Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Mars 2017

Policia e Shtetit. 1Drejtoria PPSH.1
DORËZIMI I ARMËVE.
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

"Blici Rrugor"
Vijon  operacioni  "Blici Rrugor", i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shpejtësi tej normave të lejuara e shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Operacioni nisi në orën 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:00.
Sot u angazhuan rreth 640 punonjës Policie në total.
Si dhe u ngritën dhe funksionuan 140 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Prej orës 12:00 deri në orën 13:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:
144 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
113 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Si dhe 117 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 11.03.2017, shtetasi A.T, kallëzon se, nëpërmjet mesazheve në telefon, është kanosur për jetën e tij dhe të familjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 24, banues në Itali, pasi, në rrugën “5 Maji”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Dervish Hima”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.T, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin A.T, vjeç 24, banues në Tiranë, si pasojë është aksidentuar këmbësorja shtetasja A.R, vjeç 53, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.I, vjeç 46, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/2 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Sekuestrohen 12 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët  e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bën arrestimin në flagrancë të shtetasit L.S, 37 vjeç, banues në fshatin Gribë Gramsh.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, pasi grupi hetimor gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Gribë Gramsh, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 12 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.03.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.F, vjeç 36, banues në Pogradec, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në afërsi të fshatit Gështenjas, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetast të mitur, vjeç 9, banues në Gështenjas, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Levani”.
Sekuestrohen 42.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Levani", arrestuan në flagrancë shtetasin I.P, 46 vjeç, banues në  Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës se efektivëve te policisë, në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar mjetit tip “TOUAREG”, në bagazh, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 42.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 10 pako.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 5  aparate të ndryshme celulari si dhe mjeti Touareg.

Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Më datë 11.03.2017, gjatë natës, në Patos, është tentuar të vidhet me thyerje bankomati i një banke të nivelit të dytë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 136 e 22 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasit T.M dhe M.B, vjeç 69 e 63, banues në Gorre e Gurëz, Kurbin,  shtetasi M.B, pa leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 10:45, në rrugën Fushë Kuqe-Patok, duke drejtuar mjetin tip “Benz” e motorin tip “Sprinter“, janë përplasur, për pasojë është aksidentuar shtetasi M.B, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 11.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.T, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi, te sheshi “Nënë Tereza”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i  Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi, te sheshi “Nënë Tereza”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin shtetasi N.N, vjeç 35, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 10.03.2017, në rrugën e “Elbasanit”, ka thyer një ekran lojërash fati. Neni 150 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset V.M dhe I.M, vjeç 48 e 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Vëllazën Huta”, kanë goditur me grushte shtetasen F.M, vjeç 39, banuese në Tiranë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, gjatë natës, në rrugën “Ali Visha”, shtetasit E.Gj, vjeç 44, banues në Tiranë, i kanë vjedhur dy targat e mjetit tip “Benz”, të cilat, janë gjetur nga menaxheri i pallatit,  pranë vendit të parkimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Gj, vjeç 27, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen K.D, vjeç 26. Neni 275 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.T, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, iu gjetën e  sekuestruan disa makineta të lojërave të fatit, pa leje. Neni 198 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.L dhe A.S, vjeç 23 e 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për motive të dobëta, shtetasi B.L, ka kanosur shtetasen A.S dhe kjo e fundit, e ka goditur me grushte. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Prek Jakova”, ka goditur me grushte shtetasen F.K, vjeç 68, banuese në Tiranë. Neni 89 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Sh, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Durrësit”, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin E.T, vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 84 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.N, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Asim Vokshi”, ka goditur me sende të forta, shtetasit E.S, i dënuar më parë, dhe A.C, vjeç 42 e 35, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit H.N. Neni 89 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.G, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, nëpërmjet rrjetit social, ka kanosur me fjalë, shtetasen G.Ç, vjeç 16, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Myslym Keta”, gjatë punimeve për ndërtimin e një objekti, ka dëmtuar pjesërisht, një mur rrethues në pronësi të shtetasit D.P, vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 150 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.B, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Niko Avrami”, ka dëmtuar sinjalin e furgonit tip “Benz”, të shtetasit F.A, vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 150 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.S, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ka shqetësuar bashkëshorten E.S, vjeç 30, banuese në Tiranë, të cilët janë në proces divorci. Neni 275 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.S, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, G.S, vjeç 42, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P.A, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Azem Hajdari”, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit D.Rr, vjeç 69. Neni 134 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen I.K, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, ka braktisur fëmijën e saj të mitur. Punohet për kapjen e saj. Neni 124/1 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.I, vjeç 25, banuese në Vorë, pasi dyshohet se, në Vorë, ka goditur me grushte shtetasen G.Gj, vjeç 29. Neni 90 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te një qendër tregtare, ka ndërtuar një objekt pa leje, si dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë së rendit. Nenet 199/a dhe 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin H.K, vjeç 23, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në subjektin e tij, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, në lagjen nr. 1, shtetasi E.K, vjeç 45, dyshohet se, u konstatua duke kryer punime te banesa, pa leje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 11.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 2, kanë vjedhur 4 bagëti të imëta, në kasollen e shtetasit J.T, vjeç 62. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim, pasi dyshohet se te reparti Ushtarak në fshatin Spille, disa shtetas po pastronin pishat. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.K, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Xhafzotaj, në parkingun e një hoteli, me vetëgjyqësi, shtetasit R.Ç, vjeç 33, banues në Tiranë, i ka marë mjetin tip “Range Rover”. Neni 277 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 22, banues në fshatin Perlat, pasi dyshohet se, në Perlat, është kapur me mjetin kamionçinë tip “Benz”, me lëndë drusore, pa leje. Neni 205 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.J, vjeç 46, banues në fshatin Perlat, pasi dyshohet se, në Perlat, është konstatuar duke ndërtuar shtesë lokali, pa leje. Neni 199/a i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes  së menjëhershme, për shtetasen A.D, vjeç 33, pasi dyshohet se bashkëshorti L.D, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes  së menjëhershme, për shtetasen M.S, vjeç 26, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  ish bashkëshorti D.P, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 11.03.2017, shtetasi B.Ll, vjeç 41, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se në malin e Krujës, i kanë vjedhur disa litra naftë për gjeneratorin e antenave të një kompanie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni134 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin M.S, vjeç 53, banues në fshatin Bilaj, pasi dyshohet se, në Bilaj, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A.P, vjeç 48. Neni 90 i  Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, rreth orës 02:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, në fshatin Dërven, shtetasi F.M, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.K, vjeç 30, banues në Derven, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për kapjen e autorit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.D, vjeç 40, banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se, në Xhafzotaj, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasit D.D dhe J.D, vjeç 40 e 18. Neni 89 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.03.2017, në lagjen Sul Paprri, është vjedhur banesa e shtetasit H.Gj, vjeç 66, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017 gjatë natës, në Belsh, pranë banesës, shtetasit H.H, vjeç 53, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin J.B, vjeç 61, banues në fshatin Kakavec, Përrenjas pasi dyshohet se, në pronën e tij në Kakavec, u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i  Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u arrestuan  në flagrancë shtetaset L.Ç dhe V.Gj, vjeç 19 e 46, banuese  në  Elbasan, pasi dyshohet se më datë 11.03.2017, në lagjen “Kala”, u kapën  duke vjedhur, në dyqanin e shtetasit  D.P, vjeç 31, banues në Tiranë. Sendet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 134 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 11.03.2017 gjatë natës, në fshatin Rrumbullak, është vjedhur lokali i shtetasit I.Xh, vjeç 39, ku kanë marrë një televizor dhe disa steka me cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.M, vjeç 25, banues në fshatin Kotodesh, pasi dyshohet se, në Përrenjas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë. Neni 242 i  Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K, vjeç 31, banues në Librazhd, pasi dyshohet se, më datë 11.03.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait shtetasit Sh.K, vjeç 66, banues në Librazhd, si dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake. Nenet 130/a  dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 11.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K, vjeç 24, banues në Berat, pasi gjatë natës, në lagjen ‘’Jani Vruho’’, në banesën e gjyshes shtetases L.K, vjeç 76, ka vjedhur një pajisje elektro-shtëpiake. Neni 134 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.Z, vjeç 59, banues në fshatin Çiflik, pasi dyshohet se në Çiflik, ka prerë telat përcjellës të energjisë elektrike, nga shtylla që furnizon me energji elektrike magazinën e shtetasit A.Z, vjeç 34. Neni 150 i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dhe punohet për kapjen e shtetasit E.R, vjeç 19, banues në Berat, pasi shtetasi F.F, vjeç 18,  ka bërë kallëzim se më datë 10.03.2017, te Pedonalja, për motive të dobëta, e ka plagosur lehtë me mjete të forta. Neni 89 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 11.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të  mbrojtjes, për shtetasen K.O, vjeç 27, pasi dyshohet se më datë 10.03.2017, shtetasi L.O, vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin T.M, banues në Fier, pasi dyshohet se ka prerë disa pisha të buta në pyllin e fshatit Kreshpan. Neni 205  i  Kodit Penal.

Më datë 11.03.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 23, banues në fshatin Libofsh, pasi, në fshatin Libofsh, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 11.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të  mbrojtjes, për shtetasit A.D e N.D, vjeç 37 e 48, pasi dyshohet se, për një konflikt pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen D.K, vjeç 48, banues në fshatin Ardenicë, pasi dyshohet se, në fshatin Ardenicë, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin S.K, vjeç 77. Neni 89 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.M, vjeç 36, pasi dyshohet se më datë 11.03.2017, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait shtetasit E.M, vjeç 72. Neni 130/a i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi më datë 09.03.2017, rreth orës 08:30, në fshatin Zvërnec te ‘’Portonovo’’, është gjetur një kufomë e seksit mashkull. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kufomës.

