Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.
Gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë dorëzuar 102 armë zjarri, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 37.187 fishekë, 186 granata, 101 ndezësa, 635 kapsolla detonatore dhe elektrike, 4 kallëpe tritol si dhe 51 krehëra.
Konkretisht në qarqet:

1-Qarku Shkodër
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit dorëzohen nga banorët 18 armë zjarri, 13.815 fishekë, 18 krehëra, 36 granata, 4 kallëp tritoli, 10 kapsolla elektrikë konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 5 armë, 240 fishekë, 5 krehëra. Në Komisariatin e Policisë Pukë, 2 armë zjarri, 13.470 fishekë, 13 krehëra, 36 granata, 4 kallëp tritoli dhe 10 kapsolla elektrikë. Në Komisariatin e Policisë Vau Dejes, 6 armë, 105 fishekë. Në Komisariatin Malësi e Madhe, 5 armë zjarri.

2-Qarku Dibër
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe i municioneve luftarake. Gjatë kësaj jave janë dorëzuar nga banorët: 17 armë zjarri, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 3375 fishekë, 17 krehëra, 39 granata, 52 ndezësa. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Dibër, 10 armë zjarri, 3030 fishekë, 17 krehëra, 4 granata dhe 2 ndezësa. Në Komisariatin e Policisë Bulqizë, 6 armë zjarri, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 345 fishekë, 15 granata, 10 ndezësa. Në Komisariatin e Policisë Mat, 1 armë zjarri, 20 granata dhe 40 ndezësa.

3- Qarku Vlorë
Vijon masivisht dorëzimi vullnetarisht i armëve. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, janë dorëzuar: 14 armë zjarri, 55 granata difensive dhe ofensive, 15 arka me 11.000 fishekë, 20 copë ndezësa granatash, 7 krehëra dhe 625 kapsolla detonatore.

4-Qarku Korçë
Vijon masivisht dorëzimi i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar: 11 armë zjarri, 3970 fishekë, 21 granata dore, 1 ndezës granate. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Korçë, 6 armë zjarri dhe 100 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec 3 armë zjarri, 900 fishekë, 21 granata dore, 1 ndezës granatash. Në Komisariatin e Policisë Devoll, 1 armë zjarri dhe 1000 fishekë. Në Stacionin e Policisë Pustec dhe Shtikë: 1 armë zjarri dhe 1970 copë fishekë.
5- Qarku Tiranë
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Dorëzohen 10 armë zjarri si dhe 750 fishekë.

6-Qarku Durrës.
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Durrësit janë dorëzuar 8 armë zjarri dhe 1170 municione luftarake, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Durrës 3 armë zjarri, 2 krehëra dhe 900 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Krujë 5 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Shijak 270 fishekë.

7-Qarku Fier.
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjate ditëvë të fundit në Qarkun Fier janë dorëzuar 7 armë zjarri, 670 fishekë, 1 granatë dhe 9 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Fier 3 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Lushnje 1 armë, 640 fishekë, 1 granatë dhe 9 krehëra. Në Komisariatin e Policisë Patos 2 armë zjarri e 30 fishekë. Në Stacionin e Policise Roskovec 1 armë zjarri.

8- Qarku Kukës.
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 7 armë, 617 fishekë, 28 ndezësa dhe 30 granata, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Kukës janë dorëzuar 7 armë, 18 granata, 378 fishekë dhe 16 ndezësa. Në Komisariatin e Policisë Tropojë janë dorëzuar 1 armë, 12 granata, 12 ndezësa dhe 239 fishekë.

9-Qarku Elbasan
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 1420 fishekë dhe dy granata konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gramsh janë dorëzuar 2 armë zjarri, në Komisariatin e Policisë Cërrik, 1 armë zjarri, 2 granata dhe 720 fishekë, në Stacionin e Policisë Prrenjas 1 armë zjarri dhe 700 fishekë.

10-Qarku Berat
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 2 armë zjarri 270 fishekë dhe 2 granata, konkretisht: Në Berat 1 armë zjarri, në Kuçovë 1 armë zjarri, 270 fishekë dhe 2 granata.


11-Qarku Gjirokastër
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.Janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 70 fishekë.

