç banues në fshatin Grabovë e Sipërme Gramsh. Ky shtetas gjatë konfliktit dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin A.P. Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën "Plagosja e lehtë me dashje " parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin J.D, vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në fshatin Papërr, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I.N, vjeç 61, banues në Fier, për pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit dhe pasagjerët M.N e E.N, vjeç 59 e 31, banues në Fier, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2017, u ndalua shtetasi V.Ç, vjeç 57, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim. Nenet 144/a e 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Policia e Fierit arreston në flagrancë 2 shtetas, pasi tregëtonin mallra kontrabandë dhe procedon penalisht një doganier.
Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua operacioni “TRANZITI”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit L.Ç, 51 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinas, Fier. A.Q, 34 vjeç, banues në lagjen “Panvarësia” Vlorë, (të dy shofera autobusi).

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin M.B, 41 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë Doganier pranë degës Doganore Vlorë.
Në vendin e quajtur "QTU" Fier, gjatë kontrollit të ushtruar automjetit tip autobus i një shoqërie, në bagazhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash industrial të cilat dyshohen se kanë hyrë kontrabandë:
- 2(dy) lavatriçe,
- 5(pesë) hekura rrobesh,
- 3(tre) fshesa me korent,
- 1(një) pompë nafte,
- pjesë të ndryshme mekanike për automjete, dhe 25 Kg detergjent të llojeve të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier pêr veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga Nenet 174, 178 e 248 të Kodit Penal.

Më datë 07.03.2016, u arrestua shtetasi A.M, vjeç 55, banues në fshatin Halilaj, pasi, te “Rotondo e Kolonjës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Ford Fiesta”, me drejtues shtetasin E.Z, vjeç 32, banues në Tiranë, dhe me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Th.B, vjeç 51, banues në Gjirokastër, për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta shtetasja E.Z vjeç 30 dhe dy fëmijët e saj të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.R, vjeç 29, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2016, u arrestua shtetasi E.Ç, vjeç 26,  banues në Ballsh, pasi, në fshatin Dukas, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër pastrimit të parave
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.S, vjeç 40, banues në Vlorë. Neni 287 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit A.H dhe B.B, vjeç 21 e 57, banues në fshatin Peshkëpi dhe Lubonjë, pasi dyshohet se, te “Kthesa e Arapit”, duke drejtuar mjetet tip “Lancia” dhe “Great Vall”, pa targë, janë përplasur, për pasojë është aksidentuar pasagjerja shtetasja M.B, vjeç 56, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Më datë 07.03.2017, rreth orës 20:30, në Markatomaj, Lezhë, tek banesa e shtetasit P.N vjeç 74, tre persona me kapuç, dyshohet të armatosur kanë marrë një sasi lekësh dhe e kanë goditur me mjet të fortë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut per jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve. Nenet 139-25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe punohet për kapjen e shtetasit M.B, vjeç 54, banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 5, në një market, i janë gjetur shishe me pije, me datë të korrigjuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.U, vjeç 17, Has, pasi, në aksin rrugor Perollaj-Golaj, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi S.U, vjeç 15, banues në fshatin Perollaj, Has dhe shtetasi E.U, vjeç 17, Golaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 e 291 të Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.B, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ‘’Mihal Grameno’’, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A.S, vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.B, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Mihal Grameno‘’, me anë të mashtrimit, është futur në një apartament, pa i likuiduar të gjithë shumën pronarit D.K, vjeç 58, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen R.D, vjeç 59, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ‘’Petro Nini Luarasi‘’, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen T.K, vjeç 87, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.L, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi, më datë 06.03.2017, në rrugën “Hoxha Tasim”, për motive të dobëta, ka prishur qetësinë publike si dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik. Nenet 274 e 236 të Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Sh.Rr, A.P, E.Gj e T.S, vjeç 64, 32, 34 e 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te një lokal, në rrugën “Ali Demi”, kanë plagosur lehtë me grusht njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, në fshatin Stërmas, Petrelë, kanë vjedhur banesën e shtetasit G.M, vjeç 43, ku kanë marrë sende dhe rroba të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen H.S, vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se babai e vëllai, S.S e M.S, vjeç 51 e 20, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes, për shtetasin K.T, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshortja E.T, vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë për vjedhje, ndaj shtetasit L.Z, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 305 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 07.03.2017, në SQU, ka ardhur me ambulancë nga Prishtina për ndihmë të specializuar, shtetasi S.M, vjeç 58, banues në Prishtinë, i cili e ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan organeve kompetente të Prishtinës.

