Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Mars 2017

Policia e Shtetit 
1Drejtoria PPSH.1

DORËZIMI I ARMËVE.
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

"Blici Rrugor"
Vijon  operacioni  "Blici Rrugor", i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Operacioni nisi në orën 11:00 dhe zgjati deri në orën 12:00.
Sot u angazhuan rreth 660 punonjës Policie në total.
Si dhe u ngritën dhe funksionuan 150 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Prej orës 11:00 deri në orën 12:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat  vendosën:
187 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
194 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Si dhe 137 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Sekuestrohen 207 kg lëndë të dyshuara Cannabis Sativa
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës.
Më datë 10.03.2017, nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
M.H., 67 vjeç, banues në Krujë
Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se në banesë ky shtetas, dyshohej se posedonte lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet e Seksionit të Narkotikës, të cilët pas kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës e më konkretisht tek një stanë për bagëtitë, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sativa.
Lënda e dyshuar është gjetur në disa thasë najloni dhe fuçi plastike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
207 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sativa
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për shtetasin F.P., vjeç 45, pasi dyshohet se mjetin tip “BMV X5”, rezulton i vjedhur në Itali, më datë 02.03.2010, i cili u bllokua. Punohet për shoqërimin e F.P.  Neni 141/a i Kodit Penal.

