Vau Dejës-Shkodër, I gjendet armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga policia.

Vau Dejës-Shkodër , I gjendet armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga policia. 10shkoder

Arrestohet shtetasi:

* P.Q 39 vjeç, banues në Mali Jushit, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër janë ngritur Pika Kontrolli në territorin e Qarkut Shkodër për armëmbajtje pa leje dhe lendë narkotike, ku gjatë kontrolleve të ushtruar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P.Q, i cili udhëtonte me automjetin tip Benz, pasi gjatë kontrolli fizik iu gjet:

- një armë zjarri Pistoletë e llojit Browning (Gjerman)
- një krëhër me 7 copë fishekë të kalibrit 7.65mm

Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin e personit në Komisariatin e Policisë Vau Dejës si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

10shkoder.jpg1

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...