Kurbin, Goditet një tjetër rast i mitdhënies.
Kurbin, Goditet një tjetër rast i mitdhënies.
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative , arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit
Më datë 10.03. 2017, nga efektivët e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Kurbin, në aksin rrugor Fushë Milot - Skuraj , u kap në flagrancë shtetasi :
- D.K , 41 vjeç, banues në Pejë - Kosovë.
Ky shtetas i ka ofruar 5 Euro punonjësit të policisë rrugore , për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip Benz Autobot me shpejtësi tej normave të lejuara.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan Euro-t edhe automjeti.
Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.