Tiranë
I ofron ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative për parkim të gabuar, arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit.
Më datë 10.03.2017, Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
A.H., 23 vjeç, banues në Kosovë
Në kryqëzimin e Rrugës "Sami Frashëri" me Rrugën "Ismail Qemali", shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një automjet "Land Rover", të parkuar në kryqëzim dhe në sens të kundërt me atë të lëvizjes. Në momentin që shërbimet i janë afruar mjetit, shtetasi i lartë përmendur ka dalë nga një nga lokalet pranë, duke u prezantuar si drejtuesi i automjetit.
Pasi këtij shtetasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit të parkuar në mënyrë të parregullt, sëbashku me dokumentacionin ka tentuar t’i japë 10 Euro punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 244 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 10.03.2017 shtetësia R.H., vjeç 29, banuese në Tiranë, kallëzon se i kanë falsifikuar firmën e nënshkrimin, duke përfituar 3 numra në një kompani celulare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 186 i  Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.H., vjeç 42, banues në Durrës, pasi në rrugën “Donika Kastrioti”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, shtetasi E.P., vjeç 35 banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Don Bosko”, i kanë dëmtuar mjetin e parkuar tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, rreth orës 09:30, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shtetasi A.P., vjeç 23 banues në Tiranë, me leje drejtimi, duke drejtuar motorin tip “Leike” ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.03.2017, rreth orës 13:00, në rrugën “Teodor Keko”, mjeti tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen E.L., vjeç 61, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D., vjeç 44 banues në Yzberisht, pasi te kthesa e Yzberishtit, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volkswagen” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.SH., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dajtit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit R.B. e M.P., vjeç 19 e 23, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 14, nga kontrolli  në lokal, në tavolinë, R.B e M.P.,  ju gjet 1 dozë lëndë narkotike e llojit Hashash. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Krujë, më 11.03.2017.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Krasta".
Sekuestrohen 166 kg Cannabis Sativa.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar"Krasta".
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur "Pylli i fshatit Krastë", Krujë, disa persona kishin fshehur  lëndë narkotike me qëllim trafikimin e tyre,  punonjësit e policisë ushtruan kontroll të imtësishëm në të gjithë zonën.
Gjatë krehjes së zonës nuk janë konstatuar personat, por u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
6 thasë të mbushur me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 166 kg.
Vijon puna për kapjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/ 1 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 41, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi në lagjen Nr. 2, u kap duke drejtuar ne gjendje të dehur, mjetin tip “BMW X6”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.H., vjeç 17 banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 10.03.2017, në lagjen “Kala”, ka tentuar të vras me thikë, duke e plagosur shtetasin G.B. vjeç 17, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Punohet për kapjen e A.H.Nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit P.Z. e G.N. vjeç 51 e 42, banues në Poliçan, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në Uznovë, P.Z., duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volvo” me drejtues G.N., i cili është dëmtuar dhe pasagjerja M.N. vjeç 38, banuese në Uznovë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.S., vjeç 44 banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 08.03.2017, u kap me mjetin tip “Fiat” duke transportuar 6 pasagjerë, i pa pajisur me licencë. Nenet 170/a, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.M., vjeç 34 banues në fshatin Finiq, Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Kakavije.
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".
Në datë 11.03.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije u paraqit shtetasi E.K. si pasagjer në një autobuz duke udhëtuar për në shtetin Grek.
Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, në trupin e shtetasit të mësipërm, rreth pjesës së mesit iu gjet 900 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.K., 27 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër korrupsionit
Kurbin
Goditet një tjetër  rast i mitëdhënies
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative ,  arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit
Më datë 10.03. 2017,  nga efektivët e policisë rrugore  në Komisariatin e Policisë Kurbin,  në aksin rrugor Fushë Milot - Skuraj , u kap në flagrancë  shtetasi :
D.K. , 41 vjeç, banues në Pejë - Kosovë
Ky shtetas i ka ofruar 5 Euro  punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e  mjetit të tij tip Benz Autobot me shpejtësi tej normave të lejuara.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan Eurot edhe automjeti.
Arrestimi i tij  në flagrancë u krye  për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin  për veprime të mëtejshme.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.H., vjeç 50 banues fshatin Tresh, pasi dyshohet se në rrugën “Shtraus”, nga kontrolli i ushtruar te dyqani për tregtim të artikujve të ndryshëm ushqimor, nuk lëshon kupon tatimor. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
SHKODËR
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim
Finalizohet operacioni i koduar "Justice Delayed"
I shpallur në kërkim për ""Shfrytzim Prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve" ndalohet një shtetas nga Policia.
Më datë 10.03.2017, nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për vendodhjen e shtetasit në kërkim, me qëllim vendosjen para përgjegjësisë penale, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar "Justice delayed"
Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Sheshit Isa Boletini, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
A.M. 34 vjeç lindur dhe banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër.
Ky shtetas u ndalua nga shërbimet Drejtorisë Vendore Policisë Shkodër, pasi Gjykata Apelit, Mesina/ Itali, me vendim extra, datë 30.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për kryerjen e veprës penale "Shfrytzim Prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve" parashikuar nga nenet 81 të kodit penal, si dhe ligjit nr 75/1958,seksioni 3 dhe 4 të Kodit Penal Italian.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.03.2017, nga Shërbimet e Seksionit për Kërkimin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë penale e shtetasit           F.A., 20 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 07.03.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.G., vjeç 20 banues në Tiranë, pasi në fshatin Farkë, tek “Diga e Liqenit”, nga kontrolli fizik ju gjetën e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.K e L.SH, vjeç 27 e 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Tefta Tashko”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.E e A.A vjeç 20 e 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Qytet Studenti, kanë goditur me sende të forta njeri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.D., vjeç 48 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Vllazën Huta”, ka goditur me sende të forta dhe i ka dëmtuar mjetin “Benz” shtetases B.X., vjeç 30, banuese në Tiranë. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 32, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se më datë 09.03.2017, te “Liqeni i Thatë”, në banesën e shtetasit A.M., vjeç 53, ka vjedhur disa vegla pune, të cilat ja ka shitur me kontratë noteriale, shtetasve P.T. e E.C., vjeç 20 e 25, banues në Tiranë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 134/1 Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.Q., vjeç 59 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, K.Q. vjeç 60 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.R., vjeç 26, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se prej një muaji përndjek, duke ushtruar dhunë psikologjike ish të dashurën S.M., vjeç 27 banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shtetasit V.J. vjeç 51 në mjetin tip “Benz” pasi i kanë thyer xhamin, i kanë vjedhur aksesorët. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.F., vjeç 21 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.GJ. vjeç 61 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen N.A. vjeç 53 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ndre Mjeda”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

 Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur, shtetasin A.T. vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, rreth orës 03:30, në rrugën “Babë Rexha”, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar, tip “Volkswagen” në përdorim të shtetases, S.J., vjeç 29, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, ngjarja është aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.B., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, ka kanosur shtetasin L.D., vjeç 56, banues në Tiranë.Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.K. vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Pandi Dardha”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, rreth orës 20:30, në rrugën “Vorpsi”, shtetasi R.P. vjeç 27, banues në Tiranë, inxhinier, kallëzon se është vjedhur me thyerje, kabina e monitorimit të një kompanie private, ku kanë marrë 4 bateri. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.B. vjeç 68 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes R.B. vjeç 67 të cilës ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.20006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, ka goditur me grusht e kanosur shtetasin J.S., vjeç 21, banues në Laç. Nenet 90 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.M., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Halit Bega”, në bashkëpunim, kanë goditur me grusht, shtetasin F.T. vjeç 24, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e bashkautorit dhe kapjen e tyre. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Q., vjeç 38 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Baushi”, ka goditur me thikë, shtetasin K.GJ.  vjeç 60 banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë. Punohet për kapjen e A.Q. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje“ dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të policisë rendit publik“, më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D. vjeç 35 banues në Tiranë. Nenet 83/a e 242 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.U., vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Paskuqan, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.G., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Arbrit”, në një sipërfaqe toke, u kap duke kryer punime pa leje. Punohet për kapjen e tij. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.SH., vjeç 44 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës, M.L. vjeç 50. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.XH. dhe D.M., pasi dyshohet se në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në një restorant i kanë vjedhur çantën shtetasit G.N., vjeç 29 banues në Tiranë, ku kishte një sasi lekësh dhe eurosh. Punohet për kapjen e tyre. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.K., vjeç 51 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e ish bashkëshortes, R.B., vjeç 47 pa miratimin e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Altin Basha”, ka kanosur me fjalë, shtetasin H.D., vjeç 28 banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi E.M. vjeç 38 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.03.2017, në banesë ka goditur me grusht, bashkëjetuesen D.D, vjeç 35, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Kavajë
Më datë 10.03.2017, rreth orës 18:55, në lagjen Nr 2, Kavajë, në një këmbim valutor kanë hyrë dy shtetas ende të pa identifikuar, të cilët kanë tentuar të vjedhin me dhunë xhiron ditore të këtij këmbimi valuator, por pa arritur të realizojnë atë.
Grupi hetimor po vazhdon punën me intensitet të lartë për identifikimin edhe kapjen e autorëve të këësaj vepre penale.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes  së menjëhershme, për shtetasen M.B. vjeç 20 banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëjetuesi E.K., vjeç 26, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.D, vjeç 12, banues në Durrës, pasi dyshohet se në një shkollë të  mesme, ka tentuar të vjedhë kamerat e sigurisë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, rreth orës 03:20, në lagjen Nr. 13, dy persona kanë goditur me mjete të forta rojen e një karburanti shtetasin H.S., vjeç 58 banues në Durrës, dhe i kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve. Nenet 139 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.Z, vjeç 64 banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 4, me mjete të forta, ka dëmtuar reklamën e dyqanit të shtetases R.D., vjeç 39, banuese në Durrës. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 10.02.2017, rreth orës 15:45, në aksin rrugor fshati Borakë-Shijak, shtetasi H.SH, vjeç 49, banues në Shijak, duke drejtuar motorin tip “Honda” ka humbur kontrollin, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08.03.2017, rreth orës 16:00, në fshatin Benë ka rënë zjarr, në banesën e shtetasit A.P., vjeç 48, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga amortizimi  i rrjetit  elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 10.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.M. vjeç 32, banues në fshatin Selitë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 3 muaj burg. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 10.03.2017, u arrestua shtetasi R.F., vjeç 29, banues në Librazhd, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Y.L. vjeç 53, banues në Librazhd, pasi dyshohet se pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni  199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.XH. vjeç 43 banues në Gramsh, pasi dyshohet se në fshatin Mashan, ka zaptuar 5 hektarë tokë, e cila është vendosur në sekuestro nga Gjykata e Rrethit  Gjyqësor Elbasan. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.L. vjeç 36, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses I.K., vjeç 31. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 10.03.2017, gjatë natës, në fshatin Sovjan, është vjedhur banesa e shtetasit E.B., vjeç 42 ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 10.03.2017, gjatë natës, në fshatin Rëmenj, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A.B. vjeç 41. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.03.2017, gjatë natës, në fshatin Vajkan, pranë banesës shtetasit K.DH. vjeç 45 i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen B.XH. vjeç 35 banuese në Levan, pasi dyshohet se më datë 07.03.2017,  është larguar nga banesa duke braktisur tre fëmijët e mitur. Punohet për gjetjen e saj. Neni 124  i  Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasin A.O., vjeç 63, banues në fshatin Topojë, pasi dyshohet se në fshatin Topojë, ka pushtuar 300 m2. tokë, të shtetases A.O, vjeç 47. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 44 banues në Fier pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, shtetases E.S dhe vajzës M.S vjeç 32 e 11. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për  shtetasit N.S. e R.H. vjeç 25 e 48, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në lagjen “20 Tetori”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.L., vjeç 47 banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 09.03.2017, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Punohet për kapjen e tij. Neni 199/a/2 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen F.G., vjeç 44, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A.LL vjeç 65 banues në Sarandë. Neni 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 09.03.2017, në fshatin Grapsh, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases E.D., vjeç 82. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 10.03.2017, gjatë natës, në qytet, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit A.A., vjeç 55, banues në Tepelenë, ku kanë marrë disa shishe me pije alkoolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, gjatë natës, në Memaliaj, kanë vjedhur me thyerje lokalet e shtetasve Q.V e G.M. vjeç 56 e 33,  banues në Memaliaj, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe 1 laptop. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.03.2017, gjatë ditës, në fshatin Pllan, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases A.D. vjeç 39, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe eurosh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.RR. vjeç 26, banues në fshatin Mushan, pasi në lagjen “Liria”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.M. vjeç 68 banues në fshatin Bërdicë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, në fshatin Shtoj i Vjetër, në oborrin e banesës, shtetasi M.B. vjeç 37 ka humbur ndjenjat dhe është dëmtuar në fytyrë, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, si ngjarje aksidentale.

Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.N. vjeç 58, banues në fshatin Vrith, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 14:10, në qytet duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi“ka aksidentuar shtetasen F.K, vjeç 16 banuese në Shkodër, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është kthyer në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, rreth orës 16:12, në lagjen “Vojo Kushi”, në banesën e shtetasit R.H. e H.H ka rënë zjarr, për pasojë ka humbur jetën H.H 80 vjeç dhe ka dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.GJ, vjeç 30 pasi dyshohet se bashkëshorti E.GJ., vjeç 31 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Pukë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet për shtetasin F.K. bazuar në nenin 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 10.03.2017, rreth orës 08:30, në qytet, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë shtetësia B.SH., vjeç 56 e cila vdiq në spitalin e Gjakovës, Kosovë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.L. vjeç 78 banues në fshatin Kastriot, pasi dyshohet se  në afërsi të banesës, me vetëgjyqësi, ka bllokuar rrugën e lagjes, me një portë druri, duke penguar lëvizjen e banorëve. Neni 277 i Kodit Penal.

VI. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Rinas
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit:
K.B. 55 vjeç, lindur në Tepelenë.
Shtetasi K.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi: Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Gjirokastër,   me Vendimin Penal nr. 39, datë 05.05.2005, lënë në fuqi me Vendimin Penal nr. 151, datë 19.05.2008 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimit penal nr. 00-2010-1391(1016), datë 08.11.2010 të Gjykatës së Lartë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim“ dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 141-25 dhe 278/2, të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 06 korrik 1997 shtetasit, V.A., F. P dhe K. P,  po udhëtonin me automjetin e shtetasit V.Xh, në drejtim të Greqisë.
Shtetasi F.P,  kishte me vete një shumë prej 700 000 dhrahmi të cilat do ti çonte në Greqi.
Në vendin e quajtur “Zaje”, në afërsi të Gjirokastrës, automjetit në të cilin udhëtonin shtetasit e mësipërm i kanë dalë përpara me qëllim për ta grabitur, shtetasit K.B, N. Gj., L.M,  A. B dhe E.K.
Fillimisht këta shtetas të cilët kanë qenë edhe të armatosur me armë zjarri, kanë qëlluar në ajër me qëllim që automjeti i shtetasit V. Xh të ndalonte, por ky i fundit ka nxjerrë armën automatike kallshnikov që e mbante me vete dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të shtetasve që kishin dalë për ta grabitur.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë shtetasit V. Xh dhe F.P.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i shtetasit K.B. në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.H., vjeç 42 banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 20.03.2017, në afërsi të P K K Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u referuan  materialet në  Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor  Durrës, për shtetasin L.Z., vjeç 23, banues në Shijak, pasi dyshohet se më datë 03.03.2017,  në Port i është bllokuar mjeti tip “Range Rover” i blerë në Itali, por nga verifikimi ka rezultuar i vjedhur në Itali, më datë 09.12.2016. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Vlorë
Policia Kufitare  ka intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet detit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë  nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Guardia di Finanza janë bllokuar dy mjete lundruese që dyshohet se do përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike.
Mjeti i parë lundrues u bllokua në zonën e Petroliferës nga  Policia  Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policise Vlore.
Mjeti i dytë lundrues Skaf u bllokua nga Policia Kufitare në zonën e pyllit te Akërnisë.
Mjeti i pare lundrues një skaf plastik, pa emër, me gjatësi 7.5m dhe gjerësi 2.2m, me dy motora të fuqishëm dyshohet  se ka ardhur nga Italia dhe se drejtohej nga dy shtetas Italianë të cilët porsa kanë parë Policinë kanë  fshehur  mjetin në krah të kalatës së Petroliferës dhe janë larguar.
Vijon puna për kapjen e tyre duke forcuar kontrollin ne dalje nga Porti si dhe ne zonën përrreth.
----
Mjeti i dyte është konstatuar gjatë kryerjes së shërbimit nga ana patrullës së SPK Triport, në zonën e pyllit te Akërnisë, Hidrovor është konstatuar një mjet lundrues tip skaf  i gjatë 8 m, i hipur në karelë dhe në afërsi te saj dhe një mjet tip kamionçinë.
Nga të dhënat paraprake rezulton se mjeti lundrues është në pronësi të shtetases L. Xh dhe përdorues mjeti S. Xh.
Nga kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë send i kundraligjshëm.
Vijon kontrolli i zonës si dhe puna për zbardhjen e rrethanave për të dy rastet.    

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.LL  vjeç 49 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në P K K Muriqan, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” ju gjetën e bllokuan 1 pasaportë, 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi mjeti italiane, në emër të shtetasit italian M.B. të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, në P K K Muriqan u kap shtetasi GJ.G. vjeç 27 banues   Laç, i cili kishte 3 dokumente identifikimi të lëshuar në emër të tij  pa datë lëshimi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethi Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 10.03.2017, në fshatin Dobrunë, është konstatuar i braktisur mjeti tip “Niva” i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjakovë, më datë 17.02.2017, në pronësi të shtetasit T.Z. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 141/a i Kodit Penal.

 

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...