Vlorë. Goditet një rast i mitdhënies.

Vlorë. Goditet një rast i mitdhënies. 13mitdhenie

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:

- J.G, 51 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në aksin rrugor të lagjes "Partizani" pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip Ford, mbi të cilin ndodheshin 4 pasagjerë, duke e përdorur mjetin si "Taxi" me destinacion drejt qytetit të Fierit.

Shtetasi J.G është konstatuar i pa pajisur me dokumentacionin përkatës dhe në këto kushte i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor me qëllim që të mos ndëshkohej.

Policia ka bllokuar mjetin si dhe ka bërë arrestimin e tij në flagrancë për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "Punësim i paligjshëm","Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave".

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...