Tiranë, Sekuestrohen 207 kg lëndë të dyshuara Canabis Sattiva.

Tiranë, Sekuestrohen 207 kg lëndë të dyshuara Canabis Sattiva11.tirane.op.antidroge

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës

Më datë 10.03.2017, nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• M.H., 67 vjeç, banues në Krujë

Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se në banesë ky shtetas, dyshohej se posedonte lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet e Seksionit të Narkotikës, të cilët pas kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës e më konkretisht tek një stanë për bagëtitë, u konstatua një sasi e konsiderueshme me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva. 
Lënda e dyshuar është gjetur në disa thasë najloni dhe fuçi plastike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- 207 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

11.tirane.op.antidroge2

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...