Elbasan, Goditet një rast i mitëdhënies 10.03.2017

Elbasan, Goditet një rast i mitëdhënies. 10mitdhenie

I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

U.B., 42 vjeç, banues në Maqedoni.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan– Librazhd, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një kartëmonedhë 1000 lekëshe punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kartëmonedhën 1000 lekëshe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...