I ofron ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative për parkim të gabuar, arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit. 10.03.2017

Tiranë, I ofron ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative për parkim të gabuar, arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit. (për video klikoni mbi link) index

Më datë 10.03.2017, Shërbimet e Komisaraitit Rajonal të Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– A.H, 23 vjeç, banues në Kosovë

 

Në kryqëzimin e Rrugës "Sami Frashëri" me Rrugën "Ismail Qemali", shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një automjet "Land Rover",

të parkuar në kryqëzim dhe në sens të kundërt me atë të lëvizjes.

Në momentin që shërbimet i janë afruar mjetit, shtetasi i lartë përmendur ka dalë nga një nga lokalet pranë,

duke u prezantuar si drejtuesi i automjetit.


Pasi këtij shtetasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit të parkuar në mënyrë të parregullt,

sëbashku me dokumentacionin ka tentuar ti japë 10 Euro punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative.


Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 244 i Kodit Penal.

 

 

 

 

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...