Fier, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Levani”.

Fier, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Levani” (per video kliko mbi link) 12levani

Sekuestrohen 42.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, arrestohet në flagranacë poseduesi.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Levani", arrestuan në flagrancë shtetasin:

-I. P, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës se efektivëve te policisë, në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar mjetit tip “TOUAREG” , në bagazh, j'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 42.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 10 pako.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 5 aparate të ndryshme celulari si dhe mjeti Touareg.

12levani1

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...