12-Qarku Lezhë
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake .Dorëzohen 2 armë zjarri si dhe 60 fishekë.

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që mbajnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato brenda afatit të amnistisë 30 Prill 2017.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Dervish Hima”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi më datë 04.03.2017, shtetasi Z.Gj, vjeç 49, banues në Tiranë, kallëzon se, në kryqëzimin e rrugës “Themistokli Gërmenji” me një firmë, mjeti tip “Opel”, i larguar nga vendngjarja, është përplasur me biçikletën e një djalit të tij vjeç 7, ku ka patur vetëm dëmtim të biçikletës. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Neni 273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.S, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Benjamin Kruta”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Iveco”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.N e E.S, vjeç 34 e 35, banues në Durrës, pasi, në lagjen nr. 13, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetet tip “Renault” e “Nissan”, janë përplasur duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin F.M, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Luz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen“,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.K, vjeç 39, banues në Fushë-Krujë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.S, vjeç 34, banues në Patos, pasi dyshohet se, në Ballsh, në banesë, ka plagosur me pistoletë ish vjehrrin e vjehrrën shtetasit, E.Xh e L.Xh, vjeç 53 e 52, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 pistoletë tip “Zastava”, kalibër 7.62 mm, 5 gëzhoja, 1 plumb e 1 kapuç. Nenet 79/c, 22 e 278/2 të Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.03.2017, rreth orës 12:00, pas njoftimit të marrë nga Q.N.O.D, se në afërsi të ishullit të Sazanit kishin konstatuar një mjet lundrimi tip Gomone, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Force, dhe Guardia di Finanza kanë shkuar në afërsi të kësaj zone bregdetare ku kanë konstatuar një mjet lundrues gomone të braktisur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë konstatuar një pjesë të lëndës narkotike, ndërsa pjesën tjetër u gjet e hedhur në det, në afërsi të gomones.
Për shkak të detit me dallgë të mëdha gomonia është mbajtur në ruajtje deri mesditën e sotme, ku me ndihmën e mjeteve lundruese të GdF, gomonia është rimorkiuar dhe është transportuar në Radhimë të Vlorës.
Policia Kufitare në bashkëpunim me GdF dhe DVP Vlorë kanë grumbulluar lëndën narkotike të shpërndarë në det, ku pas peshimit rezultoi në total me gjithë lëndën e gjetur në gomone 1 ton e 207 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, të cilat ishin të mbështjella me qese të zeza plastike të ndara në 73 pako të mëdha e të vogla.
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar mjetin lundrues tip Gomone, me dy motorra të markës "YAMAHA" me 350 KW. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me veprimtarinë kriminale kundër trafikimit të narkotikëve.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:- J.G, 51 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij në aksin rrugor të lagjes "Partizani" pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip Ford, mbi të cilin ndodheshin 4 pasagjerë, duke e përdorur mjetin si "Taxi" me destinacion drejt qytetit të Fierit. Shtetasi J.G është konstatuar i pa pajisur me dokumentacionin përkatës dhe në këto kushte i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor me qëllim që të mos ndëshkohej. Policia ka bllokuar mjetin si dhe ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "Punësim i paligjshëm","Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave".

