Kakavije. Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

Kakavije. Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike"  11kakavije

Në datë 11.03.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije u paraqit shtetasi Erion Konomi si pasagjer në një autobuz duke udhëtuar për në shtetin Grek.

Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, në trupin e shtetasit të mësipërm, rreth pjesës së mesit i'u gjet 900 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. K., 27 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

11kakavije2

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...