Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 9 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi me cilësinë e provës materiale, ju gjet e sekuestrua mjeti tip “Audi”, i cili dyshohet i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale ”Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, më datë 08.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.G, vjeç 19, banues në Tiranë. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.Xh, vjeç 61, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, në rrugën Tiranë-Rinas, në kryqëzimin e Laknasit, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin taxi tip “Benz”, me drejtues shtetasin R.S, vjeç 51, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar pasagjeret shtetaset O.H, A.T e B.M, vjeç 33, 28 e 30, banuese në Tiranë, të cilat pas mjekimit në spital janë larguar pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen M.A, vjeç 29, banues në fshatin Hamallë, pasi dyshohet se rreth orës 07:40, në Manzë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka aksidentuar këmbësoret shtetaset e mitura D.K e A.K, vjeç 13 e 13, banuese në fshatin Hamalle e Kuçok, Durrës. Shtetasja D.K pas marrjes së mjekimit është larguar për në banesë, ndërsa shtetasja A.K ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Rr.K, vjeç 24, banues në fshatin Shetel, Shijak, pasi dyshohet se rreth orës 14:45, në fshatin Gjepalaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit e pasagjeri shtetasi D.S, vjeç 60, banues në Shetel, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale, pasi, në lagjen nr. 17/1 rruga “Vëllazërimi”, është gjetur i shtrirë shtetasi I.H, vjeç 58, banues në Durrës, i cili duke udhëtuar me biçikletë në gjendje të dehur, është rrëzuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit J.V e S.V, vjeç 21 e 46, banues në Elbasan. Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në banesën e tyre në fshatin Xibrakë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin P.S,  vjeç 65, banues në fshatin Cërrik, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 2 Cërrik, në ambientet e lokalit, ushtronte aktivitet të paligjshëm lojëra fati. Me cilësinë  e provës materiale u bllokuan 3 pajisje elektronike pa dokumentacion. Neni 197 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.S, vjeç 29, banues në fshatin Grunjas, Pogradec, pasi, në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, pranë fshatit Gurisht, duke drejtuar mjetin tip “Reno”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar rëndë shtetasja E.S, vjeç 35, e cila ndërroi jetë në spital, si dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, drejtuesi i mjetit dhe shtetaset F.P, E.S e V.S, vjeç 45, 28 e 32, banuese në Grunjas. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.S, vjeç 25, banues në Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar 1 vit e 3 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Neni 183 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.L, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi, në rrugën “At Kristo Negovani”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga e për pasojë janë aksidentuar shtetasit M.L, B.Z e R.L, vjeç 25, 29 e 27, banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T, vjeç 21, banues në fshatin Blinisht, pasi, në aksin rrugor Tresh-Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.P, vjeç 47, banues në fshatin Oblik, pasi, në Oblik, duke drejtuar pa leje drejtimi e në gjendje të dehur motoçikletën tip “Yamaha”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.N, vjeç 56, banues në Shkodër, pasi, në lagjen “Skënderbeg”, përballë kishës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Daimler Chysler”, si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë, për të ndaluar. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.L, vjeç 32, banues në fshatin Dragoç, pasi, në aksin rrugor Stom–Golem–Ura Mesit, në fshatin Hot i Ri, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford Focus”, ka goditur motomjetin tip “Piaggio”, që drejtohej nga shtetasi L.Z, vjeç 30, banues në Hot i Ri, për pasojë është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe punohet për kapjen e shtetases F.L, vjeç 48, banuese në Kukës, pasi dyshohet se në vitin 2008, ka përdorur dokument të falsifikuar, për disa numra me kontratë në një kompani. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 08.03.2017, në Kukës, në vendin e quajtur “Stacioni fugonave Has”, te një karburant, me administrator shtetasin A.Sh, kanë thyer një xham të derës godinës dhe është gjetur një shishe qelqi, me një letër me përmbajtje kërcënuese për dhënie pasurie. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Neni 109/b i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit N.M, vjeç 75, banues në Konispol. Neni248 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.B, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Budi”, ka kanosur me fjalë shtetasin A.B, vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur H.Xh, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te një shkollë, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin e mitur S.Sh, vjeç 15, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në mënyrë sistematike, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases E.L, vjeç 37. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 08.