Më datë 07.03.2017, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases M.S, vjeç 37. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.Q, vjeç 34, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi, në bulevardin “Zogu i Parë”, në dyqanin e shtetasit A.H, vjeç 33, banues në Tiranë, ka vjedhur një fotokopje, e cila iu bllokua me cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e kryera dyshohet, se është autor dhe i disa ngjarjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.M, vjeç 40, pasi dyshohet se bashkëshorti K.M, vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 30.07.2016, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.N dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Xh.N, vjeç 22 e 20, banues në Breg Lumi e Tiranë, pasi, kanë goditur me grushte xhaxhain dhe nusen e kushëririt shtetasit F.N dhe A.N, vjeç 62 dhe 24, banues në Breg Lumi e Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.L, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes L.L, vjeç 33, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshim e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.Q, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Keta”, ka kryer punime në një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.A, vjeç 20, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur një telefon celular, në banesën e shtetases S.Th, vjeç 73. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ram Sadria”, ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin A.Rr, vjeç 21, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në Qendrën e Traumës. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 07.03.2017, rreth orës 10:00, në Paskuqan, rruga “Demokracia”, në banesën e shtetases M.C, vjeç 67, si pasojë e një shkëndije në tubin e aspiratorit të kuzhinës, ka rënë zjarr, ku janë djegur aspiratori dhe dollapi i kuzhinës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 07.03.2017, shtetasja F.H, vjeç 28, banuese në Tiranë, kallëzon se në mënyrë të përsëritur nëpërmjet telefonit, është kërcënuar nga një person i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.C e Sh.H, vjeç 55 e 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Barzezë, kanë dëmtuar pemë frutorë në oborrin e banesës të shtetasit E.M, vjeç 47. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.V, vjeç 21, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën ‘Thoma Koxhaj”, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I.T, vjeç 39, banues në Tiranë, ku ka marrë bizhuteri të ndryshme. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.R, vjeç 63, banues në Bërxullë, pasi dyshohet se, në fshatin Muçaj, në ambjentet e një firme, ka goditur me grushte shtetasin Rr.H, vjeç 59. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.P, vjeç 48, banues në fshatin Marqinet, pasi dyshohet se në fshatin Marqinet, i ka dëmtuar duke i prerë disa rrënjë ullinj, shtetases M.V, vjeç 59. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 25, banues në fshatin Kuç Vorë, pasi dyshohet se në fshatin Kuç, ka dëmtar duke i prerë disa rrënjë ullinj, në pronësi të shtetasit Sh.K, vjeç 72. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 07.03.2017, në lagjen nr. 2, është vjedhur banesa e shtetases A.Xh, vjeç 45, ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u ndalua shtetasi A.P, vjeç 26, banues në Kavajë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhje në ambientet e një firme, më datë 07.03.2017, u ndaluan shtetasit M.B e B.P dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë e punohet për kapjen e shtetasve F.L e K.H, vjeç 43, 33, 34 e 29, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan mjetet tip “Audi A 6”, “Volkswagen” e “Benz”, 1 automatik, 30 fishekë, 4.4 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 4 aparate celular dhe vlera monetare. Nenet 134/3, 278 e 283/1 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.03.2017, rreth orës 08:30, në fshatin Likmetaj Ishëm, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht kamioni tip “Man”, në pronësi të shtetasit D.A, vjeç 37, banues në Tiranë. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit M.S e K.G, vjeç 25 e 22, banues në Berat, pasi dyshohet se, te një lokal, në lagjen ‘’Barrikadë’’, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, shtetasi G.F, vjeç  34, banues  në Tiranë, kallëzon se, më datë 06.03.2017, i është larguar nga banesa nipi shtetasi I.Sh, vjeç 17, banues në Durrës. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 07.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes  së menjëhershme për shtetasen M.Y, vjeç 59, pasi dyshohet se bashkëshorti V.Y, vjeç 67, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.R, vjeç 56, banues në Fushë Krujë, pasi më datë 07.03.2017, , për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Q.R. 53 vjeçe. E dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Dhunë në familje" parashikuar në nenin 130/ a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen M.V, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka braktisur djalin e saj të mitur vjeç 9, dhe është larguar jashtë shtetit. Neni 124/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 07.03.2017, në lagjen “5 Maji”, në hyrje të pallatit, një person i pa identifikuar, i ka vjedhur çantën shtetases Xh.T, vjeç 73, ku ka patur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 07.03.2017, rreth orës 15:00, në lagjen “Holta”, është rrëzuar nga kati i dytë i banesës dhe ndodhet në Qendrën e Traumës nën kujdesin e mjekëve, shtetasi R.K, vjeç 56. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 07.03.2017, në lagjen nr. 13, në banesë, në gjendje depresioni, është vetëvarur shtetasi G.T, vjeç 31. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit N.Z, vjeç 57, banues në fshatin Pirg, pasi dyshohet se po ndërtonte një çati me tjegulla në banesë, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 07.03.