Më datë 11.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.N, vjeç 40, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale ’’Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike’’. Neni 137/2 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.P, vjeç 40, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 1, ka goditur me grushte, shtetasin L.P, vjeç 31, banues në Ksamil.  Neni 90 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.Gj, vjeç 32, banues në Gjirokastër,  pasi dyshohet se, në lagjen Zinxhira, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin L.S, vjeç 65, banues në Gjirokastër. Neni 90 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 11.03.2017, gjatë natës, në Memaliaj, është vjedhur lokali i shtetasit G.T, vjeç 27, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe disa dokumenta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i  Kodit Penal.

Goditet grupi që kryente vjedhje lokalesh dhe banesash në Tepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë. Pas një pune intensive të kryer nga Specialistët Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: P.B, 22 vjeç, banues në Durrës, S.H, 24 vjeç, banues në Durrës, E.P, 22 vjeç, banues në Durrës, A.GJ., 17 vjeç, banues në Durrës, A.B., 17 vjeçe, banuese në Durrës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Në bashkëpunim me njëri–tjetrin shtetasit e mësipërm kanë kryer një sërë vjedhjesh, konkretisht: Në datë 10.03.2017, në Tepelenë, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A.A, në Memaliaj kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit Q.V., lokalin e shtetasit G.M. dhe lokalin e shtetasit G.T. Në datë 06.03.2017, në Këlcyrë kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.B., si dhe në datë 10.03.2017, në Këlcyrë kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit F.Ç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa maska, dorashka, kaçavida, leva hekuri, një shumë prej 10.000 lekë, 20 euro, dy telefona celular, një Laptop, disa shishe me pije alkoolike, si dhe automjeti tip “Benz”, të marrë me qera. Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, ku dyshohet se autorët janë shtetasit e mësipërm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134 dhe 25 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 11.03.2017, gjatë natës, në Këlcyrë, është tentuar të vidhet dyqani i shtetasit F.Ç, vjeç 42. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.03.2017, rreth orës 02.30, në lagjen Varosh, pranë banesës, kanë tentuar të vjedhin mjeti tip “Peugeot”, pronë e shtetasit E.T, vjeç 22. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
 
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.D, vjeç 52, banues në Balldre, pasi dyshohet se, më datë 09.03.2017, në Balldre, ka goditur me sende të forta shtetasin A.D, vjeç 51. Neni 90 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.M, vjeç 54, banues në fshatin Gomsiqe e Re, pasi dyshohet se në fshatin Pulaj, po ndërtonte një banese pa leje. Neni 199/a e 22 i  Kodit Penal.

Më datë 10.03.2017, rreth orës 16:10, në lagjen Vojo Kushi, në banesën e shtetasit H.H, vjeç 79, ka rënë zjarr, ku si pasojë ka gjetur vdekjen ky shtetas dhe si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur plotësisht edhe tre banesat ngjitur në pronësi të shtetasve Xh.H, R.H e M.H, vjeç 78, 74 e 57. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në matësin e energjisë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprim.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.H, vjeç 34, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Ahmet Haxhia”, ka pushtuar tokën e shtetasit  A.Z, vjeç 59, banues në Shkodër. Neni 200 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 11.03.2017, gjatë natës, në lagjen e Re, është vjedhur dyqani i shtetasit B.H, vjeç 39, ku kanë marrë disa mallra ushqimor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 11.03.2017, rreth orës 07:30, në fshatin Pusë i Thatë, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive të shtetasit M.M, vjeç 50, ku janë djegur disa bagëti e baza ushqimore. Nga veprimet e kryera rezulton, se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë nga një shkëndijë elektrike. Neni 151 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 11.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Sh dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për shtetasit Z.Sh dhe T.D, vjeç 29, 26 e 25, banues në fshatin Dushaj, pasi më datë 10.03.2017, në Dushaj, për motive pronësie, shtetasi F.Sh ka goditur me sende të forta shtetasin K.D, vjeç 55, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasit Z.Sh dhe T.D, kanë goditur me grushte njëri tjetrin. Nenet 89 e 90 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 10.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi dyshohet se, në P.K.K Port, mjeti tip “Fiat”, ardhur nga Italia me pritës shtetasin A.M, rezulton i vjedhur në Itali, më datë 09.11.2015. Neni 141/a i  Kodit Penal

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.S, vjeç 29, banues në Fier, kthyer deportiv, në P.K.K Kapshticë, pasi dyshohet se, më datë 01.03.2017, në Konispol, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 11.03.2017, në P.K.K, Kakavije, u kap shtetasi në kërkim P.P, vjeç 32, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.H, vjeç 25, banues në fshatin Gurrë e Madhe, Burrel, pasi dyshohet se, më datë 11.03.2017, në afërsi të P.K.K, Muriqan, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...