Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Mars 2017

 DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.Gj, vjeç 22, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: E.P, 23 vjeç, banues në Tiranë, F.R, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, janë konstatuar në Rrugën e "Dibrës", ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin tip "Audi Q7", me drejtues shtetasin E.P, i'u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- Automjeti tip "Audi Q7"
- 5 (pesë) telefona celularë të markave të ndryshme
- 10 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për asetet kriminale
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.P, vjeç 31, banuese në Tiranë. Neni 287 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.B, vjeç 58, banuese në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.G, vjeç 42, banuese në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Kamzë, në rrugën “Bulevardi Blu”, duke drejtuar mjetin tip “Reno”, ka aksidentuar shtetasin S.L, vjeç 50, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.Ç, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Fushë Prezë, duke drejtuar furgonin tip “Benz”, ka goditur nga pas furgonin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.Sh, vjeç 28, banues në Durrës, i cili është përplasur me kamionin tip “Man”, me drejtues shtetasin S.Sh, vjeç 59, banues në Shkodër, për pasojë është dëmtuar, drejtuesi shtetasi F.Ç dhe pasagjeri shtetasi E.H, vjeç 30, banues në Durrës, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Sh, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te Bulevardi “Zhan Dark”, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.N, vjeç 31, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës në spital, është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.03.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi U.B, vjeç 42, banues në Maqedoni. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një kartëmonedhë 1000 lekëshe punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kartëmonedhën 1000 lekëshe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Berat, për shtetasin M.L, vjeç 68, banues në Berat, pasi dyshohet se në Uznovë, në banesë ushtronte aktivitet për prodhimin e pijeve alkoolike pa licensë. Neni 288/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Sh, vjeç 19, banues në Fier, pasi më datë 09.03.2017, në Patos, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.H, vjeç 59, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 08.03.2017, në lagjen ’’Kushtrimi’’, u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në të cilën ndodheshin pasagjerë, duke e përdorur si taksi, i pa pajisur me dokumentacionin përkatës. Nenet 170/a, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.B, vjeç 21, banues në Burrel, pasi dyshohet se më datë 08.03.2017, në I.Z.V.P Shënkoll, i ka dërguar me postë një pako të dënuarit, shtetasit S.N, vjeç 23, ku gjatë kontrollit të pakos, u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 7.70 gr. lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Punohet për kapjen e shtetasit A.B. Neni 283 i Kodit Penal.

Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Q.L, vjeç 54, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se në lokal ushtron aktivitet pa licencë dhe mban punonjës të padeklaruar dhe pasiguracion. Nenet 170/a e 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen J.D, vjeç 27, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, rreth orës 11:40, në rrugën Lezhë-Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” të drejtuar nga shtetasi S.Sh, vjeç 69, banues në Shtoi i Ri, Shkodër, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi S.Sh dhe pasagjerët shtetasit A.D e A.H, vjeç 50 e 53, banues në Shkodër, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Z, vjeç 20, banues në Lezhë, pasi, në rrugën “Gjon Pali i Dytë”, u kap, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, nga Seksioni i hetimit të ngjarjeve të qarkullimit rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi F.Z, 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe u referuan materialet hetimore për shtetasin B.K , 19 vjeç, banues në Kosovë për veprën penale “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” . Në rrugën Interurbane Thumanë – Fushë Milot, shtetasi B.K duke drejtuar mjetin e tij tip Volkswagen Golf, ka goditur nga pas një mjet tip Zetor i cili drejtohej nga shtetasi F.Z. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Golf shtetasi B.K si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, konkretisht shtetasit D.Th 18 vjeç, Sh.H 19 vjeç dhe B.H 19 vjeç, banues në Kosovë të cilët pas ndihmës së nevojshme mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  I dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.03.2017, u ndalua shtetasi E.Gj dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.R, vjeç 21 e 66, banues në Shkodër, pasi më datë 08.03.2017, shtetasi E.Gj, në lagjen “Salo Halili”, në pikën e një karburanti, i ka dhënë shitësit të karburantit 100 Euro të dyshuar të falsifikuar për furnizimin e mjetit me karburant, ndërsa shtetasi R.R, dyshohet se i ka dhënë 100 Euro, të falsifikuara shtetasit E.Gj. Gjithashtu shtetasi R.R u kap duke ushtruar pa licensë veprimtari financiare të këmbimit valutor, ju sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi lekësh dhe një makinë llogaritëse. Nenet 183, 170/ç dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Q.R, vjeç 58, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Partizani”, u kap duke ushtruar pa licensë veprimtari financiare të këmbimit valutor, iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi lekësh. Nenet 170/ç dhe 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 42, banues në fshatin Ashtë, pasi,  në fshatin Rranxa, u kap  duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Skoda”.  Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin L.L, vjeç 35, banues në Bujan, pasi dyshohet se, në lagjen “Dardania’’, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pajisje, pa dokumentacionin përkatës. Neni 197 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.03.2017, gjatë natës, në fshatin Farkë e Vogël, pranë banesës, shtetasit R.Q, vjeç 70, i kanë vjedhur 3 bagëti të trasha. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi prej muajit Janar, ka përndjekur shtetasen E.K, vjeç 22, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.S, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, përvetëson xhiron ditore të dyqanit të nënës shtetases B.Sh, vjeç 54, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua urdhëri i mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.Ç, vjeç 61, banues në Fier, pasi dyshohet se në rrugën ”Mehdi Frashëri”, te pallati në ndërtim, ka vjedhur, në magazinën e pallatit disa materiale ndërtimi. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek ish Fusha e Aviacionit, ka pushtuar 70 m2. tokë, të shtetasit J.Ç, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Brigada 8”, ka goditur me grusht, shtetasin A.H, vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit H.V, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Irfan Tomini”, te një pallat, ka këputur kabullin e një kompanie. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhedin Llagani”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.P, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Haxhi Kika”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.B, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Laprakë, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.L, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj babait shtetasit, T.L, vjeç 69, të cilit ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Gjatë shoqërimit shtetasi F.L, ka hedhur sende të forta dhe 1 thikë, në drejtim të punonjësve të policisë, pa i shkaktuar dëmtime dhe ka ngritur zërin, duke shqetësuar banorët e tjerë. Nenet 130/a, 237 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.S, vjeç 57, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në rrugën “Foto Stamo”, pranë sheshit “Shqiponja”, në një magazinë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.F, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Fortuzi”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.C, vjeç 37, pasi dyshohet se në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj kunatës, shtetases A.C, vjeç 28. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë, shtetasi E.M, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 09.03.2017, ka kanosur shtetasin E.M, vjeç 28, banues në Tiranë, për të tërhequr kallëzimin që ka bërë për vëllain e tij shtetasin S.M, vjeç 21. Neni 311 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.M, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Gjergj Kastriot Skënderbeu‘’, në lokal, ka vjedhur çantën dhe dokumentet e shtetasit S.M, vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  S.K, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në ‘’Bulevardin Blu’’, ka goditur me grusht, shtetasin E.K, vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.03.2017, në rrugën “Don Bosko”, ka kanosur me jetë, shtetasin S.D, vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 83/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në Fushë Mëzes, në banesat e shtetasve A.K e R.L, vjeç 50 e 30, ka vjedhur 2 televizor. Punohet për kapjen e shtetasit E.M. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u ndalua shtetasi Sh.H, vjeç 29, banues në fshatin Vishaj, pasi, në mënyrë sistematike, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases A.H, vjeç 30, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, shtetasi A.D, vjeç 31, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 08.03.2017, i është larguar nga banesa bashkëshortja S.G, vjeç 30, duke braktisur 3 fëmijët e mitur. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ka goditur me mjete të forta, shtetasin L.R, vjeç 61, banues në Tiranë, dhe ka kanosur me një pistoletë lodër, shtetasin A.A, vjeç 51, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta lodër. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases Xh.A, më datë 09.03.2017, u gjet dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.L, vjeç 57, banues në fshatin Armadh, pasi dyshohet se, në këtë fshat kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.5, në banesë, është vetëhelmuar, me fotoksinë dhe  dhe ka gjetur vdekjen  në spital në Tiranë, shtetasja E.C vjeç 54. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.18, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit S.K, vjeç 50, ku janë marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr. 4, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit G.B, vjeç 39, ku janë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorit. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017 u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit M.B, vjeç 24, banues në Borake, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 11, për shkak të detyrës,  ka  goditur me grusht, shtetasin I.K vjeç 36, banues në Durrës. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, në lagjen Nr.13, Durrës, rreth orës 03:20, dy persona të paidentifikuar me kapuçin e xhupit të vendosur në kokë dhe nën kërcënimin e një shkopi bejsbolli kanë arritur t' i marin me dhunë rojes së një karburanti shumën 2 000 lekë të reja, që i kishte me vete.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 09.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Th.D, vjeç 45, pasi dyshohet se vëllai shtetasi S.D, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr 9669 datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 09.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.L, vjeç 42, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Neni 300 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.03.2017, në spital, është dërguar nga familjarët, i vdekur shtetasi A.M, vjeç 28, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (infarkt). Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  H.Gj, vjeç 57, banues në fshatin Kuterman, pasi dyshohet se në Kuterman, në banesë nga specialistët e OSHEE-së, u konstatua se ka bërë ndërhyrje në kabullin që të çon te aparati matës i energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u ekzekutua urdhri i Prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për të dënuarin shtetasin E.GJ, vjeç 17, banues në Librazhd, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 7 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2  i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u ekzekutua urdhri i Prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për të dënuarin shtetasin R.B, vjeç 17, banues në Librazhd, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.K, vjeç 27, banues në Gramsh, pasi dyshohet se më datë 08.03.2017, në lagjen “Holta”, në banesën e babait të tij, shtetasit A.K, vjeç 51, nga pakujdesia ka lënë ndezur cigaren ku më pas janë djegur orenditë e banesës. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 20, banues në fshatin Mborje, pasi, në lagjen 4, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Loncin”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Sh, vjeç 74, banuese në Korçë, pasi dyshohet se djali P.Sh, vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit A.Xh e E.D, vjeç 42 e 31, banues në fshatin Podgorie, pasi dyshohet se më datë 08.03.2017, në Podgorie, kanë goditur me sende të forta shtetasin D.Xh, vjeç 38. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin Th.K, vjeç 56, banues në Vloçisht, pasi dyshohet se, në Vloçisht, për motive të dobëta, ka  goditur me sende të forta, shtetasin  K.K, vjeç 66. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin S.Dh, vjeç 68, banues në fshatin Psar i Zi, pasi dyshohet se më datë 08.03.2017, në Ersekë, me vetëgjyqësi, me pretendimin se nuk i ka dhënë qiranë, i ka mbyllur derën e dyqanit, shtetasit R.P, vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.P, vjeç 16, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 08.03.2017, në fshatin Vodicë, ka vjedhur banesën e shtetasit J.L, vjeç 53. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.C, vjeç 29, banues në Berat, pasi dyshohet se, në lagjen “Kushtrimi”, në lokal, u kap duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit i palicensuar. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Berat, për shtetasin F.F, vjeç 42, banues në Xarë, Sarandë, pasi dyshohet se më datë 05.03.2017, në fshatin Polovinë, duke drejtuar mjetin tip “ Golf”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, gjatë natës, në fshatin Tapi, është vjedhur dyqani i shtetasit B.P, vjeç 26, ku kanë marrë mallra ushqimor dhe 1 telefon celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u ndalua shtetasi E.Sh, vjeç 31, banues në fshatin Perondi, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.T, vjeç 20, banues në Kuçovë, pasi shtetësia A.Q, vjeç 29, kallëzon se ky shtetas e përndiqte vazhdimisht. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetësi A.M, vjeç 36, banues në Kuçovë, pasi, në lagjen “1 Maj”, i ka vjedhur me forcë varësen e floririt, shtetases V.D, vjeç 42, banuese në Kuçovë. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.03.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 53, banues në fshatin Kuqar, Patos, pasi, në banesë, ka goditur me thikë bashkëshorten, L.H, vjeç 50, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi I.A, vjeç 39, banues në Fier, pasi, te Drejtoria e Shëndetit Publik, për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin A.H, vjeç 33, banues në Fier, specialist i një laboratori. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin K.Th, vjeç 83, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit shtetases M.Th, vjeç 37. Neni 130/a /1 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Ç, vjeç 34,  banues në fshatin Dukas, Patos, pasi, në fshatin Verbas, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.03.2017, në lagjen “Hajro Çakërri”, shtetasit B.S, vjeç 23, banues në fshatin Alikok, i kanë vjedhur motorin tip “Honda” të parkuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.A, vjeç 39, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.A, vjeç 49, ka ushtruar dhunë  psikologjike  ndaj  saj . Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.03.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Xh.B, vjeç 20, pasi dyshohet se babai shtetasi E.R, vjeç 43, ka ushtruar dhune të vazhdueshme psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet do të referohen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 09.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Zh, vjeç 43, banues në Sarandë, pasi, në lagjen Nr. 4, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.
    
