Interpol Tirana, ekstradohet nga Franca një shtetas shqipëtar.

Interpol Tiranaekstradimi1

Me datë 08.03.2017 , nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A.GJ , 39 vjeç, banues në Fushë-Kuqe - Kurbin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendim Nr.679-146 datë 30.06.2016, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin Nr. 1612 datë 07.12.2016 , këtë shtetas e kanë dënuar me 23 vite burg për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79/dh - 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Më datë 06.05.2013, në Alk - Kurbin, pas një konflikti për motive pronësie, ky shtetas në bashkëpunim me vëllezërit e tij kanë vrarë me armë zjarri shtetasit D. V. dhe L.V.

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...