Vlorë, Policia Kufitare sekuestron një mjet lundrues në Sazan me 1 ton e 207 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva !

Vlorë, Policia Kufitare sekuestron një mjet lundrues në Sazan me 1 ton e 207 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva ! 17240079 1925517267734635 59363652673751159 o

Më datë 11.03.2017, rreth orës 12:00, pas njoftimit të marrë nga Q.N.O.D, se në afërsi të ishullit të Sazanit kishin konstatuar një mjet lundrimi tip Gomone, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Force, dhe Guardia di Finanza kanë shkuar në afërsi të kësaj zone bregdetare ku kanë konstatuar një mjet lundrues gomone të braktisur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë konstatuar një pjesë të lëndës narkotike, ndërsa pjesën tjetër u gjet e hedhur në det, në afërsi të gomones.

Për shkak të detit me dallgë të mëdha gomonia është mbajtur në ruajtie deri mesditën e sotme, ku me ndihmën e mjeteve lundruese të GdF, gomonia është rimorkiuar dhe është transportuar në Radhimë të Vlorës.

Policia Kufitare në bashkëpunim me GdF dhe DVP Vlorë kanë grumbulluar lëndën narkotike të shpërndarë në det, ku pas peshimit rezultoi në total me gjithë lëndën e gjetur në gomone 1 ton e 207 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, të cilat ishin të mbështjella me qese të zeza plastike të ndara në 73 pako të mëdha e të vogla.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar mjetin lundrues tip Gomone, me dy motorra të markës "YAMAHA" me 350 KW.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me veprimtarinë kriminale kundër trafikimit të narkotikëve.

17218754 1925517414401287 1622732198216846231 o

17240447 1925517341067961 272692870493138627 o

17240474 1925517201067975 7352882108345428778 o

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...