Më datë 09.03.2017, gjatë natës, në fshatin Mursi, në magazinën e shtetasit A.R, vjeç 35, kanë vjedhur thasë me pleh kimik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin O.M, vjeç 29, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se, në lagjen “Mustafa Matohiti”, ka goditur me grusht, shtetasin R.M, vjeç 16, banues në Tepelenë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datën 09.03.2017, në fshatin Podgoran, në oborrin e banesës shtetasi E.D, vjeç 27, banues në Këlcyrë, është vetëplagosur në këmbë, me një armë gjahu me leje, e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit Gj.P dhe Sh.P, vjeç 71 e 69, banues Merqi, pasi dyshohet se në Merqi, i kanë dëmtuar disa shtylla betoni, tel rrjete dhe disa rrënjë ullinj, në pronësi të shtetasit F.F, vjeç 72, banues në Merqi. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.B, vjeç 57, banues në Krajen, pasi dyshohet se në Krajen, po ndërton një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 09.03.2017, gjatë natës, në fshatin Patok, është vjedhur magazina e shtetasit E.T, vjeç 34, ku kanë marrë disa vegla e pajisje të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës datë 07.03.2017, që bën fjalë për vjedhje të energjisë elektrike, më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.S, vjeç 54, banues në Shkodër. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.T, vjeç 45, banues në fshatin Ganjollë, pasi dyshohet se më datë 08.03.2017, në Ganjollë, me vetëgjyqësi, i ka marrë 1 bagëti të imët, shtetasit P.K, vjeç 58, pasi kishte futur tufën e bagëtive pa leje në tokat e tij.  Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe punohet për kapjen e shtetasit Gj.P, vjeç 52, banues në fshatin Pulaj, pasi dyshohet se, në Pulaj, është konstatuar duke ndërtuar dy kate shtesë mbi banesën ekzistuese pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.Sh, vjeç 48, banues në fshatin Hot i Ri, pasi dyshohet se, në lagjen “Vasil Shanto”, në lokalin e tij, ka kundërshtuar grupin e punës të OSHEE-së, për kontrollin e aparatit matës të energjisë elektrike. Neni 235 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 09.03.2017, rreth orës 15:00, në fshatin Shelqet, duke punuar në një lokal, është dëmtuar shtetasi R.N, vjeç 20,banues në fshatin Shelqet, i cili pas mjekimit në spital, u largua për në banesë. Materialet u referuan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje.