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.D, vjeç 40, banues në fshatin Xhyherinë, pasi dyshohet se, në lagjen “Pavarësi 2”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit S.D e H.H, vjeç 52 e 43, banues në fshatin Peshkëpi e Vlorë, pasi dyshohet se, rreth orës 11:00, në Vllahinë, duke drejtuar mjetet tip “Benz” e “Renault”, janë përplasur, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit shtetasi S.D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Me datë 12.03.2017 rreth orës 20:12, në vendin e quajtur fshati Pjetërshan Malësi e Madhe, një automjet tip Golf ka marrë flakë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe shërbimet Zjarrëfikës MNZ. Automjeti tip Golf në pronësi të shtetasit S.Gj, punonjës policisë i D.R.K.M Shkodër ka qënë i parkuar dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shpërthimi në pjesën e përparme të mjetit.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se shpërthimi është me lëndë plasëse.
Veprimet po kryhen me grup hetimor, në përfundim do të jepet dhe informacion i plotë. Informacion paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 28, banues në Durrës, pasi, në aksin rrugor Bajram Curri-Margegaj, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen e mitur A.H, vjeç 17, e cila ndodhet në spital në Gjakovë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin G.Q, vjeç 25, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 5, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë e punohet për kapjen e shtetasit A.K, vjeç 68 e 40, banues në fshatin Mallkuq, pasi dyshohet se, te “Pylli i Mallkuqit”, për motive pronësie, kanë plagosur rëndë me mjete të forta, shtetasin Gj.K, vjeç 54, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Finalizohet operacioni "VIN :NUMBER".
Proçedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, shpallen në kërkim 5 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "VIN :NUMBER", në kuadër të të cilit, janë:
- Proceduar në gjendje të lirë, tre shtetas: B. D., 58 vjeç, banues në Durrës, E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.
- Shpallur në kërkim, pesë shtetas të tjerë: E. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, I.P., 33 vjeç, me shtetësi Malazeze, F. M., 33 vjeç, banues në Laç, I.R., 49 vjeç, banues në Fier, F.P., 44 vjeç, me shtetësi Italiane.
Shtetasve të lartë përmendur, u është arritur t’iu dokumentohet me prova ligjore, veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike.
Në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1- Mercedes Benz, C Class, i cili rezulton I vjedhur në Rumani.
2- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Suedi.
3- Audi, A4, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
4- Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
5- Volkswagen, Golf V, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
6- BMW, X5, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
7- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
8- Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Greqi.
Këto mjete, të cilat janë të trafikuara nga vendet e BE-së, pasi mjete kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, u janë bërë ndryshimet në numrin e shasisë dhe dokumentacionin përkatës, e më pas regjistrimin në DRSHTRR Tiranë.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Trafikimi i mjeteve motorike", parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 13.03.2017, rreth orës 02:30, në sheshin "Nënë Tereza", në katin e 3 të Universitetit "Politeknik", ka rënë zjarr, ku ka vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Teodor Keko”, ka shkatërruar rrjetën e telit të murit rrethues të banesës së shtetasit A.H, vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.03.2017, gjatë natës në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur motorin tip ”Falkon CPI 125”, në pronësi të shtetasit K.L, vjeç 25, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.P, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases A.P, vjeç 29. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.M., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te një pallat, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Ford”, të shtetasit E.S, më datë 12.03.2017, në autostradën Tiranë-Durrës, te kthesa e Fllakës, u gjet mjeti nga pronari. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.Sh, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases M.R, vjeç 27, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, gjatë natës, në rrugën e “Dajtit” te një pallat, një mjet i larguar nga vendngjarja, ka dëmtuar mjetin tip “Ford”, në pronësi të shtetasit P.T, vjeç 45, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ç, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamed Deliu”, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin A.S., vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për dhunë fizike ndaj shtetasit E.D, më datë 12.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Xh.M, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, rreth orës 00:50, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, përballë një spitali, është plagosur me thikë shtetasi G.Q, 25 vjeç, i cili u dërgua në SQU, në gjendje të rëndë për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për braktisjen e një fëmije, më datë 12.03.2017, nga veprimet e kryera rezulton, se shtetasja I.K, vjeç 37, banuese në Tiranë, nuk e ka braktisur fëmijën, por është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K.H e O.Xh, vjeç 24 e 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në një lokal, në Kamzë me vetëgjyqësi, kanë plagosur lehtë me grusht, shtetasin A.L, vjeç 27. Nenet 277 e  89 të  Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 29, banues në Babrru Kodër, pasi dyshohet se, në Babrru, me vetëgjyqësi për dëmin e shkaktuar në mjetin tip “Fiat”, i ka kërkuar një sasi lekësh shtetasit H.Xh, vjeç 42. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.03.2017, gjatë natës, në rrugën “Aleksandri i Madh”, kanë vjedhur mjetin tip “Ford”, të shtetasit E.B, vjeç 55, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, në fshatin Zhurje, Ndroq, në bahçen e banesës, është gjetur i vdekur shtetasi Xh.Xh, vjeç 76, i cili duke punuar, aksidentalisht është dëmtuar nga një frezë me plug. