Tiranë, Finalizohet operacioni "VIN :NUMBER"

Tiranë, Finalizohet operacioni "VIN :NUMBER" 10cd4316-c3d8-4671-9589-a980cea67203

Proçedohen në gjëndje të lirë 3 shtetas, shpallen në kërkim 5 të tjerë

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "VIN :NUMBER", në kuadër të të cilit, janë:

- Proçeduar në gjëndje të lirë, tre shtetas:

• B. D., 58 vjeç, banues në Durrës

• E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë

• E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë

- Shpallur në kërkim, pesë shtetas të tjerë:

• E. P., 29 vjeç, banues në Shkodër

• I. P., 33 vjeç, me shtetësi Malazeze

• F. M., 33 vjeç, banues në Laç

• I. R., 49 vjeç, banues në Fier

• F. P., 44 vjeç, me shtetësi Itali


Shtetasve të lartë përmendur, u është arritur ti'u dokumentohet me prova ligjore, veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike.

Në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1- Mercedes Benz, C Class, i cili rezulton I vjedhur në Rumani.
2- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Suedi.
3- Audi, A4, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
4- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
5- Volkswagen, Golf V, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
6- BMW, X5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
7- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
8- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Greqi.

Këto mjete, të cilat janë të trafikuara nga vendet e BE-së, pasi mjete kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, u janë bërë ndryshimet në numrin e shasisë dhe dokumentacionin përkatës, e më pas regjistrimin në DRSHTRR Tiranë.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Trafikimi i mjeteve motorike", parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.

17d90d6a-1150-4a0d-95f1-5612b3e5623c

50c83055-1286-4b1e-b676-8ff5cfece299

beee1d2c-e52c-48c9-8297-6c19e7803020

fa83c8bc-b113-4240-ab05-9b1f3c8e2967

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...