I gjendet armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga policia.
Arrestohet shtetasi P.Q 39 vjeç, banues në Mali Jushit, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës.
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër janë ngritur Pika Kontrolli në territorin e Qarkut Shkodër për armëmbajtje pa leje dhe lëndë narkotike, ku gjatë kontrolleve të ushtruar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P.Q, i cili udhëtonte me automjetin tip Benz, pasi gjatë kontrolli fizik iu gjet:
- një armë zjarri Pistoletë e llojit Browning
- një krëhër me 7 copë fishekë të kalibrit 7.65mm
Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin e shtetasit të mësipërm në Komisariatin e Policisë Vau Dejës si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN
Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 09.03.2017, në P.K.K Rinas, u kap shtetësia Xh.A, vjeç 20, banuese në Kavajë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Më datë 09.03.2017, në P.K.K Rinas, u kap shtetasi E.H, vjeç 27, banues në Burrel, shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.P, vjeç 51, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se më datë 28.02.2017, në fshatin Kapshticë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni  297 i Kodit Penal.

Më datën 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.J, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi, në PKK, Qafë Thanë, u kap me një pasaportë që dyshohet e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Policia Kufitare konstaton dhe sekuestron, në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren, 34 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Specialistët e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” pasi: Më datë 09.03.2017, nga ana e shërbimeve Operacionale të Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vendin e quajtur “Vëntroku”, në afërsi të fshatit Tren të rrethit Devoll, në kufirin e gjelbër, janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të vendosura në dy çanta sportive.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Sarandë
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shtetasin M.M, vjeç 47. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 09.03.2017, në P.K.K Kakavije, u kap shtetasi në kërkim R.M, vjeç 31, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale ”Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.   

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 09.03.2017, në P.K.K. Morinë, u ekstradua nga Shqipëria, në Kosovë shtetasi E.D, vjeç 26, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 23 personave dhe janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 6 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 4 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.

6 persona për dhunë në familje, vjedhje, goditje për shkak të detyrës dhe përndjekje.
Janë kapur 4 persona në kërkim.
1 person në kanosje dhe 1 person për armëmbajtje pa leje.
1 person për mitëdhënie.

Janë sekuestruar rreth 35 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë, 1 krehër dhe 7 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 51 persona.
Gjatë 24- Orëve u finalizua Operacioni konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacioni "Blici Rrugor".
Operacioni ka vijuar i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë angazhuar rreth 680 punonjës Policie në total.
Janë ngritur dhe funksionuan 154 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Policia Rrugore është mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat .
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...