Port- Durrës, Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombetar të lëndëve narkotike.

Port- Durrës, Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombetar të lëndëve narkotike. 1df35d58-c49e-41e4-9577-46b1c97ba66a

Policia Kufitare ne bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.

Sekuestrohen 3.2 kg Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.


Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin Detar Durrës, në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

• G.J 37 vjeç, banues në Fier, drejtuesi I mjetit dhe

• K.H 32 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi I tyre u bë pasi:

Më datë 12.03.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip Scania me drejtues shtetasin Gentian Jakupi dhe pasagjer shtetasin Kundret Hasanbashaj, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Kamioni ishte I ngarkuar me arka plastike, bosh.

Lënda narkotike ishte e futur poshtë sediles së shoferit ku pas peshimit rezultoi në total 3.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi I lëndëve narkotike" në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.

0405a4da-fa4d-4138-bf32-ce627509538b

24207ffd-9535-4b33-b8b3-a386f81143b3

cf34d9c8-de04-4f3c-9153-12dd8e8b0567

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...