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 12.03.2017, shtetasja M.L, vjeç 80, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim, se ka 8 ditë që i është larguar nga banesa djali, P.L, vjeç 54, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin K.T, vjeç 50, banues në fshatin Rrakull,  pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në fshatin Synej, duke drejtuar mjetin tip “Kama”, ka përplasur biçiklistin shtetasin Sh.P, vjeç 60, banues në fshatin Rrakull, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Gj, vjeç 18, banues në Kavajë, pasi, në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Yamaha”, si dhe iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë. Nenet 291 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Xh.C, vjeç 25, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 2, gjatë konfliktit që ka patur babai shtetasi D.C, me shtetasin J.Gj, vjeç 63 e 21, banues në Kavajë, me mjetin tip “Benz”, të babait, e ka kanosur dhe i ka goditur mjetin tip “Audi”. Nenet 84 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 12.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.G, vjeç 44, pasi dyshohet se bashkëshorti Sh.G, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.03.2017, shtetasja N.H, vjeç 69, banuese në Durrës, kallëzon se i është larguar nga banesa djali B.C, vjeç 39. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 12.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.K, vjeç 32, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti U.K, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Y.P, vjeç 56, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 1, përpara një lokali, shtetasi P.C, vjeç 49, banues në Durrës, punëtor, po kryente punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 12.03.2017, në Spitalin Rajonal të Krujës ka shkuar për ndihmë mjekësore nga burgu i Zaharisë, shtetasi T.Z. 48 vjeç, banues në Berat, i dënuar me 35 vjet burgim. Shtetasi i mësipërm ka tentuar të varë veten në dhomë, me rripin e mesit. Shtetasi T.Z. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.S, vjeç 62, banues në Marikaj Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi K.D. 60 vjeç, banues në Durrës, i cili pretendon se është kanosur me fjalë me anë të telefonit në lidhje me një aksident të ndodhur më datë 26.01.2017 në fshatin Koxhas, Shijak, nga shtetasi G.S. ku edhe i ka kërkuar dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga aksidenti. Nenet 84 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin D.C, vjeç 49, banues në Pogradec, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur e dhunuar psikologjikisht ish bashkëshorten Dh.Ç, vjeç 50. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, në lagjen “Shënkoll”, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi F.N, vjeç 54, i cili jetonte i vetëm. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.Ç, vjeç 54, banues në fshatin Pashtresh, pasi dyshohet se, në Pashtresh, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin N.Q, vjeç 59. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u ndalua shtetasi K.K dhe punohet për kapjen e shtetasit I.Z, vjeç 31 e 22, banues në Elbasan, pasi, shtetasi M.H, vjeç 18, banues në Elbasan, ka bërë kallëzim se më datë 22.02.2017, në lagjen “5 Maj”, i kanë vjedhur biçikletën, e cila me 5 biçikleta të tjera, që dyshohen të vjedhura, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, në lagjen “Beqir Dardha”, parkuar në rrugë, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volkswagen”. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 12.03.2017, gjatë natës, në fshatin Gostimë, pranë banesës, shtetasit Sh.Ç, vjeç 52, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 12.03.2017, gjatë natës, në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në Bushtricë, kanë tentuar të vjedhin karburant në mjetin tip “Iveko”, me drejtues shtetasin G.H, vjeç 43, banues në Pukë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 12.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 18, kanë vjedhur lekë në zyrën e një ndërmarrje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u dërgua në spital nga familjarët e vdekur, shtetasja V.H, vjeç 45, banuese në Korçë. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.Gj, vjeç 27, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 12.03.2017, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E.T, vjeç 22, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin Y.Z, vjeç 51, banues në fshatin Orman, pasi dyshohet se në Orman, ka filluar të ndërtojë një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin Gj.Sh, vjeç 29, banues në Ersekë, pasi dyshohet se më datë 10.03.2017, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta ish bashkëshorten shtetasen A.Sh, vjeç 20. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.G, vjeç 36, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në fshatin Qereshnik, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin M.A, vjeç 24. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, vjeç 37, banues në Berat, pasi më datë 11.03.2017, gjatë natës, në Poliçan, në dyqanin e shtetasit P.G, vjeç 56, ka vjedhur disa pajisje. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.D, vjeç 17, banues në Berat, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes, shtetases H.H,  vjeç 81, banuese në Berat. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.K, vjeç 59, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen M.H, vjeç 43. Neni 108/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 12.03.2017, në spital, ka vdekur shtetasi Sh.Z, vjeç 40, banues në Fier. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga vetëhelmimi me fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.N, vjeç 46, pasi dyshohet se, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ndaj bashkëshortes shtetases A.H, vjeç 38, e cila është me Urdhër mbrojtje. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 34, banues në Lushnjë, pasi, u kap duke vjedhur dyqanin e shtetasit R.L, vjeç 29. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 orë dore. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.32017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin E.E, vjeç 33, banues në fshatin Kryevidh Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në fshatin Mërtish, Divjakë, për motive të dobëta, ka shkatërruar tendën e lokalit të shtetasit A.Q, vjeç 35, banues në Lushnjë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë  12.03.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’28 Nëntori‘’, shtetasit S.A, vjeç 34, kanë  tentuar ti vjedhin mjetin tip ‘’Fiat’’. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 04.03.2017, që bën fjalë për largimin e shtetases R.S, nga një qendër, më datë 11.03.2017, u kap në lagjen ‘’24 Maji’’ dhe iu dorëzua punonjësve socialë të qendrës.

