Vlorë, Policia Kufitare ka intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet detit.

Vlorë, Policia Kufitare ka intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet detit. 10vlore

Gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Guardia di Finanza janë bllokuar dy mjete lundruese që dyshohet se do përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike.

Mjeti i parë lundrues u bllokua në zonën e Petroliferës nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policise Vlore dhe GdF.

Mjeti i dytë lundrues Skaf u bllokua nga Policia Kufitare në zonën e pyllit te Akërnisë.

Mjeti i pare lundrues një skaf plastik, pa emër, me gjatësi 7.5m dhe gjerësi 2.2m, me dy motora të fuqishëm dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe se drejtohej nga dy shtetas Italianë të cilët porsa kanë parë Policinë kanë fshehur mjetin në krah të kalatës së Petroliferës dhe janë larguar.

Vijon puna për kapjen e tyre duke forcuar kontrollin ne dalje nga Porti si dhe ne zonën përrreth.

Mjeti i dyte është konstatuar gjatë kryerjes së shërbimit nga ana patrullës së SPK Triport, në zonën e pyllit te Akërnisë, Hidrovor është konstatuar një mjet lundrues tip skaf i gjatë 8 m, i hipur në karelë dhe në afërsi te saj dhe një mjet tip kamionçinë.

Nga të dhënat paraprake rezulton se mjeti lundrues është në pronësi të shtetases L. Xh dhe përdorues mjeti S. Xh.

Nga kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë send i kundraligjshëm.

Vijon kontrolli i zonës si dhe puna për zbardhjen e rrethanave për të dy rastet.

10vlore1

10vlore2

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...