Gramsh, Sekuestrohen 12 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”

Gramsh, Sekuestrohen 12 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa” 12elbasan1

Arrestohet në flagrancë një shtetas:

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L.S, 37 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh

Arrestimi i tij u bë në kuadër të një proçedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, pasi grupi hetimor gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Gribë Gramsh, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës

materiale 12 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. 

12elbasan 1

12elbasan 3

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...