DEVOLL, Policia Kufitare konstaton dhe sekuestron, në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren, 34 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

DEVOLL, Policia Kufitare konstaton dhe sekuestron, në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren, 34 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. 10devoll

Specialistët e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” pasi :

Më datë 09.03.2017, nga ana e shërbimeve Operacionale të Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vendin e quajtur “Vëntroku”, në afërsi të fshatit Tren të rrethit Devoll, në kufirin e gjelbër, janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të vendosura në dy çanta sportive.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, neni 283 i Kodit Penal.

10devoll1

10devoll2

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...