Më datë 12.03.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.S, vjeç 31, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti M.S, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se, në lagjen ‘’Sinan Ballaci’’, kanë thyer me gurë xhamin e lokalit të shtetasit P.D, vjeç 63. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.B, vjeç 59, banues në fshatin Ciflig, Konispol, pasi dyshohet se më datë 09.03.2017, në Ciflig, për motive pronësie, ka kanosur shtetasin A.Sh, vjeç 48. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi, në fshatin Gjashtë, kanë vjedhur një pajisje elektro-shtëpiake e sende kuzhine, në banesën e shtetasit I.Z, vjeç 61. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më date 12.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.I, vjeç 23, banues në fshatin Gjashtë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.M, vjeç 48, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në lagjen “Dunavat”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht e shkop shtetasin A.L, vjeç 25, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 12.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim P.P, vjeç 22, banues në fshatin Adriatik, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, e ka dënuar 6 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.P, vjeç 22, banues në Laç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.Sh, vjeç 32, banues në Fushë-Mamurras, pasi dyshohet se, në banesë, ju gjetën 27 fishekë pistolete, me kalibër 9 mm, pa leje. Neni 278/4 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin Z.H, vjeç 50, banues në Milot, pasi dyshohet se, pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta shtetasin V.P, vjeç 20, banues në Milot. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 11.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.G, vjeç 23, banues në fshatin Dragoç, pasi, ka bërë njoftim të rremë për pengmarrje dhe ka bërë kallëzim të rremë, se shtetasit I.Q e V.B, vjeç 58 e 28, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Nenet 272 e 305 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi dyshohet se, në fshatin Prekal, para banesës, kanë tentuar të vjedhin mjetin tip “Benz”, të shtetasit M.P, vjeç 53. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi, më datë 11.03.2017, në fshatin Dobraç i Ri, kanë vjedhur dokumente personale e një sasi lekësh, në banesën e shtetasit O.H, vjeç 51. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.S,  vjeç 23, banues në fshatin Rrencë, pasi dyshohet se, në lagjen “Vojo Kushi”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin S.Sh,  vjeç 57, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Pulaj, në vendin e quajtur “Vilu”, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pylli me pisha, ku janë djegur 90 m² me barishte e boçe pishash. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhje energjie elektrike në banesë, më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin në kërkim P.G, vjeç 45, banues në Shkodër. Neni 137 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për arrestimin në flagrancë të shtetasit J.K, më datë 12.03.2017, u ndaluan shtetasit në kërkim A.K e D.K, vjeç 22 e 21, banues në Shkodër. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 84, 278, 279 e 89 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, rreth orës 20:10, në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në vendin e quajtur tek Sahati, në dyqanin e Celularëve të një kompanie ka ndodhur një vjedhje me dhunë.
Një shtetas i pa identifikuar me kapele ne kokë, ka hyrë në këtë dyqan ku ka mbyllur në një ambient shitësen e këtij dyqani, shtetasen A. T 20 vjeçe, banuese në Shkodër.
Më pas ka marrë një sasi Celularësh që ndodheshin në këtë dyqan dhe është larguar me shpejtësi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Nga veprimet paraprake të kryera rezulton se shtetasja që punonte si shitëse nuk ka pësuar dëmtime. Grupi hetimor ka konstatuar se nga dyqani janë vjedhur disa aparate celularë.
Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Informacion paraprak.

Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.F, vjeç 50, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës shtetases L.F, vjeç 77. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.G, vjeç 26, banues në Shkodër, pasi, në lagjen “Perash”, ku banonte e vetme shtetasja L.Gj, vjeç 78, ka hyrë brenda me dhunë dhe pasi e ka njohur e ka goditur me grusht e është larguar, duke mos arritur të vjedhë asgjë. Nenet 139 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 11.03.2017, rreth orës 18.30, në fshatin Mnelë, te mali i lagjes “Rrolle”, ka rënë zjarr në pyll me shkurre, ku janë djegur 2 hektar sipërfaqe. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 12.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 2, kanë vjedhur, produkte ushqimore në dyqanin e shtetasit D.S, vjeç 26, banues në Kukës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, shtetasi B.D, administrator i një banke të nivelit të dytë, njofton se bie sinjali i alarmit dhe dyshohet se kasaforta ka goditje nga poshtë. Pasi është kontrolluar brenda në bankë rezulton se kasaforta dhe ambientet e tjera ishin në rregull, pa probleme. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin R.K, vjeç 59, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në fshatin Babinë, ka prerë disa drurë frutorë. Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin M.D, vjeç 22, banues në fshatin Burgajet, pasi dyshohet se, në Burgajet, për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasin A.D, vjeç 21. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.T, vjeç 56, pasi dyshohet se djali R.D, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN
Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lëndë narkotike drejt Italisë.
Sekuestrohen 3.2 kg Cannabis Sattiva.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin Detar Durrës, në bashkëpunim me Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.
Arrestohen në flagrancë shtetasit: G.J 37 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i mjetit dhe K.H 32 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Më datë 12.03.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip Scania me drejtues shtetasin G.J dhe pasagjer shtetasin K.H, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner.
Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh. Lënda narkotike ishte e futur poshtë sediljes së shoferit ku pas peshimit rezultoi në total 3.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi I lëndëve narkotike" në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Policia Kufitare godet një tjetër rast të "Trafikimit të lëndëve narkotike".
Sekuestrohen 2 KG e 248 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.
Arrestohet në flagrancë transportuesi i saj.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës në vijim të punës për goditjen e rasteve kundër trafikimit të lëndëve narkotike, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
O.D, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 12.03.2017, ky shtetas u paraqit në hyrje të Republikës së Shqipërisë me automjetin tip "Land Rover". Nga shërbimet e Policisë Kufitare, ky mjet u përzgjodh për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Nga kontrolli i ushtruar konkretisht në pjesën e shasisë së mjetit, në një vend të modifikuar u konstatua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
2 KG e 248 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.
Shtetasi i mësipërm po udhëtonte me këtë mjet nga Turqia, në drejtim të Shqipërisë.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 12.03.2017, në SPKM Morinë, u kap shtetasi në kërkim Xh.M, vjeç 29, banues në Milot, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 65 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 15 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 11 persona për narkotikët, trafiqet e paligjshme dhe krimin ekonomik e financiar.

21 persona në flagrancë për vjedhje, dhunë në familje, kallëzim i rremë dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
4 persona për krime ndaj jetës
3 persona për mitëdhënie.
Janë kapur 12 persona në kërkim.

Janë sekuestruar rreth 1 ton e 642 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë dhe 27 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 115 persona.

Gjatë 48-orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht :
Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Justice Delayed".
Është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për "Shfrytëzim Prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve".
Nga Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Krasta".
Janë sekuestruar 166 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.
Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Levani”.
Janë sekuestruar 42.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Është arrestuar në flagrancë poseduesi.
Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "VIN :NUMBER".
Janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Është arritur t’iu dokumentohet me prova ligjore, veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike.
Nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...