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Xh.B, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen O.K, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në ambientet e punës në rrugën “Vaso Pasha”, ka kanosur me mjet prerës, shtetasen B.B, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 07.03.2017, në rrugën “Siri Kodra”, kanë vjedhur banesën e shtetases M.B, vjeç 56, ku kanë marrë një sasi lekësh e disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, shtetasja S.I, vjeç 29, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 06.03.2017, është larguar nga banesa djali shtetasi i mitur shtetasi A.Z, vjeç 10, i cili, u gjet nga babai në një qendër interneti. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.D, i dënuar më parë dhe Sh.D, vjeç 21 e 26, banues në Tiranë, pasi më datë 08.03.2017, te një ish-kinema, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur lehtë me sende të forta, shtetasit I.B, T.G e shtetasin A.K, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, tek bulevardi "Zogu i Parë", dy shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta dhe mjete të forta shtetasin E.F, 35 vjeç, banues në Tiranë, i clili ndodhet në S.Q.U, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen T.K, vjeç 67, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Budi”, për motive pronësie, ka kanosur me fjalë, shtetasen A.Z, vjeç 30, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.S, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Paskuqan, ka vjedhur në banesën e shtetasit I.S, vjeç 69. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 08.03.2017, rreth orës 22:00, në Mëzes, rruga “Kasëm Shima”, ka rënë zjarr në një boks të matësve të energjisë elektrike dhe janë djegur disa prej tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 08.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.A e L.Ç, vjeç 25 e 31, banues në Kavajë, pasi, pranë një shkolle, shtetasi R.A u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin, si dhe kanë kundërshtuar duke goditur e fyer punonjësit e policisë. Nenet 236/2 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Xh.H, vjeç 20, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në bulevard, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 08.03.2017, në lagjen nr. 2 para banesës, në kushte depresioni, është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I.Xh, vjeç 26. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automatiku, model 56, një krehër me 16 fishekë, një gëzhojë e një çantë me 45 fishekë, model 56. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për djegien e shtetases A.Xh, më datë 08.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.Xh, vjeç 45, banues në Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a-4 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Xh, vjeç 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 4, u kap duke vjedhur biçikletën e shtetasit I.D, vjeç 54, banues në Shijak. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Z.K, vjeç 62, pasi dyshohet se ish bashkëshorti B.M, vjeç 70, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.Gj, vjeç 46, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 14, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin V.T, vjeç 53, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, shtetasi A.V, vjeç 27, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur banesën, ku i kanë marrë disa bizhuteri e një lap top. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.K, vjeç 70, banues në fshatin Vëllazërimi, pasi dyshohet se, u konstatua duke ndërtuar pranë banesës, një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Durrës, për shtetasin L.L, vjeç 54, banues në fshatin Kareç, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë helmuese, në pyllin në kufi me tokën e tij, për pasojë kanë ngordhur disa krerë bagëti të imëta, të shtetasit G.Xh, vjeç 54. Neni 154 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.D, vjeç 18, pasi dyshohet se babai A.D, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B, vjeç 56, banues në Ohër, pasi, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në Labinot Fushë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, kamionçinën tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin O.D, vjeç 40, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Emin Matraxhiu”, për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin E.M, vjeç 32, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 08.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasen Z.K, vjeç 58, pasi dyshohet se bashkëshorti S.K, vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 08.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur studion e shtetasit M.B, vjeç 64, banues në Korçë, ku kanë marrë video regjistrator, kamera, 1 gjenerator e 1 biçikletë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 08.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim J.D, vjeç 29, banues në fshatin Dubjak, Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Neni 298/2 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 08.03.2017, shtetasi F.S, vjeç 67, banues në Fier, u dërgua në spitalin psikiatrik Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një spital psikiatrik”.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin R.D, vjeç 54, banues në Peqin, pasi dyshohet se, në fshatin Çermë Sektor, ka kanosur shtetasin G.M, vjeç 41. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.Sh, vjeç 27, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet se, në Drenovë, u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Xh.P, vjeç 18, banues në fshatin Kremenar, pasi dyshohet se, në fshatin Fratar, për motive të dobëta, ka thyer xhamat e banesës së shtetasit F.M, vjeç 42. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.G, vjeç 58, banues në fshatin Akërni, pasi dyshohet se në banesë, ju gjet dhe sekuestrua një armë gjahu teke, dhe 5 fishekë kalibër 12 mm, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi, në një hotel, në dhomën ku banon (rezident) Orikum, shërbimet e policisë i gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë model 54, 1 krehër me 6 fishekë dhe 6.5 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 278 e 283 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen V.F, vjeç 62, banuese në Orikum, pasi dyshohet se në ambientin në pronësi iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 fishekë pistolete model 54, me kalibër 7.62 mm. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “Pavarësia”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A.I, vjeç 56, ku janë djegur pajisje shtëpiake. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi shtetasi A.A vjeç 33, banues në Vlorë, ka bërë kallëzim, se i kanë vjedhur mjetin tip ‘’Iveko”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pasi në fshatin Terihat, Dropull, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetases A.P, vjeç 66, ku kanë marrë një televizor, një gjenerator e një motosharrë. Nga veprimet e kryera rezulton, se banesa është vjedhur para shumë kohësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasit E.P e B.B, vjeç 35 e 47, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se, në Këlcyrë, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, pasi shtetasi K.B, vjeç 22, banues në fshatin Grykë Lumi, është rrëzuar nga shkallët dhe pas mjekimit në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 08.03.2017, në ambientet e IEVP Shënkollë, u ekzekutua urdhri i Prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E.M, vjeç 33, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 08.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.B, vjeç 22, pasi dyshohet se ish-bashkëjetuesi shtetasi E.P, vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 07.03.2017, në banesë, është vetëhelmuar duke përdorur mbidozë ilaçesh kundër depresionit, shtetasja B.Ç, vjeç 20, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, u largua në banesë pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.03.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.B, vjeç 30, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e  shtetasit D.S, vjeç 54, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Më datë 08.03.2017, në lagjen “3 Heronjtë”, kanë vjedhur banesën e shtetasit M.P, vjeç 52, ku kanë marrë një sasi lekësh, bizhuteri e 1 aparat fotografik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 21, banues në fshatin Mes, pasi, në lagjen “Tepe”, i ka vjedhur 1 telefon celular, shtetases M.L, vjeç 30, banuese në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi shtetasi S.Rr, vjeç 27, banues në Shkodër ka bërë kallëzim se nëpërmjet telefonit, e kanë kanosur dhe ofenduar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit T.G, vjeç 33, banues në fshatin Vrakë, Malësia e Madhe, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me grusht shtetasen L.N, vjeç 30. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 08.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin R.N, vjeç 73, banues në fshatin Gjegjan, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka goditur me gurë shtetasin A.T, vjeç 80. Nenet 277 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Në vijim të komunikatës datë 16.08.2016, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 08.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.B, vjeç 30. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Interpol Tirana

Më datë 08.03.2017, nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A.Gj, 39 vjeç, banues në Fushë-Kuqe-Kurbin.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin Nr.679-146 datë 30.06.2016, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin Nr. 1612 datë 07.12.2016, këtë shtetas e kanë dënuar me 23 vite burg për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79/dh - 25 dhe 278/2 të Kodit Penal. Më datë 06.05.2013, në Alk - Kurbin, pas një konflikti për motive pronësie, ky shtetas në bashkëpunim me vëllezërit e tij kanë vrarë me armë zjarri shtetasit D. V. dhe L.V.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 08.03.2017, në hyrje të SPKM Kapshticë, u kap shtetasi G.L, vjeç 24, banues në fshatin Trashuvic, Gramsh, i larguar nga banesa më datë 02.03.2017.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 08.03.2017, në PKK Kakavije, u kap shtetasi në kërkim F.L, vjeç 27, banues në Vlorë, me probleme mendore, pasi më datë 28.02.2017, është larguar nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 07.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.B, vjeç 50, banues në Krumë, pasi, në fshatin Morinë, në mjet, iu gjetën dhe sekuestruan konfeksione, që dyshohet të jenë kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin S.E, vjeç 35, banues në Kukës, me detyrë doganier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Xh.B, ka lejuar kontrabandë me mallra të tjera. Neni 175 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2017, në PKK Qafë Morinë, u kap shtetasi në kërkim E.D, vjeç 39, banues në Tropojë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë“. Neni 139 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 22 personave dhe janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 7 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 3 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.

1 person për dhunë në familje dhe 2 persona për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Janë kapur 6 persona në kërkim dhe 2 persona për krime ndaj personit.
1 person për armëmbajtje pa leje.

Janë sekuestruar rreth 2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 3 armë zjarri, 2 krehër dhe 73 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 46 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...