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Dh, vjeç 37, banues në Ersekë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases S.Dh, vjeç 34. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 41, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës shtetases Sh.K, vjeç 63. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen Sh.K, vjeç 63, pasi dyshohet se në banesë, djali dhe bashkëshorti F.K dhe F.K, vjeç 41 e 27, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.Rr, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar 2 vjet e 9 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.03.2017, gjatë natës, në fshatin Dukat i Ri, është vjedhur banesa e shtetasit Q.H, vjeç 53, ku kanë marrë disa koshere me bletë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.J, vjeç 34, banues në fshatin Vranisht, pasi dyshohet se gjatë natës, duke lundruar në det me një skaf, ju dha ndihmë pasi ka pësuar defekt në zonën e Karaburunit dhe gjatë kontrollit iu gjet një dokument policie, të cilën e mbante në mënyrë të paligjshme. Neni 247 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, shtetasi K.G, vjeç 58, banues në fshatin Akërni-Novosel, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme pasi po kryente sjellje depresive. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin P.I, vjeç 42, banues në Ksamil, pasi dyshohet se në datë 06.03.2017, u kap duke ndërtuar, pa leje Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pasi është konstatuar vjedhja në depon e shtetasit K.E, vjeç 67, banues në fshatin Llongo, Dropull, ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.D, vjeç 49, banues në fshatin Turan, pasi dyshohet se, në Turan, për motive pronësie, ka kanosur shtetasen Zh.B, vjeç 62. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.M dhe M.M, vjeç 31 e 37, banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë natës, në Ishull Shëngjin, kanë vjedhur te banesa e shtetasit T.M, vjeç 57. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 07.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Laç, është vjedhur me thyerje marketi i shtetasit K.S, vjeç 57, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe disa paketa cigare të llojeve të ndryshme. Punohet për identifikimin e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen në fshatin Gjorm, të mjetit tip “Benz”, të shtetasit L.E, më datë 07.03.2017, afër varrezave të qytetit, në rrugën e fshatit Delbnisht, mjeti është gjetur i braktisur i mbyllur dhe me targa në sediljet e pasme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 07.03.2017, në banesë, nga pakujdesia, është helmuar me lëndë helmuese shtetasja B.Ç, vjeç 20, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.03.2017, në lagjen Guerile, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit I.H, vjeç 55, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.D dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T.D, vjeç 57 e 53, banues në Durrës e në fshatin Dobër, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se, në fshatin Dobër, për motive pronësie, me mjetin fadrome, me drejtues shtetasin T.D, kanë shkatërruar plotësisht qëndrën shëndetësore të fshatit. Nenet 150 e 25 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 07.03.2017, në P.K.K, Rinas, u ekstradua nga Greqia nëpërmjet Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi Q.B, vjeç 22, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vjedhje me armë" e "Plagosje e lehtë me dashje". Nenet 140 e 89 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia E.B, vjeç 22, banuese në Kosovë, pasi në P.K.K, Port, iu gjet dhe bllokua një pasaportë maqedonase e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Gj, vjeç 34, banues në Mamurras Kurbin, pasi, në SPKM Kapshticë, u kap duke me një pasaportë të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 07.03.2017, në P.K.K, Port, u kap shtetasi në kërkim B.Sh, vjeç 44, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Nenet 186/3, 248 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Sarandë
Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.B, vjeç 17, banues në Tiranë, kthyer deportiv, pasi dyshohet se, në afërsi të S.P.K.M, Qafë-Botë, ka kaluar në kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin B.D, vjeç 17, banues në Tiranë, kthyer deportiv, pasi dyshohet se, në afërsi të S.P.K.M, Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.B, vjeç 17, banues në Tiranë, kthyer deportiv, pasi dyshohet se, në afërsi të S.P.K.M, Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin H.T, vjeç 22, banues në Bulqizë, kthyer deportiv, pasi dyshohet se, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin B.O, vjeç 40, banues në Laç, kthyer deportiv, pasi dyshohet se, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin N.Sh, vjeç 28, banues në Bulqizë, kthyer deportiv, pasi dyshohet se, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.H, vjeç 29, banues në Shijak, kthyer deportiv, pasi dyshohet se, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29 personave dhe është sekuestruar lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 5 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë është arrestuar 6 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
Janë kapur 12 persona për dhunë në familje, vjedhje, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe shkatërrim prone.
1 person për krime ndaj personit dhe 5 persona në kërkim.
Janë sekuestruar 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë dhe 30 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 57 persona.
Finalizohet me sukses Operacioni“TRANZITI”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër, pasi tregëtonin mallra kontrabandë.
Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.


Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...