Elbasan, Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan me rastin e “Ditës së Verës”


Elbasan, Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan me rastin e “Ditës së Verës” elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan duke vlerësuar

v Situatën festive me rastin e 14 – Marsit “Ditës së Verës”.
v Gjallërimin në të gjithë Qarkun e Elbasanit,
v Shtimin e numrit të automjeteve dhe rritjen e fluksit të lëvizjeve në akset kryesore dhe nëpër qëndrat e banuara,

Me qëllim :

Sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen normale të mjeteve, rritjen e sigurisë në akset rrugore si dhe trafikut në qytet.
Gjatë festimit të “Ditës së Verës” në qytetin e Elbasanit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë të gjitha masat, për organizmin e shërbimeve të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Elbasan, Cërrik, Librazhd,Gramsh, Peqin dhe të Stacioneve Belësh dhe Prrenjas me rastin e Ditës së Verës
1. Të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan, më datë 13.03.2017 do të kalojnë në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive
2. Për të përballuar me sukses festimin sa më normal të Ditës së Verës, në ndihmë të shërbimeve të Policise Elbasan, do te vihen ne disposición dhe forca nga Policia e Tiranës dhe FNSH-ja
3. Do të merren të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
4. Nga policia rrugore do të kontrollohen të gjitha akset me qëllim për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
Në këtë plan masash do të angazhohen 380 forca policie nga Elbasani dhe Tirana
Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e “Ditës së Veres”, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nuk do të lejojnë lëvizjen apo parkimin e mjeteve në këto akse rrugore:
1. Në orën 11:00 të datës 13.03.2017 do të bllokohet lëvizja dhe qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Kristoforidhit” deri tek “1 Maji”
2.Në orën 07:00 të datës 14.03.2017 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja nga Stadiumi deri tek 1 Maji
3.Nga Stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.
Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjëndje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, kërkon mirëkuptimin e pjesëmarrëseve në këtë ditë feste, të evitojnë në maksimum lëvizjen me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ju uron “Gëzuar Ditën e Verës”

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...